Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se Dritan Stroka Agim Osmani, kanë dhënë legalizime dhe bënin favore të ndryshme në këmbim të votave për Partinë Socialiste.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar ish-drejtorin e AKSH-it Tiranë si dhe kryebashklakun e fshatit Sauk për korrupsion në zgjedhje. Mësohet se Dritan Stroka Agim Osmani, kanë dhënë legalizime dhe bënin favore të ndryshme në këmbim të votave për Partinë Socialiste.
Stroka është dënuar me 2 vite burgim dhe do ta vuaj atë në një burg të sigurisë së zakonishme. Ndërsa Osmani u dënua me të njëjtën masë, por pas masës së kryer në paraburgim i është konvertuar pjesa tjetër në 24 muaj dënim me kusht.
Vendimi i GJKKO-së:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka dhe Agim Osma, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328 dhe 25 të Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 76, datë 26.11.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Stoka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Dritan Stoka dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Dritan Stoka me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.
Vuajta e dënimit për të pandehurin Dritan Stoka të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme
Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (përpara ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Osma për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Agim Osma dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Agim Osma me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite burgim.
Në zbatim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin Agim Osma në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij.
Në zbatim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri Agim Osma që të mos shoqërohet me persona të dënuar.
Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e caktuar me vendimin nr. 47, dt. 28.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit”.
perroi GJIROKASTËR- Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme të mëdha në vend. Rreth 20 familje n...
foto ilustruese TIRANË- Përkeqësimi i kushteve të motit ka rikthyer përmbytjet në pjesën më të madhe të ...
bonoret MIRDITË- Dhjetëra banorë dhe aktivistë janë mbledhur, duke protestuar para Gjykatës së Lezhës në ...
foto ilustruese KOSOVË-Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një organizatë pa strukturë të mirëfillt&...
Siegfried Ranucci ITALI- Gazeta italiane, Lacapitalenews i ka kushtuar një artikull sërish atentatit ndaj gazetarit italian, Sigfrido Ranucci. Si...
Foto ilustruese TIRANA- SPAK ka publikuar detaje të reja mbi vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodë...
DURRËS- Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur me t...
Foto ilustruse SHKODËR- Policia ka arrestuar një 40-vjeçar në qytetin e Shkodrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi mbante...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dë...
Foto ilustruese DURRËS- Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zonës së zemrës gjatë nj&...