Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mjekët e denoncuan vetë këtë situatë duke vënë theksin te zyrtarja më e lartë e këtij institucion. ‘Drejtoresha Olta Ganaj nuk do t’ia dijë për pacientët dhe spitalin. Nuk e vret mendjen. Gjendja është skandaloze dhe shumë e vështirë.
VLORË- Spitali Psikiatrik i Vlorës është në fokusin e Piranjave prej 3 javësh. Një investigim i plotë dhe me të gjitha faktet për sa i përket kushteve skandaloze dhe situatës së vështirë në të cilën ndodhen pacientët.
Javën e pare u publikuan kushtet skandaloze të spitalit psikiatrik të Vlorës. Piranja Kamila Xhakaj arriti të futej brenda për të demonstruar me prova dhe fakte gjendjen e tmerrshme, të ngjashme me kampet e përqendrimit, që ishte te ky spital.
Mjekët e denoncuan vetë këtë situatë duke vënë theksin te zyrtarja më e lartë e këtij institucion. ‘Drejtoresha Olta Ganaj nuk do t’ia dijë për pacientët dhe spitalin. Nuk e vret mendjen. Gjendja është skandaloze dhe shumë e vështirë.
‘Pacientët po trajtohen si kafshë. Qëndrojnë 51 persona në një ambient që është për 15. Nuk ka kushte më minimale për të qëndruar. Është vetëm një dush funksional për 51 persona. Nuk ka shampo, lahen vetëm me sapun. Futen si bagëtitë brenda të gjithë lakuriq.
‘Të sëmurëve duhet t’u respektohet dinjiteti i tyre njerëzor. Ushqimi është skandaloz. Lëtyre që nuk u jepet as kafshëve. U përzihet supa, sallata në një pjatë. Nuk ka batanija dhe veshmbathje.
‘Duket sikur të sëmurët janë në kampet e përqendrimit të nazistëve. Kanë plasur dhe suicidet (vetëvrasjet) nuk merret asnjë masë’, tha një nga mjeket e spitalit.
Në javën e dytë treguam se menjëherë pas transmetimit të pamjeve të frikshme që vërtetonin çdo fjalë të mjekëve, drejtoresha Olta Ganaj mori menjëherë masa, për të zhdukur gjurmët. Pa kaluar 24 orë nga transmetimi i kronikës, mëngjesin e së shtunës, me datë 16 shtator, një grup pune i urdhëruar prej saj nisën pastrimin e ambienteve të repartit kronik. Zëvendësimin e dyshekëve dhe bravave të dyerve duke u munduar t’i japë një pamje më të pranueshme gjendjes në spital.
Drejtoresha Olta Ganaj kishte urdhëruar një mbledhje emergjente me stafin ditën e shtunë për të marrë masat ndaj tyre se kush ishte personi që kishte denoncuar gjendjen alarmante. Piranjat u njoftuan në lidhje me këtë takim dhe Kamila Xhakaj ndërhyri në mes të mbledhjes duke e ballafaquar drejtoreshën me të gjitha faktet. Zonja Ganaj nuk ishte në gjendje të jepte asnjë përgjigje, por u mundua të shmangej. ‘Nuk mund të flas. Nuk mund të them asgjë në lidhje me këtë situate. Po na prishni mbledhjen që kam me stafin, po shqetësoni të sëmurët, ju lutem, më lini’.
Në javën e tretë transmetuam intervistën me anë të telefonit me shefen e shërbimit kronik Laureta Selimaj e cila na shokoi me deklaratat e saj ku tregonte se denoncimi I saj por edhe I gjithë stafit mjekësor ishte dërguar me shkresa në institucione sa në drejtori dhe në ministrin e shëndetësisë. Ku na theksonte se prej vitesh nuk i’u ishin marrë parasysh aspak dhe duke i lënë në harresë problemet e tyre por edhe të pacientëve.
Nisur nga kronikat e transmetuar dhe persona të tjerë kanë kontaktuar për të treguar gjendjen e spitalit. Prindi i një pacienti që ka mbi 20 vite që ka fëmijën në atë spital tregon vuajtjet. ‘Kam mbi 20 vite që fëmija im është në spital. Kushtet janë shumë të vështira, aq skandaloze sa keni transmetuar ju.
