Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zonja në fjalë publikon video me këshilla psikologjie në rrjete sociale, ftohet të flasë në televizione të ndryshme, madje zhvillon edhe seanca psikologjie në kafene. Çdo gjë në këmbim të pagesës, 30 mijë lekë të vjetra, pa kupon tatimor.
Ema Bruci, është një 59-vjeçare e cila pretendon se ka mbaruar studimet e larta në degën e Psikologjisë, por nuk figuron e anëtarësuar pranë “Urdhrit të Psikologut” në Shqipëri, dhe si rrjedhojë nuk disponon licensë për ta ushtruar profesionin si psikologe. Megjithatë ajo jo vetëm që e ushtron, por në mënyra të ndryshme.
Zonja në fjalë publikon video me këshilla psikologjie në rrjete sociale, ftohet të flasë në televizione të ndryshme, madje zhvillon edhe seanca psikologjie në kafene. Çdo gjë në këmbim të pagesës, 30 mijë lekë të vjetra, pa kupon tatimor.
Mirëpo kjo është vetëm maja e ajsbergut.
“Piranjat“ infiltruan një vajzë që do të hiqej si paciente, do të tregonte problematikat e saj dhe do të priste të trajtohej nga 59-vjeçarja. Kjo e fundit nuk u tregua aspak serioze, pasi veç zhurmave që e ndërprenë disa herë bisedën në lokal, psikologia në të shumtën e kohës fliste për veten dhe arritjet e saj profesionale. Shpeshherë “terapia” u ndërpre edhe nga telefonatat që psikologia zhvillonte me njerëz të tjerë.
“Arsyeja se pse duhet të shkojmë në zyrën e një psikologu dhe jo në një kafene, është sepse mbi të gjitha pacientët tanë kanë nevojë për privatësi. Shumë pacientë mund të refuzojnë të ndiqen apo të trajtohen për shkak të faktit sepse mund të jenë një objekt i bullizimit në momentin që shihen në një ambient të hapur me psikologen e tyre“, shprehet psikologia Erisa Aliaj.
Pasi mësoi problemet shëndetësore të vajzës, Ema Bruci u vetëshpall psikiatre duke marrë kompetenca t’i ofrojë pacientes kurë me produkte të ndryshme. Këtë gjë ajo e bëri pa e drejtuar pacienten te mjeku i familjes dhe më pas te mjeku specialist për problemet e ndryshme shëndetësore të paraqitura.
Diçka që është në kundërshtim me ligjin, pasi përshkrimi i mjekimit nuk është kompetencë e psikologut, por e psikiatrit.
“Ngaqë shumë problematika ngjajnë me njëra-tjetrën kërkohet dhe një diferencim diagnoze që mund të kërkojë edhe kohën e vetë për të dalë në përfundim. Përfundimet tona dalin hap pas hapi. Në asnjë mënyrë një psikolog nuk mund të përshkruajë në recetë, apo dhe në propozimet e veta, integratorë, vitamina, aq më tepër medikamente, sepse në kurrikulën e formimit të tij profesional, nuk ka bërë një specializim, qoftë edhe masterin shkencor, për çfarë një mjek në diferencë me të ka formimin për të qenë ai që përshkruan trajtimin“, thotë psikiatrja Arjana Rreli.
Në bisedën që pseudo-psikiatrja zhvillon me të infiltruarën e “Piranjave“, ajo i pohon se trajton me mjekim njerëz të gjinive dhe grupmoshave të ndryshme, duke filluar nga bebe të vogla deri të moshuar dhe të gjithëve u jep të njëjtat produkte.
“Është 100% bio. Dhe kjo që është 100% bio është sukses. Pra unë nuk kam frikë, por trajtoj tani edhe 10 vjeç, edhe 12 vjeç, edhe 15 vjeç, edhe 70 vjeç me 100 lloj sëmundjesh.
Lloj-lloj kategorish, njerëzit vijnë të ndryshëm, vijnë bebe të vogla…”, shprehet Ema Bruci.
“Formimi i ne psikiatrëve, por edhe i psikologëve është i ndarë, për fëmijë/adoleshentë dhe të rritur. Nisur nga kjo, edhe propozimet për të ndihmuar trupin janë shumë specifike. Ne mjekët kërkojmë një sërë analizash për të hulumtuar në çfarë mund të jenë problematika të ngjashme. Dhe një psikolog shumë-shumë mund ta drejtojë klientin te mjeku i familjes. Por jo për t’i propozuar mbi çfarë ai mendon apo gjykon. E aq më tepër për ta përgjithësuar propozimin e saj sipas moshës”, thotë psikiatre Arjana Rreli.
Pseudo-psikologia Ema Bruci gjithashtu kryen një akt tepër të shëmtuar duke shkelur çdo parim të ruajtjes së privatësisë me pacientin. Për t’u bërë e besueshme dhe e pranueshme tek pacientët e saj, 59-vjeçarja bën çmos që të tregojë histori suksesi dhe të paraqisë fakte që ka shumë klientë të cilët i besojnë asaj. Arrin deri aty sa i tregon vajzës edhe kartat e ID të klientëve të saj dhe mandat-pagesat që ata kanë kryer.
“Themeli i punës së një psikologu ndërtohet te sekreti profesional. Çdo pacient që ndjek seancat në një psikolog, duhet të jetë totalisht i mbrojtur nga identifikimi i tij, qoftë edhe nga njerëzit më të afërt.
Ka raste kur motra dhe vëllai mund të ndjekin seancat tek i njëjti psikolog dhe askush nuk e di për njëri-tjetrin. Deri këtu arrin konfidencialiteti që duhet të ruajë një terapist për pacientët e vetë“, përfundon psikologia Erisa Aliaj./Piranjat.al
Foto nga emisioni Diskutimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-sh...
Foto nga emisioni Sonte do t’ju tregojmë historinë e një djali 14 vjeçar nga Tirana, i cili pak ditë më parë, &e...
Flori Paluçi DURRËS- Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në përplasjen me armë në Manz&e...
Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës ...
Viktimat: Luka, Rrahime dhe Nefeli Hazillari KORÇË- Bilanci i ngjarjes së ndodhur në Maliq fatkeqësisht është thelluar...
Naftëtarët e Marinzës, punonjës të kompanisë Bankers Petroleum, ndodhen tashmë në ditën e tyre të 10-të...
Foto nga vendngjarja FIER- Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati ...
Foto ilustruse ANGLI- Tre shqiptarë janë arrestuar, pasi iu gjetën 250 kg kokainë në një kamion. Ata janë arrestuar n&eu...
Foto ilustruse GREQI- Policia greke ka arrestuar sot një 50-vjeçar nga Saranda. I arrestuari është Edmond Musa, i njohur me pseudonim...
Foto ilustruese BERAT- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në jug të vendit, ku një i ri është konf...