LIVE UPDATES
Aktualitet

Prita e vdekjes/ Pse 'Banda e Durrësit' 'pajtoi' Rrajat për atentatin e Ndojës dhe Rrumit, mafia e tokave në Hamallaj dhe Lalz futi në skenë Plarent Dervishajn

Arsyeja lidhet me një tjetër emër të famshëm për drejtësinë. Ai është "Rrumi i Shijakut" i njohur edhe me dy nga emrat e tij zyrtarë, Aleksandër Laho dhe Pëllumb Muharremi. "Rrumi" është në mes të përplasjes me Plarent Dervishajn në një konflikt që ka nisur disa vite më parë dhe shkaku lidhet me zaptimin e disa tokave strategjike për tu shfrytëzuar nga grupet kriminale në Lalz dhe Hamallaj.

21 Janar 2023, 10:33 Nga f.g
Prita e vdekjes/ Pse 'Banda e Durrësit' 'pajtoi' Rrajat
Plarent Dervishaj

TIRANE- Tashmë për SPAK është e qartë se konflikti për pronat është edhe një nga arsyet e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje që tashmë është zbardhur dhe dje u vunë në pranga 5 persona. Të arrestuarit janë pjesë e "Bandës së Durrësit", një pjesë e të cilës tashmë drejtohet nga Plarent Dervishaj. Të arrestuaritjanë Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri e Bashkim Haxhija. Vetë Dervishaj, që për hetuesit është edhe organizatori i atentatit dhe përplasjes, është shpallur në kërkim, ndërsa mendohet se ndodhet në Dubai atje ku është zhvendosur prej më shumë se 1 viti. 

Por pse e donte Banda e Durrësit të vrarë prokurorin Arjan Ndoja? 

Arsyeja lidhet me një tjetër emër të famshëm për drejtësinë. Ai është "Rrumi i Shijakut" i njohur edhe me dy nga emrat e tij zyrtarë, Aleksandër Laho dhe Pëllumb Muharremi. "Rrumi" është në mes të përplasjes me Plarent Dervishajn në një konflikt që ka nisur disa vite më parë dhe shkaku lidhet me zaptimin e disa tokave strategjike për tu shfrytëzuar nga grupet kriminale në Lalz dhe Hamallaj.

Jo rastësisht, policia gjeti dje në banesën e deputetit socialist Rrahman Rraja, ku u prangos edhe vetë Akil Nderjaku mbi 50 kontrata shitblerje pronash.

Konflikti mes Dervishajt dhe Rrumit ka përfshirë edhe zonën e Hamallajt, duke bërë që përplasja të vazhdojë. 

Por çfarë ka ndodhur mes të dyve? Edhe pse 'Rrumi' vazhdon të jetë në liri, grupi i Plarent Dervishajt është zgjeruar dhe fuqizuar duke organizuar me përfshirjen direkte të Rrajave edhe atentatin e 1 nëntorit, në një tentativë për ekzekutimin e Ndojës dhe Rrumit, por që përfundoi me vrasjen e shoferit të prokurorit, Andi Maloku. Ngjarja që mes dy grupeve mbushi kupën ishte atentati i 20 qershorit 2019. 

Le të kthehemi 4 vite pas...

Më 20 qershor 2019, në Koxhaj të Shijakut, dy atentatorë i zunë pritë makinës ku ishte duke udhëtuar Plarent Dervishaj. Range Rover-i i zi ku ndodhej Dervishaj doli nga një kantier ndërtimi, ku ishte duke u ndërtuar një vilë private e numrit 2., të bandës së Durrësit, një emër i njohur për policinë shqiptare, ndaj të cilit janë vendosur 2 urdhër arreste ndërkombëtare. 

Dervishaj ndodhej në makinë bashkë me dy miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhija. Por raportimi i lajmit dhe mënyra sesi policia e hetoi atentatin ndaj Dervishajt është një nga shembujtë më të çuditshëm për mënyrën sesi funksionojnë institucionet shqiptare dhe ndikimin që ka krimi në shtet. 

Raportimi i asaj dite ishte se Julian Meçaj u plagos ndërsa e transportoi Bashkim Haxhija me makinë, ndërsa Dervishaj ngeli i vetëm atje. Të tre dëshmuan se nuk kishin parë asgjë, ndërsa më pas u gjetë një makinë tip BMW e autorëve që po digjej në Shën Vlash. Por kontrollet e mëpasshme zbuluan se Bashkim Haxhija dhe Julian Meçe iu përgjigjën atentatit duke qëlluar me armë zjarri. Ngjarja do të shërbente si zanafilla e përplasjes mes Bandës së Durrësit dhe "Rrumit" të Shijakut, për një tjetër element të rëndësishëm. Në vendin ku ndodhi atentati, disa minuta para të shtënave, atje ka kaluar edhe djali i mitur i Plarent Dervishajt, që ka shpëtuar nga prita nga vonesa e autorëve. Pas këtij atentati, dyshohet se fshihej "Rrumi". Dervishaj nis të mendojë hakmarrjen. Fillimisht i duhej fuqizim. 

4 muaj më pas, grupi i Dervishajt e kishte mirëmenduar atentatin ndaj Rrumit. Për këtë kishte marrë në bashkëpunim edhe dy nga nipërit e deputetit socialist, Rrahman Rraja, Redjanin dhe Ramazanin. Redjan Rraja sot është në burg bashkë me Arjol Halilajn, si dy nga goditësit e grupit që në bashkëpunim me 5 të arrestuarit dhe 4 të shpallurit në kërkim organizuan dhe vunë në jetë planin për ekzekutimin e Rrumit, që ndodhej bashkë me prokurorin Arjan Ndoja në momentin e atentatit. /Dosja.al

operacioni komploti rrumi i shijakut plarent dervishaj arjan ndoja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj