LIVE UPDATES
Aktualitet

Policët parkojnë mjetet private kudo duke shkelur rregullat, shmangin gjobat me simbolet e Policisë

Mbrapa Komisariatit Nr. 4 në Tiranë sinjalistika tregon se  është një rrugë me dy kalime dhe është e ndaluar pushimi i mjetit apo edhe parkimi. Ndërkohë që është plot me mjete private të punonjësve të policisë, të cilët për mos u gjobitur përdorin stema, tabela të policisë.

17 Korrik 2024, 21:15 Nga M.B
Policët parkojnë mjetet private kudo duke shkelur rregullat, shmangin
Makina e policit

TIRANA- Policët parkojnë automjetet private  kudo që të mundin edhe pse shkelin rregullat. Ata përdorin stema, tabela, kapele, simbole të policisë së shtetit madje edhe numrat e telefonit që nisin me 41, vetëm e vetëm për të shmangur gjobat. Emisioni Fiks Fare në Top Channel bëri një vëzhgim nëpër rrugë të Tiranës kryesisht pranë komisariateve, rrugëve përreth tyre, si dhe parkingjeve të rezervuar për resident.

Mbrapa Komisariatit Nr. 4 në Tiranë sinjalistika tregon se  është një rrugë me dy kalime dhe është e ndaluar pushimi i mjetit apo edhe parkimi. Ndërkohë që është plot me mjete private të punonjësve të policisë, të cilët për mos u gjobitur përdorin stema, tabela të policisë. Nuk mungojnë dhe rastet që kanë vendosur numrin e telefonit në xham,  numra telefoni që përdoren nga polica e shtetit pasi janë me 41 ,për të treguar se janë punonjës policie.

Mjeti me targë AB704FA pikërisht në xhamin e parë ka vendosur stemën e policisë, pas tij është një tjetër mjet me targë AB232LP, i cili krahas tabelës së policisë ka vendosur një fletë gjobe fiktive, si për të treguar se është gjobitur. Në të gjithë rrugën ku ndalohet parkimi vërehen makina private të policisë siç është edhe një mjet me targë AB557MZ  dhe tjetri me targë AB898FC i cili ka vendosur pikërisht një simbol të policisë. Në të gjithë gjatësinë e rrugës janë makinat personale të punonjësve të policisë të parkuara në mënyrë të gabuar në kundërshtim me rregullat dhe të gjitha kanë emërues të përbashkët një simbol të Policisë së Shtetit  për të shmangur gjobat, ndryshe nga qytetarët e tjerë.

Dhe qëllimi është arritur pasi asnjë nga këto automjete nuk është gjobitur as nga policia bashkiake dhe as nga policia rrugore edhe pse janë kokë e këmbë në kundërshtim me sinjalistikën e vendosur. Shkelja shkon edhe duke parkuar në vijat e bardha të këmbësoreve, duke e bllokuar komplet kalimin e këmbësoreve. Madje makinës që është parkuar në këtë mënyrë nuk ka as targën e përparme, por ka simbolet e policisë.

E njëjta situatë është edhe në rrugicën ku tabela shënon se parkimi është vetëm për rezidentët. Sheh makina të parkuara që nuk mbajnë stemën e rezidentit, por atë të policisë së shtetit. E njëjta situatë është edhe në rrugën kryesore para komisariatit edhe pse tabela thotë ” Ndalim parkimi”.

Por përveçse parkohen mjetet e punonjësve të policisë, kamera e Fiksit kapi edhe një automjet me targa të huaja që kishte tabelën shitet, por me stemën e policisë për mos u gjobitur. Vëzhgimi i Fiksit shtrihet edhe pranë Komisariatit Nr. 2 në Tiranë , situata është e njëjtë në çdo rrugë, rrugicë madje edhe mbi trotuare përreth këtij komisariati. Konstatohen mjete private të punonjësve të policisë, të cilët parkojnë kudo dhe në çdo mjet vërehen simbole të policisë.

Edhe pranë Komisariatit Nr.1 , shihen mjete private të punonjësve të policisë të parkuara kudo kundra tabelë. Madje këtu kamera e Fiksit kap një automjet  me targë AA477OD që ka parkuar  në vendin e rezervuar për invalid duke përdorur tabelën e policisë. Situatë mjaft kaotike Fiks Fare konstatoi edhe pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, përgjatë Bulevardin “Bajram Curri” dhe nëpër rrugicat e lagjes përreth,ku tabelat vertikale tregojnë qartë: Ndalim parkimi, rrugë kalimi e dedikuar për autobusë, por e gjithë korsia është e zënë nga mjete private të punonjësve të policisë.

Pas vëzhgimit Fiksi kontaktoi me policinë rrugore, ku pranë grupit të xhirimit të Fiks Fare erdhi një patrullë. Së bashku me inspektorët u bë verifikimi i mjeteve të punonjësve të policisë të cilët kishin parkuar në kundërshtim me rregullat e kodit rrugor. Drejt tyre u morë masë administrative gjobë 3.000 lekë. Dy automjete u konstatuan me targa të huaja po të punonjësve të policisë, ku inspektorët njoftuan policinë bashkiake të cilët vendosën bllokues gome. U hoqën edhe targat e këtyre dy mjeteve  dhe u morë edhe masë administrative. Njëri prej inspektorëve pohoi për Fiksin se parkimet e këtyre mjeteve në vend të palejuar bëhen shkak edhe për rëndimin e trafikut. Ligji është i barabartë për të gjithë, prandaj për të gjithë shkelësit e tij pavarësisht detyrës që kanë  duhet të penalizohen.

policia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj