"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim...
7 Korrik...
Aktualitet
Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet për shkak të bindjeve të tij fashiste(VIDEO)
Ai shtoi se në vend ka njerëz që vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe, ndërsa qeveria jep 4 milionë euro nga fondi rezervë për koncerte.
7 Korrik 2026, 20:20Nga E.d
Pamje
TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi tha se kryeministri Rama ka dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste.
Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se një nga këngët e Kanye West, titullohet “Rroftë Hitleri”.
Ai shtoi se në vend ka njerëz që vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe, ndërsa qeveria jep 4 milionë euro nga fondi rezervë për koncerte.
Arbër Lleshi: Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste.
Kanye West, një këngëtar, një nga këngët e të cilit titullohet “Rroftë Hitleri”, sot na del se do të marrë 4 milionë euro nga fondi rezervë i qeverisë shqiptare për të bërë një koncert dhe për të ndërtuar një skenë.
Kush janë këta që i çojnë 4 milionë euro një këngëtari fashist, kur në Shqipëri po vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe? Si mundet? Ku jemi këtu?/Dosja.al