LIVE UPDATES
Aktualitet

Projektligji për ‘Zonat e Mbrojtura’ shkel direktivat e BE-së

Aktivistët njoftuan të hënën se shqetësimet e tyre i shprehën gjatë një takimi të organizuar të premten me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane në parlament, Jorida Tabaku.

12 Shkurt 2024, 18:59 Nga h.k
Projektligji për ‘Zonat e Mbrojtura’ shkel direktivat e
Foto ilustruese

TIRANË-Organizatat e shoqërisë civile që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e mbrojtjes së mjedisit ngrenë shqetësime për moszbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian në projektligjin e propozuar në Kuvend për Zonat e Mbrojtura.

Aktivistët njoftuan të hënën se shqetësimet e tyre i shprehën gjatë një takimi të organizuar të premten me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Evropiane në parlament, Jorida Tabaku.

Në këtë takim, përfaqësuesit e OSHC-ve theksuan rëndësinë e ruajtjes së standardeve evropiane dhe përputhshmërisë së ligjit kombëtar me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Takimi u fokusua veçanërisht në nevojën e analizës së projektligjit në Komisionin për Çështje Evropiane, kundërshtimin e amendamenteve nga OSHC-të aktuale, duke analizuar çështjet kryesore të projektligjit, si dhe nënvizimin e mospërputhshmërisë së tij me Direktivat (veçanërisht Direktivat e Zogjve dhe Habitateve) dhe në përputhje me legjislacionin evropian”- njofton Qendra Shqiptare e Ornitologjisë.

Tabaku tha se kishte bërë përpjekje që projektligji të futet për diskutim edhe në Komisionin e Çështjeve Evropiane sepse ajo ishte e bindur se ndryshimet bien në kundërshti me direktivat e BE-së për sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

“Eksperienca ime, por edhe e juaja, më tregon që propozimet e mazhorancës për zonat e mbrojtura sjellë nga disa deputetë të saj është kurthi procedural që qeveria përdor shpesh për të nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve”- tha Tabaku.

Ndërkohë kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato bëri më 2 shkurt një vizitë në komisionin parlamentar përgjegjës për këto ndryshime duke kërkuar që çdo ndryshim t'i nënshtrohet një konsultimi të gjërë.

“Mbrojtja e mjedisit dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm janë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve dhe gjithashtu integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Gonzato gjatë takimit me Kryetarin e Komisionit të Mjedisit Arben Pëllumbi dhe nënkryetarin Helidon Bushati.

“U kërkova atyre të garantojnë që çdo ndryshim në kuadrin ligjor ekzistues për zonat e mbrojtura t'i nënshtrohet një konsultimi të plotë, të bazuar në fakte dhe gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët”, njoftoi Gonzato nëpërmjet faqes së delegacionit të BE-së në Facebook.

Aktivistët mjedisore po i kundërshtojnë me forcë këto ndryshime të iniciuara nga një grup deputetësh të PS-së edhe gjatë dëgjesave në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ku projektligji po shqyrtohet dhe i kanë bërë thirrje parlamentit që të heqë nga kalendari i punës votimin e tij.

Ky komision vijoi të hënën me seancat dëgjimore me organizatat mjedisore, të cilat njëzëri kundërshtuan propozimet e deputetëve socialiste si kërcënuese për ruajtjen e këtyre zonave.

Dëgjesat vijuan edhe pse deputetët nismëtarë kishin deklaruar më herët tërheqjen nga propozimi fillestar i projektligjit duke pranuar problematikat me disa prej neneve, por ata nuk janë tërhequr tërësisht nga nisma për ta ndryshuar ligjin e 2017-ës.

Pëllumbi tha se komisioni do të riformulojë nenet e tij duke marrë për bazë një dokument mendimesh të ministrisë së Mjedisit të miratuar në Këshillin e Ministrave dhe propozimet e organizatave mjedisore.

Ai nuk dha një përgjigje të qartë aktivistëve që kërkuan që procesi i konsultimeve me ta të ribëhet kur komisioni të konkludojë me draftin e ri.

Projektligji u nxit nga një letër e kryebashkiakëve të PS-së i kërkuan Kuvendit që ligji t'u jepte atyre mundësi të merrnin pjesë në administrimin e këtyre zonave në territoret e bashkive të tyre.

Ndryshimet e reja përveç dhënies në administrim të 20 përqind të territorit për bashkitë, parashikojnë lejimin e investimeve dhe aktivitetit industrial në Zonat e Mbrojtura natyrore duke ulur nivelin e mbrojtjes së tyre./Birn 

zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit