LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia bën bilancin e një jave: 154 arrestime, finalizohen 32 operacione, kapen 8 armë zjarri

Po ashtu thuhet se nga megaoperacioni “Knock Down” janë arrestuar 54 persona në Korçë dhe janë shpallur në kërkim 16 persona.

30 Tetor 2022, 09:14 Nga I.A
Policia bën bilancin e një jave: 154 arrestime, finalizohen 32
Policia

TIRANË- Policia ka bërë bilancin e një jave pune në vend. Me anë të një njoftimi thuhet se gjatë kësaj jave janë arrestuar 154 persona, janë finalizuar 32 operacioni policore si dhe një mega operacion. Po ashtu thuhet se nga megaoperacioni “Knock Down” janë arrestuar 54 persona në Korçë dhe janë shpallur në kërkim 16 persona. Gjithashtu në këtë një javë, policia ka pezulluar 631 leje drejtimi për shkelje të rregullave të qarekullimit.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit, në një javë! Angazhim në terren, 24/7, i strukturave të Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmëritë në cilëndo formë të shfaqjes së tyre. Punë hetimore dhe operative-gjurmuese, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, operacione dhe megaoperacione për goditjen e krimit dhe krimit të organizuar. Gjatë kësaj jave, janë proceduar penalisht në total, 441 shtetas, nga këta: 154 janë arrestuar, 263 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 24 janë shpallur në kërkim. Janë lokalizuar dhe kapur 27 persona në kërkim, nga të cilët 26 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale. Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, 7 mjete prerëse (thika), 1 dorezë dhe 1 shkop (si ata të Policisë).  Gjatë kësaj jave janë finalizuar 32 operacione policore dhe 1 megaoperacion, për goditjen e paligjshmërive në fusha të ndryshme.

54 shtetas të arrestuar, 16 shtetas të shpallur në kërkim dhe 127 shtetas nën hetim, si rezultat i 2 fazave të megaoperacionit antidrogë “Knock Doën”, të zhvilluar nga DVP Korçë. Kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme, të sekuestruara gjatë 2 fazave të këtij megaoperacioni. 1 ton e 162 kg lëndë plasëse, 3815 kapsolla elektrike, të sekuestruara dhe 6 shtetas të vënë në pranga, si rezultat i finalizimit të operacionit “Toka e artë”, nga DVP Dibër. Operacioni goditi përdorimin e tregtimin e kundërligjshëm të lëndëve plasëse dhe informalitetin. Ka vijuar megaoperacioni “Kuito”. Policia e Vorës vuri në pranga një 46-vjeçar, i cili lëvizte me dokumente të falsifikuara, me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi ishte i kërkuar si pjesëtar i një grupi kriminal që dyshohet se do të trafikonte drejt vendit tonë, 137 kg kokainë, në vitin 2019.

Gjatë operacionit “Neutralizimi”, në Vaun e Dejës, u neutralizua dhe u vu në pranga, një 49-vjeçar me rekorde të theksuara kriminale, për krime ndaj personit dhe armëmbajtje pa leje, i cili hapi zjarr ndaj shërbimeve të Forcës Speciale RENEA. Në kuadër të operacionit “Lokalizimi”, në Pogradec, u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar. Në fushën e narkotikëve janë finalizuar një sërë operacionesh, si rezultat i të cilave janë goditur 23 raste në të gjithë vendin. Janë sekuestruar sasi të drogave të llojeve të ndryshme, si dhe 38 automjete, 7 peshore elektonike, 49 celularë dhe shuma parash. Në fushën e krimit ekonomik dhe financiar në të gjithë vendin, janë goditur 42 raste, nga këto 6 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme, në Vlorë, Tiranë dhe Korçë.

Gjatë 2 fazave të operacionit “Fasada”, në Elbasan, janë konfiskuar pasuri me vlerë 3 000 000 euro, që burojnë nga veprimtari kriminale, si dhe është vendosur sekuestro preventive për pasuri të tjera, me vlerë 400 000 euro. Nga DVP Tiranë janë zhvilluar 8 operacione për evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Si rezultat i operacioneve, janë vënë 9 shtetas në pranga dhe janë sekuestruar 9 aparate celulare. Janë finalizuar 8 operacione policore, në Gjirokastër, Korçë dhe Fier, për goditjen e transportimit kundrejt fitimit, të emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. 9 shtetas janë vënë në pranga për këtë veprimtari kriminale. Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, janë evidentuar dhe goditur 23 raste të krimeve mjedisore dhe janë trajtuar ligjërisht 32 raste të dhunës në familje.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 631 leje drejtimi, nga të cilat: 498 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 91 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 42 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Përmes përdorimit të alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta: 25 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 19 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 7 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike. Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor. Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 13 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe 2 shtetas për “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”. Policia e Shtetit do të intensifikojë operacionet dhe megaoperacionet në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për evidentimin e goditjen e paligjshmërive në tërësi. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para