LIVE UPDATES
Aktualitet

I përfshirë në aksidentin që i mori jetën 17-vjeçarit, lirohet me detyrim paraqitje profesori italian

Në lidhje me këtë rast, gjykata e Fierit ka vendosur sot zëvëndësimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” në masën “Detyrim paraqitje dhe “Garancia pasurore”.

24 Tetor 2025, 16:21 Nga E.d
I përfshirë në aksidentin që i mori jetën
Michele D’Angelo

FIER - Michele D’Angelo, profesori italian i biologjisë, është liruar pas 75 ditëve paraburgimi në Shqipëri, pasi u përfshi në aksidentin tragjik në aksin Levan-Fier më 8 gusht. Nga ky aksident humbi jetën një 17-vjeçar. Në lidhje me këtë rast, gjykata e Fierit ka vendosur sot zëvëndësimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” në masën “Detyrim paraqitje dhe “Garancia pasurore”.

Sipas burimeve, italiani Michele D’Angelo akuzohet nga autoritetet shqiptare për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe braktisje të mjetit. Këto akuza lidhen me aksidentin e 8 gushit në aksin rrugor Levan-Fier, ku dhe humbi jetën 17-vjeçari.

Njoftimi  i Prokurorisë së Fierit

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u mor ne shqyrtim, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, cështja penale që u përket palëve, më datë 22.10.2025, pasi mori në shqyrtimi, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, kërkesën penale me palë: KËRKUES: M.D, mbrojtur nga Av.Toto Avdija, me numër licence 11326, anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier, zgjedhur me deklarim para Gjykatës, në prani të përkthyesit të licencuar Av.Admir Filaj, me licencë numër 562. KUNDËR: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfaqësuar nga Prokuror Greta Dreni. OBJEKTI: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg”, në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, ose “Garancia pasurore”. BAZA LIGJORE Neni 246 dhe 260 i Kodit të Procedurës Penale
PËR KËTO ARSYE Gjykata, mbështetur në nenet 228, 229 dhe vijues dhe në nenin 260 të Kodit të Procedurës Penale,

Vendosi

1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit M. D
2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.62-2025-4585-(1305), datë 12.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me masat e sigurimit personal të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Garancia pasurore” e parashikuar nga neni 234 dhe 236 i Kodit të Procedurës Penale. 3. Garancia pasurore përcaktohet në shumën 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) Euro/ ose 1,500,000 (njëmilionepesëqindmijë) lekë dhe duhet të depozitohet brenda 5 (pesë) ditëve, nga dita e shpalljes së këtij vendimi, në një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë. 4. Personi nën hetim M.D qëndron me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, deri në depozitimin e shumës së garancisë pasurore, sipas këtij vendimi dhe deri në njoftimin e Prokurorit. 5. Urdhërohet Prokurori për verifikimin të dokumentacionit përkatës si dhe menjëherë dhe në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim M.D, nëse ai nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi, ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”. 6. Urdhërohet personi nën hetim M.D të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, pranë Komisariatit të Policisë Fier, një herë në muaj, përkatësisht, të premten e fundit të çdo muaji, ora 14:00.
7. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. 8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit./Dosja.al

michele d’angelo fier aksident

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Tetor 2025, 14:37 I.A

SPAK thërret Belinda Ballukun të hënën

Belinda Balluku TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka thirrur zv/kryeministren Belinda Balluku për tu paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet se ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës