LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po vijmë për Krishtlindje”/ Postera me flamurin e Serbisë në Kosovë, reagon policia!

Shfaqja në veri e postareve të tillë apo grafiteve me mesazhe që bëjnë thirrje për kthimin e Ushtrisë Serbe në Kosovë ose thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës, nuk është gjë e re.

19 Nëntor 2024, 15:52 Nga E. D
“Po vijmë për Krishtlindje”/ Postera me flamurin e
foto ilustruese

KOSOVË- Në katër komunat e veriut të Kosovës të martën janë shfaqur postera me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mesazhin "Po vijmë për Krishtlindje". Policia e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se, pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që rasti të mos hetohet, pasi "nuk ka rast". Krishtlindja ortodokse festohet më 7 janar.

Shfaqja në veri e postareve të tillë apo grafiteve me mesazhe që bëjnë thirrje për kthimin e Ushtrisë Serbe në Kosovë ose thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës, nuk është gjë e re. Policia deri më tani i ka hetuar këto raste, por publiku nuk është njoftuar nëse dihet kush qëndron pas tyre. Në fillim të qershorit u shfaq një pamflet me portretin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me mesazhin: "Komandant suprem, po të presim".

Më herët, në shkurt, persona të panjohur lanë fletëpalosje në ndërtesat e Mitrovicës së Veriut me thirrje për rezistencë, të cilave u paraprinë edhe mbishkrimet grafiti si, "Kur ushtria të kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton". Qeveria e Kosovës i shpalli "Brigada e Veriut", dhe "Mbrojtjen Civile", organizata terroriste në fund të qershorit 2023, për shkak të bindjes se pjesëtarët e saj morën pjesë në sulme të ndryshme ndaj Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, dhjetë ditë para sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023, në Mitrovicën e Veriut u shfaq një grafit me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe mbishkrimin "Kur ushtria të kthehet në Kosovë". Në atë sulm në veriun e Kosovës mori pjesë një grup i armatosur serbësh, ku u vra një polic kosovar. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, një ish-politikan nga Kosova, i cili ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Përndryshe, Brigada e Veriut ka filluar të shkruajë grafitet me mesazhe si "Mos u shqetësoni, jemi këtu, po presim" dhe të ngjashme që nga nëntori 2022, kur pjesëtarët e komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, me iniciativën e Listës Serbe. Veriu i Kosovës gjatë dy vjetëve të fundit është përfshirë nga tensione të larta për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për ta shtrirë autoritetin në atë pjesën e vendit të banuar me shumicë serbe.

Disa nga masat e ndërmarra në këtë drejtim janë: mbyllja e institucioneve të Serbisë në Kosovë, heqja e dinarit serb dhe ndalimi i targave serbe për qytetet në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare i ka kritikuar disa nga këto veprime të qeverisë së Kosovës, duke argumentuar se hapat “të pakoordinuar dhe të njëanshëm” mund të rrisin tensionet në terren./REL

policia e kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj