Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë Njazi Sula, Mirlind Sula, Klivan Pepkolaj, Klajdi Jaku, Aurel Toshi, Andi Hajdarkolaj dhe Eljos Toshi. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata postonin video në rrjetet sociale si TikTok duke qitur me armë.
DURRËS- Gjashtë përsona janë vënë në pranga ditën e sotmë. Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë Njazi Sula, Mirlind Sula, Klivan Pepkolaj, Klajdi Jaku, Aurel Toshi, Andi Hajdarkolaj dhe Eljos Toshi. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata postonin video në rrjetet sociale si TikTok duke qitur me armë.
Më tej në njoftim bëhet me dije se në pranga është vënë edhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi në banesë iu gjet një pushkë. Nga ky operacion janë sekuestruar 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qitësit”. Mbanin armë zjarri (kallashnikov) pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës, me qëllim postimin e videove në TikTok, vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet penalisht 1 i mitur. Në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi në banesë iu gjet një tjetër armë zjarri (pushkë). Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në inteligjencën policore, si dhe pas monitorimit të vazhdueshëm të rrjeteve sociale, ku disa të rinj postonin video në të cilat shfaqeshin duke kryer qitje me armë zjarri, gjatë natës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qitësit”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: •Nj. S., 56 vjeç dhe M. S., 19 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit "; •K. P., 19 vjeç, K. J., 20 vjeç, A. T., 18 vjeç, A. H., 19 vjeç dhe E. T., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Gjithashtu, në vijim të operacionit, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
7 të rinjtë e arrestuar/proceduar u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në rrjetin social “TikTok”.
Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Nj. S. dhe M. S., ku u kap 56-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
TIRANË-Më datë 24.03.2021 rezulton se znj.Irena Gjoka është zgjedhur si Zëvendëskryetare e Gjykatës së Posa&ccedi...
Foto ilustruese MILOT- Një zjarr është regjistruar në në fshatin Shkopet në afërsi të Hidrocentralit në Milot....
Foto ilustruese TIRANË-Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Al...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 36-vjeçar dhe një 47-vjeçar janë proceduar në gjendje të lirë në Elbasan pasi...
SPAK TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur në GJKKO dosjen në ngarkim të gjyqtarit Ilir Pashaj. Ai akuzohet se p...
POGRADEC-Një konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes vëllezërve në një banesë në Pogradec. Policia njoft...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKODRA- Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë një shtëpie private në Shkodër. Më...
Foto nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë një shtëpie private në Shkodër. Më...
Foto ilustruese TIRANË- Cikli i rritjes së normave të interesit ka përmirësuar kthimet e fondeve të pensionit gjatë viti...
Foto ilustruese TIRANË- Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të...