21 Janar 2023, 10:09
Nga a.l
Fier
FIER- Reshje të denudra shiu kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit. Si pasojë e motiti të keq disa fshatra kanë probleme me energjinë elektrike. Problemet me energjinë elektrike shfaqen në njësinë Administrative Fratar, në fshatrat Malas ,Ninësh, Gadurovë dhe Bejar. Nga ana tjetër njoftohet se, furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon normalisht, gjithashtu dhe akset rrugore janë të kalueshme. Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m.
“Situata në territorin e qarkut Fier është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike. Gjatë natës ka pataur reshje shiu me intesitet të ulët. Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem. Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në garishmëri të plotë pune. Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale.Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m. Prezence uji në toka bujqësore nuk ka. Kemi ndërprerje të energjisë elektrike, në Njësinë Administrative Fratar në fshatrat Malas , Ninësh ,Gadurove, Bejar. Në Njësinë Administrative Selitë në fshatrat Gjerbës, Selitë, Kapaj, Çërrilë, bashkia Mallakastër. Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e difekteve”, njoftohet nga emergjencat civile.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e pestë që është pushtuar nga moti i keq. Rruga e Arbrit është liruar për qarkullim pas disa orë bllokimi nga reshjet e borës. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona në Shkodër. Sipërfaqja totale e përmbytur në këtë qark deri tani është 1120 hektarë, përkatësisht në Njësinë Administrative Ana e Malit. Rruga e Obotit ka prezencë të ujit 55 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funskionit. Ndryshe paraqitet situata në Lezhë, ku uji është tërhequr. Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është kuota kritike, nga mbrëmë kemi një rënie të nivelit me 0.3 m. Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë./ Dosja.al
permbytet shqiperia 2023
Aktualitet
21 Janar 2023, 10:06
f.g
Rama me familjaret
TIRANE- Familjarët e 4 viktimave të protestës së 21 janarit 2011 kanë zhvilluar sot homazhe në bulevardin ...
Aktualitet
21 Janar 2023, 09:56
Rrahman Rraja dhe Ramazani, nip
Një operacion i gjerë policor solli arrestimin e pesë të dyshuarve dhe shpalljen në kërkim t&...
Aktualitet
21 Janar 2023, 09:37
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Moti i keq ka bërë që qarku i Korçës të ketë probleme me energjinë elektrike. ...
Aktualitet
21 Janar 2023, 09:08
f.g
Foto ilustruese
ANGLI- Tabloidi britanik "Daily Mail" i ka kushtuar sot sërish një artikull të gjatë shqiptarëve që hyjnë...
Aktualitet
21 Janar 2023, 09:18
I.A
Pamje nga rruga
KLOS- Lëvizja e automjeteve në aksin Klos-Bulqizë është vazhtirësuar për shkak të motit të keq...
Aktualitet
21 Janar 2023, 09:08
f.g
Foto ilustruese
BERAT- Një grua 55 vjeçe është përplasur nga një motor në momentin kur ishte duke shkuar për n&eu...
Aktualitet
21 Janar 2023, 08:57
I.A
Lezha
LEZHË- Rreth 770 hektarë tokë është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut në Lezhë. Emergjencat C...
Aktualitet
21 Janar 2023, 08:46
I.A
pamje nga permbytja
SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematika në disa zona në qarkun e Shkodr&eu...
Aktualitet
21 Janar 2023, 08:07
I.A
21 janar 2011
TIRANË- Sot bëhen plot 12 vite nga protesta e 21 janarit të 2011-ës, e cila u mbyll me katër viktima, tre të vr...
Aktualitet
21 Janar 2023, 07:30
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. R...