Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij u gjetën paisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro
KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 53-vjeçar në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. 53-vjeçari banues në Greqi, u arrestua nga forcat blu pasi u kap në flagrancë duke transportuar mall të kontrabanduar nga Greqia. Gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij u gjetën paisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro. Këto paisje 53-vjeçari dyshohet se i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.
Policia ka nisur procedimin penal edhe mbi doganierin e PKK Kapshticë, pasi nuk ka kryer veprimet për zhdoganimin e këtyre mallrave. Mbi doganierin 64-vjeçar ka nisur procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Policia ka sekuestruar mjetet e gjetura dhe automjetin dhe ka shoqëruar 53-vjeçarin drejt ambienteve të komisariatit. Mbi 53-vjeçarin, rëndon akuza për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Njoftimi i policisë
U kap në flagrancë në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, arrestohet 53-vjeçari. Procedohet penalisht 1 doganier i PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara, me vlerë rreth 2000 euro dhe automjeti. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave. Në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin N. J.
Gjatë kontrollit në automjet, ata kanë gjetur pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit. Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi N. J., 53 vjeç banues në Greqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera", u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin N. B., 64 vjeç, doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet për zhdoganimin e këtyre mallrave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANA- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka inspektuar nga...
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Policia e Fushë-Krujës ka goditur një rast abuzimi me tregtimin e preparateve bujqësore, du...
ministria e arsimit TIRANË- Herida Duro është emëruar zëvendësministrja e re e Arsimit. Siç raportohet, Duro ka mbajt...
foto ilustruese KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një e mitur d...
Monopol TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë në tregun imobilar, p...
foto ilustruese KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka përdhunuar...
Daniel Pepa DURRËS- personi që shihni në foto është Daniel Pepa, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Palu&...
UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimit të 10 inkubatorëve në disa maternitete të Shqipërisë. ...
foto ilustruese ITALI- Gazeta italiane, IL MATTINO i ka kushtuar një artikull vendit tonë, ku tregon sesi Shqipëria u kthy në...
droga e sekuestruar ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italaine, pasi akuzohet posedimi të lëndëve narkotik...