‘Aty pacientët keqtrajtohen, e kam gjetur disa herë fëmijën tim me shenja dhune, jo vetëm njëherë. Nuk kanë kujdes. Unë çoj dy here në vit batanija të reja dhe kostume, shapka për çdo stinë. Nuk i gjej asnjëherë, nuk e di ku shkojnë’, thotë ndër të tjera ky prind.
Po ashtu një anëtare e stafit tregon terrorin e shkaktuar nga drejtoresha pas publikimit të historisë: ‘Drejtoresha pasi u transmetua nuk reflektoi për të përmirësuar gjendjen, por nisi terrorin kundrejt stafit. Donte të gjente se kush ka bashkëpunuar me Piranjat. Tentoi të na merrte telefonat, disa ia dorëzuan nga frika, disa jo. Ka nisur terrori’, tha ndër të tjera ajo.
Sot në këtë puntatë ndoqët që ne i drejtohemi personalisht ish-ministres së shëndetësisë zonjës Ogerta Manastirliu meqenëse as shkresave të mjekëve në kohën kur ajo ka qenë Ministre e shëndetësisë nuk i’u është përgjigjur.
Ndërkohë që ne prisnim në hyrjen e Parlamentit, Znj.Manastirliu nuk denjon as të ndaloj e jo më të kthej një përgjigje duke ikur me nxitim brenda në parlament.
Piranja jonë Kamila Xhakaj vazhdoi të priste dhe disa orë më shumë deri sa ish-ministria jonë e shëndetësisë të dilte sërisht nga parlamenti.
Gjatë seancës parlamentare shohim që ish-ministria Manastirliu shkon dhe ulet pranë ministres aktuale të shëndetësisë Znj. Albana Koçiu, dhe filluan të bisedonin me njëra-tjetrën. Pak çaste më vonë Znj. Manastirliu del nga parlamenti dhe nuk hezituam t’a intervistonim direkt.
Pyetja e pare që ne i drejtuam ish-ministres së shëndetësisë na kthehu në fillim të temës sonë duke na bërë të përjetojmë DEJA-VU mes ministres dhe drejtoreshës së spitalit psikiatrik të Vlorës. Përgjigja e saj ishte: ’Ju kemi kthyer përgjigje’, por nëse ishte kthyer një përgjigje Piranjat s’do të shkonim dhe ta intervistonim personalisht Znj.Manastirliu e cila përveç se përpiqet të na shmang me përgjigje të shkurtra si: ‘do t’ju kthehet një përgjigje’.
Ish ministria e Shëndetësisë, por aktuale në kohën në të cilën kanë ndodhur problemet na kërkon gjithashtu të dërgojmë ne përgjigje drejtuar asaj dhe të vazhdojmë të qëndrojmë në pritje jo vetëm ne dhe stafi mjekësor por edhe pacientët të cilët qëndrojnë akoma në ato kushte ‘HORROR’.
Marrë nga Syri.net
Fahrije Hysa TIRANË- Dramat familjare me pronat mbeten një nga problemet më madhore të shqiptarëve, që të shtyrë ng...
Qytetaret TIRANË- ‘Do çoja vajzën në kopsht dhe edukatorja më mbylli derën. Tha nuk pranoj fëmijë me sindro...
LUSHNJE- Projekti për ndërtimin e Varrezave të Reja në qytetin e Lushnjes, ka ngjallur reagime tek banorët e zonës, të cil&...
Foto Ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit shoqëroi në nëntorin e 2022 dy 13-vjeçarë të cilët mashtronin njerë...
Amarildo Jaku TIRANË- Të shumta janë faqet në tik-tok, të cilat ofrojnë viza për në Angli. Të paktën k&eu...
Foto nga rasti LAÇ-Problemi qëndron se lexuesi i ka faturuar kilovatët me hamendësim duke mos e parë fizikisht sahatin, kjo ka b...
RRËSHEN- Mori 100 euro në këmbim të lëshimit të raportit mjeko-ligjor, arrestohet mjeku në Rrëshen. Bëhet fjal&eu...
Pamje nga filmi Alexander TIRANË- Mbi tre dekada më parë, Aleksandër Gruda vendosi të arratisej nga diktatura komuniste në Sh...
Foto Ilustruese LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Mësohet se, dy makina janë përplasur me njëra-t...
Armet e fshehura KAPSHTICË- Dy person ajanë arrestuar ditën e sotme në Kapshticë. Mësohet se në pranga kan&eum...