5 Qershor 2022, 12:04
Nga DOSJA
Kakavije
KAKAVIJË- Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Kakavijë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ai u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas shqiptarë, me qëllim që të kalonin kufirin për në Greqi, në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.
NJOFTIMI I POLICISË:
U kap në flagrancë, në afërsi të PKK Kakavije, duke transportuar 2 shtetas, që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kanë bërë arrestimin e shtetasit H. A., 54 vjeç, banues në Mallakastër. Ky shtetas u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas shqiptarë, me qëllim që të kalonin kufirin për në Greqi, në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Aktualitet
5 Qershor 2022, 11:07
Polici
SHKODËR- Këto janë pamjet e publikuara nga policia e shtetit në Facebook, në kuadër të operacionit “S...
Aktualitet
5 Qershor 2022, 10:41
Ushtaraku dhe Bajram Begaj
GREQI- Presidenti i ri i Shqipërisë ka bërë jehonë në mediat jashtë vendit. Votimi në Ku...
Aktualitet
5 Qershor 2022, 10:41
Policia
ELBASAN- Një 20-vjeçar është ndaluar nga policia në Elbasan. I riu me inicialet E.Q mbante veshur uniformën e polic...
Aktualitet
5 Qershor 2022, 10:36
Naim Bajri
SHKODËR- Kanë kaluar 3 ditë nga vrasja e Naim Bajrit e ende nuk ka një person të arrestuar në lidhje me ngjarjen. ...
Aktualitet
5 Qershor 2022, 10:13
Shtepi bari
SHKODËR- Një ambient i përshtatur për kultivim lënde narkotike është zbuluar në Shkodër.&n...
Aktualitet
5 Qershor 2022, 10:10
Policia shkoder
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e grabitjes së bankës në Koplik. Në pranga kanë pë...
Aktualitet
5 Qershor 2022, 09:53
Policia
TIRANË- Policia ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 493 persona, ng...
Aktualitet
5 Qershor 2022, 09:47
ITALI- Sali Kola dhe Rifat Xhihani, u arrestuan ditën e djeshme në Itali për zotërim droge. Të arrestuarit janë 20 dhe 24 v...
Aktualitet
5 Qershor 2022, 09:27
Grabitja e bankes
SHKODËR- Klevis dhe Bekim Gurraj janë dy vëllezërit e arrestuar, si autorë të dyshuar për grabitjes e ...
Aktualitet
5 Qershor 2022, 09:17
Rruga ne Fier
TIRANË- Sot është dita pa makina. Qytetet në të gjithë vendin kanë kufizuar qarkullimin e automjeteve...