LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ Kultivonte kanabis në fshat, arrestohet 31-vjeçari në Mirditë, i gjendet 4 kg drogë në banesë

Në banesën e Nikollit u gjetën dhe sekuestruan 4 kilogramë lëndë narkotike kanabis të paketuara gati për shitje, jelek antiplumb, fenelina dhe një armë gjahu.

4 Gusht 2024, 11:50 Nga S.B
EMRI/ Kultivonte kanabis në fshat, arrestohet 31-vjeçari në
pamje nga ngjarja

MIRDITË- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mirditë. Mësohet se Vladimir Nikolli, u kap teksa kujdesej për bimët narkotike në fshatin Kujt.

Në banesën e Nikollit u gjetën dhe sekuestruan 4 kilogramë lëndë narkotike kanabis të paketuara gati për shitje, jelek antiplumb, fenelina dhe një armë gjahu. Për pasojë u proceduan F. Gj 48 vjeç kryeplak i fshatit Fan dhe Sh. M 57 vjeç specialist i pyjores për shpërdorim detyre.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në një hapësirë pyjore të fshatit Kujt, në Fan, Mirditë, vihet në pranga nga Policia 31-vjeçari.

Gjatë operacionit, Policia sekuestron në banesën e 31-vjeçarit rreth 4 kilogramë lëndë narkotike kanabis të paketuara gati për shitje, jelek antiplumb, fenelina dhe një armë gjahu.

Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjores për shpërdorim detyre.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara edhe në inteligjencën policore.

Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shtuara, të mbështetura dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Lezhë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Fani”.

Si rezultat i këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

- Vladimir Nikolli 31 vjeç, banues në fshatin Kujt, Njësia Administrative Fan, Mirditë, i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ky shtetas dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit të tij, në një parcelë kishte kultivuar dhjetëra bimë të dyshuara cannabis sativa.

Gjatë operacionit, ky shtetas u kap në flagrancë në parcelë duke u kujdesur për bimët narkotike në orët e mbrëmjes.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa të cilën ky shtetas e kishte përftuar nga parcela që kishte kultivuar, një armë gjahu, simbole pamore dhe jelek antiplumb si ato të policisë.

Në vijim të operacionit, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit F. Gj., 48 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Fan dhe Sh. M., 57 vjeç, me detyrë specialist i pyjores. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale në zonën që mbulojnë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

mirdite kanabis

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje