Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vezaj në postimin e tij shton se e vërteta është ndryshe. Ai shkruan se 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me "jetski" nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend.
KSAMIL- Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj për mes një postimi në llogarinë e tij bë "Facebook" ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e nje 38-vjeçari në Ksamil. Policia në njoftimin në lidhje me ngjarjen raportoi se viktima ka humbur jetë pasi ka pësuar arrest kardiak gjatë lundrimin me kanoe. Në lidhje me këto raportime Vezaj nga publikuar një version tjetër duke u shprehur se policia po fsheh vrasjen e pushuesit nga një "JetSku".
Sipas tij drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, gjë e cila ndodhi edhe sot. Ai shtoi se policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte kaluar "atak kardiak".
Vezaj në postimin e tij shton se e vërteta është ndryshe. Ai shkruan se 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me "jetski" nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend. Më tej ai shton se falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për "atak kardiak" të viktimës nga “JetSki”. Në postim gazetari ka theksuar se autori I. Doda ka njohje me pushtetarët.
Postimi i plotë:
Policia që s'duam, fsheh vrasjen e pushuesit nga “JetSki”. Jemi mësuar tashmë që policia fsheh me dashje ngjarje të caktuara ose tenton t'i fshehë ato, duke ndjekur modelin e gënjeshtrës publike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ngjarjen në Elbasan! Kjo "sëmundje" nuk po ndryshon fatkeqësisht edhe sot, edhe me ndryshimin e papritur të ministrit të brendshëm (edhe ky nën hetim nga SPAK, por kjo është një çështje tjetër).
Drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, por edhe pse provohet që po gënjenin, askush nuk mban përgjegjësi! Edhe sot ndodhi e njëjta gjë: policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte "atak kardiak"!
"Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë në "Gjirin e Barxhos", në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak." - njoftimi i policisë!
Por e vërteta është ndryshe. 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me "jetski" nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend! Por, falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion (pasi autori I. Doda ka njohje me pushtetarët) dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për "atak kardiak" të viktimës nga “JetSki”!
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin, fshehjen e të vërtetës dhe ngjarjen që ndodhi? Përsëri do të harrohet pas tre ditësh, pasi gjykata e reformës së re me ndërmjetësimin e "miqve" në pushtet të autorit do t'i lehtësojë akuzën duke ia faturuar fajin viktimës, si gjithmonë!
Aksidenti LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan. Mësohet se një a...
Zjarr TIRANË-Ministria e Mbrojtjes ka dalë ditën e sotme me një njoftim të ri në lidhje me situatën e zjarreve në v...
foto ilustruese KOSOVË- Arben Lamçe, i shpallur në kërkim për operacionin "Plumbi i Artë 2" është arrestuar n&eum...
SARANDË- Një 38-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në Ksamil. Mësohet se viktima kishte dalë për&n...
Foto ilustruese GREQI- Një shqiptar është shpallu në kërkim nga autoritetet greke. Mësohet se shqiptarinë orët e m&...
pamje nga ngjarja KSAMIL- 39 mjete lundruese janë bllokuar gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman. Përkatësisht janë...
foto ilustruese DIMAL- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 11:30, në fshatin e Dimalit. Një automjet tip Volk...
foto ilustruese HIMARË- Një tjetër incident është shënuar në një nga qendrat e votimit në Himarë. Një...
zjarri DIMAL- Një vatër zjarri është riaktivizuar sërish në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal.Zjarri ë...
foto ilustruese SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Velipojë-Rrjoll”. Mësohet se 72-...