Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të premten*, përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Hidrokarbureve, të mbështetur nga aktivistë të shoqërisë civile protestuan përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë duke kërkuar reagim për situatën e naftëtarëve.

Naftëtarët e Marinzës, punonjës të kompanisë Bankers Petroleum, ndodhen tashmë në ditën e tyre të 10-të të grevës së urisë, nëpërmjet të cilës ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rritjen e tyre.
Të premten*, përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Hidrokarbureve, të mbështetur nga aktivistë të shoqërisë civile protestuan përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë duke kërkuar reagim për situatën e naftëtarëve.
“Gjendja shëndetësore e grevistëve po shkon nga ora në orë drejt përkeqësimit duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e tyre”, tha Ilia Kondi, drejtues i Unionit të Sindikatave.
“Ata po luftojnë për paga dinjitoze. Nuk mundet që qeveritarët të kenë 10-fishin e pagave të tyre, ndërkohë ata të diskutojnë minimumin jetik, pra janë në pragun e minimumit jetik”, vijoi Kondi gjatë fjalës së tij në protestën e naftëtarëve.
Kompania “Bankers Petroleum”, e cila shfrytëzon fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës prej më shumë se 20 vitesh, gjendet sot nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për ngritjen e një skeme mashtrimi. Prokuroria akuzon drejtuesit dhe ish-drejtuesit e kompanisë se i kanë shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.
Nëpërmjet grevës së urisë, naftëtarët kërkojnë paga dinjitoze, nëpërmjet rritjes transparente të fondit të pagave nga kompania me 18%, dhe shpërndarjen e tij tek pagat e ulëta që ata kanë aktualisht.
Juristi Gentian Serjani i tha BIRN se është e patolerueshme që institucionet shqiptare nuk po reagojnë në mbrotje të naftëtarëve dhe ndaj një kompanie që abuzon me ata dhe pronën e përbashkët.
“Kërkesa jonë ishte që Ministria përgjegjëse të mos heshtë, por të marrë rolin e ndërmjetësueses pa u përkeqësuar akoma më shumë shendeti dhe jeta e naftëtarëve që janë në grevë urie”, tha Serjani.
Edhe Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” u shpreh se kushtet në të cilat punonin naftëtarët ishin tejet të vështira krahasuar me pagën që ato marrin.
“Në një kohë kur Bankers ka zhdukur miliarda lekë nga pasuria e shqiptarëve, punëtorët e kësaj kompanie janë në grevë urie për pagat e prapambetura”, tha Xhemollari.
“Këta punëtorë që shkojnë në rafineritë e naftës marrin një pagë aq sa duhet të merrnin dëmshpërblim për helmin që kalon në gjakun e tyre për shkak të punës së vështirë,” përfundoi ai.
*Shkrimi u amendua për të saktësuar se protesta u zhvillua nga përfaqësues të Sindikatës dhe organizatave të shoqërisë civile. / Reporter.al
Foto nga vendngjarja FIER- Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati ...
Foto ilustruse ANGLI- Tre shqiptarë janë arrestuar, pasi iu gjetën 250 kg kokainë në një kamion. Ata janë arrestuar n&eu...
Foto ilustruse GREQI- Policia greke ka arrestuar sot një 50-vjeçar nga Saranda. I arrestuari është Edmond Musa, i njohur me pseudonim...
Foto ilustruese BERAT- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në jug të vendit, ku një i ri është konf...
Foto ilustruese MARINZË- Në ditën e dhjetë të grevës së tyre, punonjësit e Bankers Petroleum i janë drejtuar m...
Foto ilustruese TIRANA- Gjyqtarët kushtetues, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi vlerësojnë se ndërprerja e parakohshme e mandatit t&...
Sonila Bejtja TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimi...
Michele D’Angelo FIER - Michele D’Angelo, profesori italian i biologjisë, është liruar pas 75 ditëve paraburgimi n&eum...
Foto ilustruse ANGLI- Policia angleze ka arrestuar një shqiptar, i cili shiste kokainë në zona të ndryshme të Anglisë. I arre...
Foto ilustruse SHKODËR- Policia ka arrestuar sot pesë persona në Shkodër. Pesë të arrestuarit 30, 36, 29, 36 dhe 23 v...