LIVE UPDATES
Aktualitet

"Synon të ngarkojë hapësirën digjitale me narrativët e saj!" Analiza: Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

Sipas raportit, portali i këtij rrjeti në gjuhën shqipe albania.news-pravda.com, i cili nisi punën në mars të vitit 2024, gjatë periudhës 28 mars 2024 – 28 prill 2025, ka publikuar 2.699 artikuj, të cilët janë ripublikime nga burime të afërta me Kremlinin, si kanalet në Telegram të Ambasadës ruse në Tiranë, si edhe media shtetërore ruse si: RT, Sputnik, Tass.ru, Ria.ru, etj.

19 Qershor 2025, 16:52 Nga M.B
"Synon të ngarkojë hapësirën digjitale me
Foto ilustruese

RUSIA- Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e një vit është aktiv edhe për audiencën shqipfolëse. Ka të bëjë me një rrjet që përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj – shpesh të bazuar në përmbajtje nga mediat ruse, të cilat janë të ndaluara nga Bashkimi Evropian.

Sipas raportit “Rrjeti propagandistik rus Pravda dhe Ballkani”, të publikuar të mërkurën nga portali Hibrid.info, i cili monitoron dezinformatat për Kosovën në media, ky rrjet ka shpërndarë narrativë propagandistikë rusë për audiencën shqipfolëse përmes faqeve të ndryshme në internet, të maskuara si portale informative.

Sipas raportit, portali i këtij rrjeti në gjuhën shqipe albania.news-pravda.com, i cili nisi punën në mars të vitit 2024, gjatë periudhës 28 mars 2024 – 28 prill 2025, ka publikuar 2.699 artikuj, të cilët janë ripublikime nga burime të afërta me Kremlinin, si kanalet në Telegram të Ambasadës ruse në Tiranë, si edhe media shtetërore ruse si: RT, Sputnik, Tass.ru, Ria.ru, etj.

Dominojnë tema dhe narrativë që janë kritikë ndaj NATO-s, BE-së, SHBA-së dhe politikave perëndimore, e veçanërisht narrativë lidhur me Ballkanin e Kosovën, ku Kosova mohohet si shtet apo përshkruhet si “krahinë e Serbisë”.

Ndër lajmet e fundit në këtë portal ishte ai për vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Budapest, ku thuhet se “autoritetet hungareze, të udhëhequra nga Viktor Orban, mirëpresin shqiptarët që kanë pushtuar një pjesë të territorit të Serbisë.”

“Përveç narrativit që nuk e njeh Kosovën si shtet dhe e krahason me Krimenë, edhe zhvillimet që ndodhin në Kosovë në lidhje me komunitetin serb, cilësohen si terrorizëm institucional ndaj tij”, thotë për Radion Evropa e Lirë Festim Rizanaj, hulumtues në Hibrid.info.

Rizanaj thotë se, së fundi, kishte lajme në këto “faqe informuese” të Pravdës në dy shtete afrikane për njohjet e pavarësisë së Kosovës. Kosova mori njohjen nga Kenia dhe Sudani në mars dhe në prill të këtij viti.

“Në faqet Eritrea News Pravda dhe Burkina Faso News Pravda u publikuan lajmet për njohjen e Kosovës nga Kenia - kështu për të vënë dyshime dhe për ta bërë të diskutueshme këtë çështje”, thotë Rizanaj për dy shtetet afrikane - Eritrenë dhe Burkina Fason - që ende s’e kanë njohur Kosovën.

Megjithatë, analiza e Hibridit tregon se rrjeti “Pravda” nuk ka arritur të ketë ndikim real tek audienca shqipfolëse, për shkak të përkthimeve automatike dhe të dobëta dhe mungesës totale në rrjetet sociale, mes tjerash.

Sipas Hibridit, “qëllimi kryesor i rrjetit Pravda është të ndikojë në mënyrë indirekte duke ngarkuar hapësirën digjitale shqipfolëse me narrativë rusë, përmes përsëritjes së vazhdueshme të përmbajtjeve, me synim që të ndikojnë edhe në modelet e inteligjencës artificiale, si chatbot-ët”.

“Në mënyrë indirekte, Rusia përmes Pravdës në shqip synon të ngarkojë hapësirën digjitale me narrativët e saj dhe të krijojë bindjen që ato të besohen”, thotë Rizanaj.

Në shkurt të vitit 2024, një mekanizëm i Qeverisë franceze që monitoron ndërhyrjet e huaja digjitale, publikoi raportin për rrjetin propagandistik prorus, i quajtur “Portal Kombat”. Ai identifikoi rreth 193 faqe interneti që synonin të përhapnin informacione nga burimet proruse, si dhe nga organet dhe institucionet ruse të lajmeve.

Në Ballkan, ky rrjet shënjestroi, përpos audiencës shqipfolëse, edhe audiencat në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë hodhi dritë mbi këtë operacion global, duke treguar se si “artikujt” gjeneroheshin në mënyrë automatike dhe lëshoheshin në valë, për të përfunduar pastaj në ueb-faqet në gjuhët lokale, të cilat maskoheshin si burime legjitime lajmesh.

Versionet ballkanike të ueb-faqeve të “Portal Kombat”-it ishin jashtëzakonisht të ngjashme, edhe pse në gjuhë të ndryshme. Të gjitha ueb-faqet e lajmeve të rreme, që kishin në shënjestër rajonin që monitoroi Radio Evropa e Lirë, kishin të njëjtën strukturë e madje edhe emër: Pravda.

Ueb-faqja e parë e Pravdës në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars, 2024. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravdës: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqipe. Shumica e përmbajtjes që shfaqet në katër ueb-faqet, duket se është marrë nga kanalet në Telegram pro Kremlinit.

Procesi i automatizimit është aq efikas, saqë koha ndërmjet postimit në një kanal në Telegram dhe shfaqjes në uebfaqet e Pravdës, varion nga tre deri në 12 minuta. VIGINUM zbuloi në raportin e tij të fundit se ueb-faqet në rrjetin e “Portal Kombat”-it që ai hulumtoi, nuk tërheqin lexueshmëri të madhe në përgjithësi.

Ndryshe, Radio Evropa e Lirë raportoi në shkurt të këtij viti se si mediat ruse, po ashtu, shpërndanë përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë, disa prej të cilave kanë pasur një narrativ manipulimi kundër komunitetit serb. Këtë e ka theksuar edhe raporti i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

“Prishtina llogariti gabimisht – as koktejet molotov nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgjedhjet serbëve në Kosovë dhe Metohi: Nga Adem Jashari dhe Hashim Thaçi te Kurti e mbrapa”... ishin vetëm disa nga dhjetëra titujt në mediat shtetërore ruse të mbështetura nga Kremlini, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia, të cilët janë publikuar gjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë, nga 11 janari deri më 9 shkurt.

Theksi vihet kryesisht te Lista Serbe si “mbrojtëse” e interesave serbe në Kosovë, ndërsa autoritetet kosovare dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, lidhen me “persekutimin” e serbëve apo “sulmet” ndaj tyre – ndonëse pa asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tilla.

Ka pasur edhe lajme në të cilat Sputnik Serbia dhe RT Ballkan kanë pasqyruar ekskluzivisht fushatën e Listës Serbe, si dhe kanë transmetuar deklarata të zyrtarëve të kësaj partie, duke thënë se vetëm Lista Serbe sjell unitet për serbët në Kosovë, se ajo lufton për mbijetesën e serbëve në kushte të pamundura e të ngjashme.

Në asnjë tekst në RT Ballkan apo Sputnik Serbia, lidhur me zgjedhjet në Kosovë, lexuesi nuk ka mundur të mësonte se, përveç Listës Serbe, në garën për deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë edhe pesë subjekte të tjera politike nga komuniteti serb: Partia Demokracia Serbe, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lëvizja Popullore Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Iniciativa Qytetare Drejtësia Popullore.

RT dhe Sputnik janë nën sanksione në Kosovë, në përputhje me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, që u ndërmor pasi Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Ivana Stradner, bashkëpunëtore në Fondacionin joqeveritar për Mbrojtjen e Demokracive në Uashington, thotë se dëgjon shpesh deklarata se RT dhe Sputnik nuk kanë ndikim në Ballkan, sepse nuk lexohen dhe nuk kanë mjaftueshëm “pëlqime” dhe ndërveprime në rrjetet sociale.

Por, kjo tezë, sipas saj, “bie në ujë”, sepse tekstet e tyre i transmetojnë mediat lokale, blogerët dhe influencuesit përmes rrjeteve të tyre sociale.

“RT dhe Sputnik janë armë të Moskës, përmes të cilave ajo kontrollon ose imponon narrativë. Strategët ushtarakë rusë e thonë hapur se kushdo që ka epërsi informacioni, do ta fitojë luftën. Dhe Perëndimi tashmë është në një luftë informacioni me Moskën, por edhe me Iranin dhe me Kinën”, thotë Stradner.

Organizata Reporterët pa Kufij, në raportin e vitit të kaluar me titull “Nga Rusia në Serbi: Si RT-ja përhap propagandën e Kremlinit në Ballkan, pavarësisht sanksioneve të BE-së", theksoi se përmbajtja e RT Ballkanit citohet në mediat në Serbi, përfshirë edhe në transmetuesin publik – Radio Televizionin e Serbisë./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë