Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Alketa Xhafa-Mripa shfaqi instalacion e saj në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte të Armatosura, e cila shënohet më 19 qershor.
STRASBURG- Instalacioni “Mendoj për ty”, i një artisteje nga Kosova – i cili i kushtohet viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës – është shfaqur para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg të enjten. Alketa Xhafa-Mripa shfaqi instalacion e saj në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte të Armatosura, e cila shënohet më 19 qershor.
Dhjetëra fustane të varura në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë konflikteve të armatosura dhe nga figura publike në shenjë solidariteti, u shfaqën para ndërtesës së Këshillit të Evropës të enjten. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se puna e Alketa Xhafa-Mripës e ka kthyer dhimbjen në motiv dhe heshtjen në kujtesë të fuqishme publike.
“Si një artiste nga Kosova me famë ndërkombëtare, ajo vazhdon të flasë për ato e ata që nuk do të harrohen kurrë. Ajo kujton, por edhe kërkon. Zgjon ndërgjegjen, bën thirrje për llogaridhënie dhe këmbëngul që drejtësia duhet të mbizotërojë”, shkroi Kurti në Facebook.
Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99, nuk dihet. Por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20.000. Megjithatë, statusin ligjor si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës e kanë marrë vetëm afër 2.000 persona.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg shkroi në Facebook se, duke e sjellë këtë instalacion në zemër të Evropës, “Mendoj për Ty” është shndërruar “në një simbol të qëndresës dhe mbijetesës, dhe shërben si një rikujtim se eliminimi i dhunës seksuale në konflikte është i mundur vetëm nëse i japim mbështetje të pakushtëzuar të mbijetuarave dhe vendosim autorët përballë drejtësisë”.
Ajo tha se përurimi zyrtar i instalacionit do të mbahet më 23 qershor, gjatë sesionit veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në prani të deputetëve të Asamblesë, përfaqësueseve të përhershëm të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe autoriteteve më të larta të organizatës.
Ndërsa, më 27 qershor, instalacioni do të vendoset në një nga hapësirat publike më të frekuentuara të qytetit të Strasburgut, në Rue des Hallesbardes, duke e sjellë mesazhin në zemër të veprës edhe më afër qytetarëve, sipas njoftimit./ REL
Gentiana Hudhra ITALI - Kane dale rezultatet e para të autopsisë që u krye në trupin e Gentiana Hudhra, nënës ...
pamje nga vendngjarja BERAT- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit mes një punonjës të Policisë b...
DUBAI- Tre shqiptarët e akuzuar për përfshirje në grupe kriminale Ado Xhika, Maksim Koçi dhe Ervis Daka janë 3...
te arrestuarit DUBAI- Tre shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale pritet të ekstradohen sot nga Emirate...
foto ilustruese GJERMANI- Mafia e drogës ka zhvilluar një metodë të re trafiku që nuk zbulohet me mjetet tradicionale. Meqë k...
Emilia Veliu GREQI- Një 16-vjeçare shqiptare prej katër ditësh është zhdukur pa lënë gjurmë në Greqi. A...
zjarr VLORË- Pylli i Sodës në afërsi të plazhit të Zvërnecit është përfshirë ditën e sotme nga...
bimet SHKODËR- Mijëra bimë narkotike janë gjetur dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacio...
foto ilustruese VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Si paso...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin lidhur me vras...