LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse vrasja brenda gjykatës ishte e paralajmëruar?

Gerti Shella, nga InfoCip, i cili ka ndjekur nga afër reformën në sistemin e drejtësisë, thotë se administrimi i Gjykatës së Apelit i ka parandjerë këto momente rreziku.

15 Tetor 2025, 22:58 Nga E. D
Pse vrasja brenda gjykatës ishte e paralajmëruar?
foto nga emisioni

TIRANË- E rrethuar nga të gjitha anët me pallate, me një oborr të vogël, pa salla të mjaftueshme, godina e Gjykatës së Apelit nuk ofron as siguri, as kushte minimale pune. Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja, duket se nuk është krejt e papritur për ata që punojnë në këtë institucion.

Gerti Shella, nga InfoCip, i cili ka ndjekur nga afër reformën në sistemin e drejtësisë, thotë se administrimi i Gjykatës së Apelit i ka parandjerë këto momente rreziku.

Në verën e vitit 2025, u zhvillua një takim i ngushtë me përfaqësues të Apelit që i kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e sulmeve ndaj të dënuarve që paraqiten në këtë gjykatë, që futen nga hyrja e pasme. Në pamundësi për ta siguruar vetë, gjykata ka kërkuar ti blejnë një sistem të thjeshtë portativ mbrojtës, si nëpër stadiume, ku ka tifozeri të dhunshme.

“Ishte identifikuar se dikush nga pallatet që e rrethojnë këtë gjykatë mund të godiste, të bënte atentate duke vënën në rrezik, jo vetëm jetën e të paraburgosurve, por edhe të policëve që i shoqërojnë në hyrjen e pasme të kësaj gjykate”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.

“Precedenti i parë i ndodhur në ambientet e brendshme të kësaj gjykate ka ndodhur në tetor të vitit 2023, një lajm i cili u raportua ekskluzivisht në Top Channel. Tre gjyqtare, Edlira Petra, Lutfije Celami dhe Valdete Hoxha u sulmuan me mjete të forta në ambientet e gjykatës teksa po shpallnin një vendim ndaj një personi të dyshuar për vepra të rënda penale”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha .

“Menjëherë pas kësaj kronike gjyqtarët u vetëshpëtuan duke u vetëmbyllur në dhomën e këshillimit pas sulmit fizik dhe verbal, derisa policia mbërriti. E para që reagoi ishte vetë gjykata, e cila pasi kishte folur me shkresa, Valdete Hoxha që ishte edhe zv.kryetare e gjykatës së Apelit por edhe anëtare e trupës që u sulmua fizikisht i dërgoi një shkresë KLGJ ku ngre shqetësimin e parametrave të sigurisë nga njëra anë dhe konflikteve të shtuara, por edhe për shkak të tejzgjatjes së proceseve të aplikimit të hartës së re gjyqësorë dhe një sërë rrethanash të tjera gjyqtarët nuk ishin të sigurt dhe për këtë arsye KLGJ duhet të ndryshonte masën e sigurisë”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

Para se të kthehej në gjykatë, dikur kjo godinë modeste, ka qenë një ish repart zjarrfikës. Aty ishte vendosur administrata dhe personeli zjarrfikës për kryeqytetin. Pas reformës së vitit 2023, e cila shkriu të gjitha gjykatat e apelit nëpër rrethe, ato u zhvendosën dhe u mblodhën në këtë godinë.

Për ekspertët kjo godinë nuk ka asgjë të përbashkët me godinat moderne të gjykatës së apelit në Shkodër, të Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës të financuara nga BE dhe të dizajnuara enkas për të qenë godina që do të administronin procesin e gjykimit në shkallë të dytë. Kjo është godina e gjykatës së Apelit në Shkodër, një ambient modern me të gjitha kushtet e cila u mbyll në vitin 2022. Në gjysmën e godinës tashmë është strehuar gjykata e shkallës së parë.

“Kur vjen puna tek gjykata e apelit në Shkodër, ku ka punuar edhe Astrit Kalaja, janë mjedise të jashtëzakonshme që është mbyllur nga KLGJ dhe aty ka mbirë bari”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP./Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj