23 Maj 2023, 08:34
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se aksi Fushë Krujë–Thumanë do të bëhet i pakalueshëm për shkak të punimeve në rrugë. Në 21 ditët në vazhdim do të bëhet devijimi i trafiku, sipas disa tabelave që ARRSH ka vendosur në rrugë. Po ashtu në njoftimin e ARRSH-së thuhet se puna do të realizohet me segmente pjesore dhe me devijime rrugësh alternative, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje totale të qarkullimit të mjeteve.

Njoftimi i ARRSH-së:
Në kuadër të kontratës së mirëmbajtjes, nesër, datë 23.05.2023 fillon ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave asfaltike në segmentin Fushë Krujë-Thumanë.
Sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjes së tabelave informuese për çdo devijim, drejtuesit e mjeteve do të orientohen për rrugën që do të ndjekin.
Puna do të realizohet me segmente pjesore, me devijime rrugësh alternative, me qëllim që të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit të trafikut.
Punimet do të zgjasin ditë si më poshtë
• 4 ditët e para do të punohet në segmentin Kryqëzim Luz–Kryqëzim Borizanë, ku sensi i lëvizjes Tiranë–Milot do të qarkullojë nëpërmjet rrugës alternative në segmentin Kryqëzim Luz–Qendër Borizanë–Kryqëzim Borizanë.
• Duke filluar nga dita e pestë deri në ditën e gjashtë, puna do të vijojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Rrethrrotullimi Thumanë. Sensi Tiranë– Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Qendër Borizanë–Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë. Më pas do të vijojë lëvizjen normale në drejtim të Milotit.
• Duke filluar nga dita e shtatë deri në ditën e nëntë, puna do të vazhdojë në segmentin Rrethrrotullimi Thumanë-Kryqëzim Borizanë. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Qendër Borizanë-Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë.
• Duke filluar nga dita e dhjetë deri në ditën e katërmbedhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Kryqezim Luz. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Luz-Qendër Borizanë-Kryqëzim Borizanë.
• Duke filluar nga dita e pesëmbëdhjetë deri në ditën e shtatëmbëdhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Degëzim Y-Kryqëzim Luz. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.
• Duke filluar nga dita e tetëmbëdhjetë deri në ditën e njëzet e një, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Luz-Degëzim Y. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin si dhe zbatimin e sinjalistikës provizore nga drejtuesit e mjeteve lidhur me këtë devijim.
arrsh
Aktualitet
23 Maj 2023, 08:29
I.A
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë një ...
Aktualitet
23 Maj 2023, 08:05
I.A
Anila Ruçi
ITALI- Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Italisë, në Scaldasole të Pavias, aty ku u vra 38-vjeçarja shqiptare ...
Aktualitet
23 Maj 2023, 07:53
I.A
Ministrat e Jashtem
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të BRE-së në takimin në Bruksel ftuan edhe gjashtë homologët e tyre nga...
Aktualitet
23 Maj 2023, 07:43
I.A
Jetmira Beka
GJERMANI- Një 28-vjeçare nga Kosova është dhunuar për vdekje në parkingun e një dyqani në Aache...
Aktualitet
23 Maj 2023, 07:15
I.A
Moti
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
Aktualitet
22 Maj 2023, 23:28
A.B
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se familja Rexha, dyshohet se nuk u hakmor vetëm për vrasjen e 43-vjeçarit, por edh...
Aktualitet
22 Maj 2023, 23:22
A.B
Marin Mema
TIRANË- Gazetari Marin Mema tregoi në “Top Story” se pretendimet se ai është shpallur non grata në Gre...
Aktualitet
22 Maj 2023, 23:00
A.B
Aksidenti
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 17-vje çari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Baldush...
Aktualitet
22 Maj 2023, 22:56
A.B
Artan Hoxha
TIRANË-Çështjen e Fredi Belerit dhe reagimet nga qeveria greke, gazetari Artan Hoxha i ka quajtur strategjike dhe politike. Ai...
Aktualitet
22 Maj 2023, 21:43
A.B
Artan Hoxha
TIRANË- Vrasja në Kavajë ishte tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në 'Top Story'. Gazetari Artan Hoxha tha se Kav...