Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Më tej thuhet 9 personat e shpallur në kërkim, mes tyre një i mitur, janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkatërrimi i pronës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.
TIRANË- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arrestime, procedimet dhe sekuestrimet pas protestës së mbrëmjes së djeshme të opozitës. Një 57-vjeçar është arrestuar për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Tre persona janë proceduar për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Shkatërimi i pronës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Gjithashtu një procedim penal ka nisur edhe për sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhin dhe sekretarin organizativ të PD-së, Ervin Minarolli. Tre zyrtarët e opozitës akuzohen për kryerjen e veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Më tej thuhet 9 personat e shpallur në kërkim, mes tyre një i mitur, janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkatërrimi i pronës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.
10 punonjës policie janë dëmtuar mbrëmjen e djeshme, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën. Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:
-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr";
-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Shkatërimi i pronës" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik";
Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.
Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkatërrimi i pronës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.
Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.
Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.
Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 68 mbetje flakadani të plasur;
- 23 copa plastike të shisheve të djegura;
- 3 shishe plastike uji;
- 3 tymuese të plasura;
- 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
- 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
- 1 kuti cilindrike bombol;
- 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Kujtim Ymeri TIRANË- Gjatë protestës së djeshme të opozitës është plagosur një nga protestuesit i cili p&...
Foto ITALI- Autoritetet italianë kanë vënë në pranga një 26-vjeça shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur...
Foto ilustruese KORÇË- Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në fshatin Dardhë të Korçës. M&...
protesta TIRANË- Disa nga mediat prestigjioze ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestëskombëtare të orga...
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë venë në pranga një 47-vjeçar shqiptar pasi ka ngacmuar seksualisht një 1...
Neritan Halilaj VLORË- Pak ditë pas vdekjes foshnjes 5-ditëshe në maternitetin e Vlorës, familjarët e viktimës kërk...
pamje nga protesta TIRANË- Disa orë pas protestës kombëtare të opozitës, policia ka arrestuar një person dhe ka procedua...
pamje nga sherri GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë filmuar momentin kur dy vëllez&eum...
Foto ilustruese ANGLI- Një kriminel shqiptar që u kthye fshehurazi në Britani pasi u deportua, ka fituar të drejtën për t&eum...
pamje nga sherri GREQI- 28-vjeçari shqiptar, Denis Loka është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme nga dy kus...