Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përkatësisht janë bllokuar 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
KSAMIL- 39 mjete lundruese janë bllokuar gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman. Përkatësisht janë bllokuar 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
Mësohet se 16 prej mjeteve lundruese janë bllokuar për shkak se lundruan brenda perimetrit të sigurisë. Bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar secili me nga 100,000 lekë.
Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Ndërkohë mësohet se gjatë javës janë ndihmuar e shpëtuar disa turistë nga Ksamili në Koman.
Njoftimi i Policisë:
“SIGURIA DETARE”
39 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 39 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.
22 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
8 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
6 varka metalike janë bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.
16 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.
Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Drejtuesit e 6 mjeteve të tjera lundruese, (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.
Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 11 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.
Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.
foto ilustruese DIMAL- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 11:30, në fshatin e Dimalit. Një automjet tip Volk...
foto ilustruese HIMARË- Një tjetër incident është shënuar në një nga qendrat e votimit në Himarë. Një...
zjarri DIMAL- Një vatër zjarri është riaktivizuar sërish në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal.Zjarri ë...
foto ilustruese SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Velipojë-Rrjoll”. Mësohet se 72-...
Foto Ilustruese TROPOJË- Drejtuesi teknik i një ndërtimi është ndaluar në Tropojë ditën e sotme, pasi një...
foto ilustruese BERAT- Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në Malin Partizan të Beratit. Mësohet s...
pamje nga ngjarja MIRDITË- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mirditë. Mësohet se Vladimir ...
foto ilustruese DURRËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Viola Bodlli 29 vjeç dhe Ag...
foto ilustruese BORSH- Një 42-vjeçar është gjetur i mbytur në Borsh ditën e sotme. Mësohet se D.E 42 vjeç,...
Godina HIMARË- Faqja satirike 'Disdentët' kanë publikuar një video nga qendra e votimit në Vranishtë të Himarë...