LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta 41-të/ Ish-luftëtari i UÇK: Rama një mbret kryeministror! Nuk ka negociata me atë që nuk ka ndjenjë njerëzore për popullin që i dha votën për 13 vite

Ai akuzoi kreun e qeverisë për shpërfillje të rëndë ndaj nevojave të qytetarëve dhe bujqve, duke e kritikuar ashpër vendimin për shpenzimin e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West në kurriz të problemeve ekonomike të vendit.

10 Korrik 2026, 20:53 Nga D.S
Protesta 41-të/ Ish-luftëtari i UÇK: Rama një mbret
pamje nga protesta

TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, ka bërë thirrje gjatë protestës së 41-të para Kryeministrisë për vazhdimin e tubimeve deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përjashtuar çdo mundësi negociate.

Ai akuzoi kreun e qeverisë për shpërfillje të rëndë ndaj nevojave të qytetarëve dhe bujqve, duke e kritikuar ashpër vendimin për shpenzimin e 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West në kurriz të problemeve ekonomike të vendit.

Zotaj e cilësoi kryeministrin si një figurë që drejton vendin prej 13 vitesh me mentalitet autokratik, duke e fajësuar për shkatërrimin e industrisë dhe nxitjen e largimit masiv të shqiptarëve nga vendi.

Deklarata e tij:

"Protesta vijon në ditën e 41-të për të rrëzuar të keqen e shqiptarëve, që quhet kryeministri Edi Rama me gjithë stafin e tij. Kryeministri, me qëndrimet e tij kriminale kundër popullit shqiptar, nuk turpërohet nëse ka njerëz me nevoja të veçanta, të cilëve u mungojnë gjërat elementare për të jetuar. Nuk turpërohet se qeveria e tij vjedh subvencionet 100% dhe bujqit janë në një siklet të madh se si mund të nxjerrin shpenzimet.

Kryeministri kriminal i Shqipërisë nuk turpërohet se erdhi në pushtet me mendimin se do të vinte në funksion uzinën e Ballshit dhe e shkatërroi atë, duke e shitur për hekur.Nuk turpërohet. Ai turpërohet vetëm nëse nuk mbahet një koncert dhe hedh 4 milionë euro. Kryeministri kriminal i Shqipërisë nuk turpërohet se populli i tij detyrohet të marrë rrugën për një jetë më të mirë në Europë dhe i lë prindërit e moshuar pa shërbim dhe pa asnjë lloj përkujdesjeje. Nuk turpërohet absolutisht, sepse ndjenja sociale në shpirtin e tij është e vrarë që në fëmijërinë e tij, sepse ndryshe nuk mund t’i japim një kuptim.

Pra, kemi fatin e keq që në vitin 2026 të vazhdojmë për vitin e 13-të radhazi të udhëhiqemi nga një kryeministër që vetëm për popullin e tij nuk mendon. Ai e shfrytëzon votën e këtij populli për të marrë karrigen dhe për ta shtypur atë sistematikisht. Kjo protestë e ditës së 41-të duhet të vazhdojë me të njëjtën frymë, me të njëjtin qëllim dhe me të njëjtën kërkesë, të kërkojmë dorëheqjen e tij pa negociata. Nuk mund të negociojmë me një njeri që nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore për popullin që i ka dhënë votën, që e mban prej 13 vitesh si një mbret kryeministror dhe që nuk merr asnjë masë njerëzore për të udhëhequr.", tha Meçan Zota./Dosja.al

uçk protesta 41

Sondazh

Poll

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie