LIVE UPDATES
Aktualitet

Sfilitja tre dekada që çoi në krim, gjykata strategji për uljen e stokut, por… sistemi në kolaps!

Aktualisht, kjo gjykatë punon vetëm me 1/3 e stafit të kërkuar. Kjo trupë gjyqësore është njëkohësisht vetë viktimë e këtyre kushteve. Duhet të përballojë të gjithë procesin ankimor që vjen nga të gjitha gjykatat e Shqipërisë.

15 Tetor 2025, 22:57 Nga E. D
Sfilitja tre dekada që çoi në krim, gjykata strategji për
foto ilustruese

TIRANË- Krejt ndryshe nga premtimi për reduktimin e stokut, reforma në sistemin gjyqësor, e cila u finalizua në fund të vitit 2022, e ka shtuar edhe më problematikën e çështjeve gjyqësore në apel.

Aktualisht, kjo gjykatë punon vetëm me 1/3 e stafit të kërkuar. Kjo trupë gjyqësore është njëkohësisht vetë viktimë e këtyre kushteve. Duhet të përballojë të gjithë procesin ankimor që vjen nga të gjitha gjykatat e Shqipërisë. Të gjendur në këto kushte mbingarkese ekstreme, ato shqyrtojnë 3 herë më shumë dosje sesa gjyqtarët e vendeve të BE-së, të cilët shqyrtojnë mesatarisht 100 dosje në vit.

Në Shqipëri, një gjyqtar i apelit realizon mesatarisht 300 vendimmarrje në vit.

“Një gjyqtar në BE shqyrton mesatarisht 300 çështje në vit, një gjyqtar në Shqipëri shqyrton 1000 çështje në vit, dhe pastaj probleme të tjera, zbardhje e vendimeve përtej afateve, zvarritje të proceseve dhe rënien e Gjykatës Administrative, e cila aktualisht ka humbur çdo afat. Aktualisht po shqyrton çështje të vitit 2018”, u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

Kjo do të thotë që brenda një dite pune, një gjyqtar njihet me çështjen, lexon dosjen, njihet me provat, dëgjon palët dhe merr vendimin. Nga ana tjetër, kjo gjykatë po përballet me një stok të përmasave historike, të pavëzhguar më parë në historinë e gjykatave të apelit. Ky stok ka arritur në 50 mijë dosje. Në kushtet aktuale, do të duheshin 7 vite për ta hequr stokun. Dhe kjo, në kushte ideale, sikur të mos vinte asnjë dosje e re.

“Unë besoj se prodhon stres ekstrem mbi ata që marrin shërbimin gjyqësor dhe mbi ata që duhet ta shërbejnë drejtësinë. Pra, janë krijuar parakushtet eksplozive që dikush të paraqitet në sallë dhe të godasë atë gjyqtar që shorti i verbër ia solli përballë”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.

Ky fund tragjik duket të ishte edhe rasti i gjyqtarit Astrit Kalaja, që u ekzekutua nga një person, familja e të cilit orvatej prej vitesh nëpër salla gjyqesh.

Është ironike të thuash se në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor është publikuar një Strategji e posaçme për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura për periudhën 2024–2027. Por, nëse në vitin 2023 në Apel ishin rreth 37.600 dosje stok, sot numri ka arritur në 50 mijë. Pra, një strategji optimiste vetëm në letër.

Para vitit 2019, në Apel zgjidheshin mesatarisht 17 mijë çështje në vit; aktualisht ky numër ka rënë nën 10 mijë. Para vitit 2013 duheshin 270 ditë për të zgjidhur një çështje civile; në vitin 2023 kohëzgjatja është shumëfishuar, duke arritur 1.250 ditë.

“Në renditje, numri një është për konfliktet e mosmarrëveshjet brenda familjes së madhe, aty fillon. Pastaj vjen drejtësia që nuk është vendosur në shumë raste dhe me të drejtë disa janë të pakënaqur nga vendimet e drejtësisë, nga zvarritjet e gjyqeve, abuzimet, korrupsioni. Pastaj vijnë abuzimet e tjera që lidhen me hipotekën dhe aty është një katrahurë në këtë drejtim. Dhe tjetra është për abuzime me dokumentacionin në arkiva”, u shpreh Roland Qafoku, gazetar.

Në Gjykatën Administrative të Apelit, në 2014-ën, numri i çështjeve të prapambetura ishte afërsisht 6 mijë. Në vitin 2023 shkoi në mbi 23 mijë dosje. Bazuar në treguesit e mësipërm, për zgjidhjen e një çështjeje duhen mesatarisht 5.326 ditë, ose 14 vjet e gjysmë.

Problemet me të cilat përballet Gjykata e tragjedisë janë nga më absurdet. Gjykata e Apelit vijon të punojë me regjistra manualë, pasi ky institucion nuk ka para për të paguar një sistem elektronik. Kjo do të ndihmonte për ta bartur stokun në vitin pasardhës. Si pasojë, të 50 mijë dosjet duhen kaluar manualisht në regjistrat e vitit që vjen.

“Çfarë paradoksi! Teknologjia është një mollë e ndaluar për gjykatat. Sapo kemi dekretuar një avatar ministër, s’ka staf për të bërë bartjet. Numëratorët janë të gjithë manualë, bartjet janë manuale, sistemet janë stopuar, ata s’kanë me çfarë të paguajnë stafet. S’ka personel për të bërë bartjet nga viti në vit. Në fund të vitit tjetër, janë regjistra manualë”, u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP./Top Channel

vrasja e astrit kalase

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet