LIVE UPDATES
Aktualitet

Prishet “çimentoja elektorale”, Bashkia e Klosit e dërgoi në një fshat si premtim për bërjen e rrugës!

Gazetarët dhe banorët kalojnë me shumë vështirësi në atë rrugë. Ndërkohë që rruga vështirësohet akoma në afërsi të lagjes. Grupi i Fiks Fare përballet me baltën dhe gjithçka tjetër. Aq sa në një moment, gazetari rrëshqet dhe përveç baltës, dëmton edhe mikrofonin.

16 Janar 2024, 22:22 Nga I.A
Prishet “çimentoja elektorale”, Bashkia e Klosit e
Klos

KLOS- Banorët e një lagjeje në fshatin Rripë në Klos u ankuan në redaksinë e Fiks Fare për mungesën e një rruge. Sipas tyre, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e Klosit dërgoi në atë fshat 80 kuintalë me çimento, që do të përdorej për rregullimin e rrugës. Por, pas zgjedhjeve, mjetet dhe punonjësit e bashkisë nuk ndërhynë. Rruga është e amortizuar, nuk është vënë dorë asnjëherë.

Gjithë baltë dhe shumë e ngushtë. Të moshuarit, fëmijët, njëri prej të cilëve 6 vjeç nuk flet dhe ecën, kalojnë në atë rrugë për në shkollë, spital apo për fizioterapi. Kryetarja e Bashkisë së Klosit, Valbona Kola, pranon në bisedë me banorët se çimentoja është dërguar nga bashkia. Ndërkohë, e pyetur nga Fiksi e mohon, duke pohuar se është ulur në karrigen e kryetarit në qershor 2023.

Pas ankesës, grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Rripë, në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, pas një informacioni se një lagjeje e këtij fshati s’ka rrugë. Një banor thotë se para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, Bashkia e Klosit dërgoi në atë lagje 80 tonë me çimento, si “premtim” për bërjen e asaj rruge. “Çimenton e kanë sjellë në maj 2023. Ajo do përdorej për rrugën, por tani ka ngelur në qiell të hapur. Për këtë kujdesej vëllai im, por ai iku në Greqi dhe tashmë kanë ngelur në mëshirë të fatit” tregon banori.

Bashkë me banorët, grupi i Fiks Fare përshkojnë rrugën që duhej të shtrohej. Ajo ishte gjithë baltë. Madje, në një pjesë një banor ka vendosur tabelën “pronë private, kaloni 30 m djathtas”. Rruga që orienton banori është akoma më e ngushtë, malore dhe dishezë. Tepër e vështirë për të kaluar.

Gazetarët dhe banorët kalojnë me shumë vështirësi në atë rrugë. Ndërkohë që rruga vështirësohet akoma në afërsi të lagjes. Grupi i Fiks Fare përballet me baltën dhe gjithçka tjetër. Aq sa në një moment, gazetari rrëshqet dhe përveç baltës, dëmton edhe mikrofonin.

Pas peripecisë për të kaluar, me mikrofon të dëmtuar dhe gjithë baltë, grupi i Fiksit shkoi në atë lagje. Biseduan me banorë të ndryshëm, të cilët thanë se kalimi në këtë rrugë është i vështirë. “E patë edhe vetë sa e vështirë është. Ne kalojmë vetëm me çizme.

Po të jesh i moshuar apo i sëmurë, si do të kalosh” thotë ai. Më pas tregon se rruga është premtuar me dhjetëra herë, por asnjëherë nuk është bërë. “Aq sa po largohen të gjithë”, thotë i moshuari. Një tjetër pohon se kanë sjellë materiale ndërtimi, por sërish nuk janë përdorur. Qoftë si neglizhencë apo edhe si pasojë e konflikteve të pronësisë. “Këto duhet ti zgjidhë shteti. Të kompensojë dhe të kemi një rrugë”,thonë ata.

Më pas, Fiksi shkon në një banesë, duke intervistuar një të moshuar. “Jam 63 vjeçe dhe kujdesem për një 6 vjeçare e cila nuk ecën dhe nuk flet. Shikoni gjendjen. Si ta çojmë në spital?! I kanë thënë për fizioterapi, por s’kemi rrugë ku të kalojmë” tregon e moshuara.

Pas kësaj problematike, një prej banorëve shkon në Bashkinë e Klosit dhe takon kryetaren e Bashkisë Valbona Kola. Ai i thotë se çimentoja që kanë sjellë është dëmtuar. Kryetarja thotë “si ka mundësi”, teksa është në dijeni të atij materiali. Më tej shkon edhe nënkryetarja, duke biseduar se si u prish çimentoja, pasi janë plot 80 kuintalë.

Pra, kanë dijeni të plotë që ai material ka shkuar para zgjedhjeve lokale të vitit 2023. Më pas, Fiksi shkon gjithë baltë në Bashkinë e Klosit. Gazetarët i tregojnë kryetares për vështirësinë e atyre banorëve për të kaluar. Kryetarja pranon se rruga është gjithë baltë, tepër e vështirë për të kaluar. Madje, ajo si mjeke thotë se është e patolerueshme që në 2024 mos të ketë rrugë. Pohon se ka pasur disa probleme pronësie, pasi një banor pretendon pronësinë e rrugës.

Fiksi e pyet kryetaren për çimenton. Ajo thotë se nuk ka dijeni. Madje shton se detyrën e ka marrë në muajin qershor 2023, ndërkohë që çimentoja shkoi në maj 203 gjatë fushatës. Tregon se mund ta kenë çuar edhe banorët. Por, në kamer të fshehtë, kryetarja e dinte shumë mirë për çimenton “elektorale”!

Marrë nga Top Channel

bashkia e klosit valbona kola

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit