LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikoi foto i rrethuar me para në rrjetet sociale/ 33-vjeçari shqiptar fiton të drejtën të mos deportohet nga Mbretërinë e Bashkuar (EMËR+FOTO)

Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) kërkojnë deportimin e Olsi Behelulit, 33 vjeç, i cili u dënua me 11 vite burg për rolin e tij të “lartë” në një rrjet trafiku heroinë.

19 Qershor 2025, 20:52 Nga E. D
Publikoi foto i rrethuar me para në rrjetet sociale/ 33-vjeçari
Olsi Behluli

MBRETËRI E BASHKUAR- Një trafikant shqiptar droge, i dënuar dhe që kishte bërë foto veten të rrethuar me 250,000 paund në para, është lejuar të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar. Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) kërkojnë deportimin e Olsi Behelulit, 33 vjeç, i cili u dënua me 11 vite burg për rolin e tij të “lartë” në një rrjet trafiku heroinë.

Beheluli, i cili erdhi në MB kur ishte nëntë vjeç, akuzohet se ka siguruar në mënyrë mashtruese shtetësinë britanike duke mohuar përfshirjen në krime në formularin e aplikimit për natyralizim. Vetëm tetë muaj pas marrjes së shtetësisë, ai u arrestua duke mbajtur tetë kilogramë heroinë shumë të pastër me vlerë rreth 200,000 paund në rrugë për në një “shtëpi magazinimi” në Neasden.

Në vendin e shkeljes u gjetën dokumente identiteti false dhe peshore droge. Gjatë bastisjeve në veri-perëndim të Londrës në vitin 2015, NCA gjeti në iPhone-in e Behelulit një foto ku ai shihej i rrethuar me 250,000 paund në para. Ai u dënua në Gjykatën e Krimit Blackfriars për bashkëpunim në furnizimin me drogë të klasës A dhe u dënua me 11 vite burg më 1 prill 2015.

Gjithashtu Ministria e Brendshme dhe NCA argumentuan se vetëm një person me pozitë të lartë dhe histori të gjatë kriminale do t’i besohej një sasi e tillë e madhe droge. Por, një gjykatës në tribunalin e shkallës së ulët hodhi poshtë këtë argument, pasi nuk kishte prova nga survejimi apo dëshmitarë. Për këtë arsye, apeli i Behelulit kundër deportimit u pranuar.

Ministria e Brendshme apeloi më tej, dhe një gjykatës i tribunalit të lartë urdhëroi një ri-ndjekje, duke vendosur se mungesa e provave për të provuar krimin paraardhës nuk ishte e mjaftueshme për të kundërshtuar arsyetimin “të arsyeshëm” të Sekretarit të Shtetit. Kjo çështje, e zbuluar në dokumentet e gjykatës, është një shembull i fundit i zbuluar nga The Telegraph ku emigrantë të paligjshëm ose kriminelë të dënuar të huaj kanë arritur të qëndrojnë në MB ose të ndalojnë deportimet.

Ministrat po propozojnë të rrisin pragun për ta bërë më të vështirë që gjykatësit tu japin të drejtën për të qëndruar bazuar në nenin 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), që mbron të drejtën për jetë familjare, dhe nenin 3, që mbron kundër torturës dhe trajtimit çnjerëzor apo poshtërues. Babai i Behelulit kërkoi azil pasi familja mbërriti në MB më 22 nëntor 2000. Aplikimet e tyre u refuzuan, por në 2006 u dhanë leje diskrecionale për qëndrim, që më pas “në mënyrë të çuditshme, pothuajse njëkohësisht” u shndërrua në leje të përhershme qëndrimi.

Nuk ka asnjë tregues që babai i Behelulit të ketë qenë i përfshirë në ndonjë shkelje. Tetë vjet më vonë, në prill 2014, Behelulit i u dha shtetësia britanike. Por tetë muaj më pas, më 7 tetor 2014, ai u kap me heroinë me vlerë 200,000 paund dhe u arrestua për veprime kriminale lidhur me drogën. Ministria e Brendshme kërkon deportimin e tij, duke argumentuar se ai ka mashtruar zyrtarët duke deklaruar në aplikimin për shtetësi se nuk kishte asgjë që të dëmtonte karakterin e tij.

Zyrtarët argumentuan se sasia e drogës tregon që ai duhet të ketë pasur një rol mjaft të lartë në furnizimin me heroinë, pasi i ishte besuar më shumë se tetë kilogramë heroinë shumë të pastër me vlerë në rrugë mbi 200,000 paund. Po ashtu Ministria e Brendshme tha se është e pabesueshme të pranohet se ai ishte i ri në tregtinë e drogës dhe se arrestimi i tij ishte hera e parë që merrej me këto aktivitete.

 “Është jashtë logjikës të pranohet që ai do të ishte besuar me një sasi të tillë droge nëse nuk ishte tashmë i përfshirë në furnizimin me drogë të klasës A," i thanë gjykatës.

Megjithatë, tribunali i shkallës së ulët vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të arritur në këtë përfundim.

“Nuk ka, për shembull, survejim apo prova të tjera nga NCA, dhe as dëshmi nga një polic, që të mbështesë sugjerimin se vetëm një anëtar i lartë dhe i besuar i një grupi kriminal do t’i besohej një sasi e tillë droge. Nuk kishte prova bindëse që të tregojnë se apelanti ishte i përfshirë në krim në kohën që deklaroi se nuk kishte asgjë të keqe në karakterin e tij," tha Tribunali. 

Por tribunali i lartë hodhi poshtë këto argumente dhe urdhëroi një ri-ndjekje, duke vendosur se mungesa e provave fizike nuk përbënte një përgjigje të plotë dhe të pakundërshtueshme ndaj pikëpamjes së arsyeshme të Sekretarit të Shtetit. 

“Qoftë që të kishte apo jo një deklaratë nga një oficer policie, apo prova të mëtejshme nga NCA, ajo pikëpamje meritonte respekt dhe mund të mbështeste qëndrimin e arsyeshëm të Sekretarit të Shtetit,” tha ai./ The telegraph

olsi behluli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj