LIVE UPDATES
Aktualitet

“Punojmë pa pushim e pa orar”, shoferëve të Urgjencës u ulet paga

Shefi i Urgjencës, Gjergj Qerimi shpjegon se sipas një auditi kanë rezultuar shkelje me pagesat e shoferëve.

20 Mars 2025, 21:32 Nga N.F
“Punojmë pa pushim e pa orar”, shoferëve të
Shoferët e Urgjencës

DURRËS- Në redaksinë e emisionit “Stop” janë drejtuar 22 shoferë të Urgjencës në Spitalin e Durrësit, që thonë, se nga Gushti 2024 atyre u është ulur paga me 16 mijë lekë të reja rroga. Punonjësit thonë, se punojnë 12 orë dhe paguhen për 8.

“Problematika jonë është nga Gushti i 2024 e deri në këtë muaj që jemi. Paga ka ndryshuar rreth 16 mijë lekë të reja më pak.”

“Gjithandej me vendim të qeverisë u rritën rrogat edhe tek ne shoferët erdhi vendimi që të rriteshin rrogat u rrit një muaj, muajin tjetër na u ul me 200 e ca mijë lekë të vjetra. Arsyen nuk e dimë.”

“Punojmë 12 orë në ditë, paguhemi për 8.” “Po kështu ditët e festave, apo të shtunat e të dielat, nuk paguhen. Ata i janë drejtuar me shkresa Drejtorisë së Spitalit, por nuk kanë marrë zgjidhje”.

“E shtuna dhe e diela nuk njihen fare. Vetëm 40 orë në javë.”

“Ditët e shtuna dhe e diela duhet të na paguhen për aq kohë sa është nga Këshilli i Ministrave.”

“Ekziston një vendim bordi, që ne kemi punuar kaq vite dhe vendimi i bordit përcakton që ne duhet të punojmë 12 orë dhe të paguhemi 12 orë. Për këtë gjë ne duam që të shqyrtohet dhe të merren masa. Ne duam që të paguhemi për aq sa punojmë.”

“Mjeku dhe infermier paguhen për 12 orë, kurse ne jo.”

“Ne jemi një ekip që duhet të paguhemi të gjithë 12 orë, ne kemi 7 muaj që punojmë 12 orë dhe paguhemi 8 orë.”

“I kemi vërë një kërkesë Drejtorisë së Spitalit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga kjo kërkesë.”

Shefi i Urgjencës, Gjergj Qerimi shpjegon se sipas një auditi kanë rezultuar shkelje me pagesat e shoferëve.

“Jam vënë në dijeni nga shoferët. Nuk është detyra ime që të përcaktor pagën e shoferëve, infermierëve, qoftë edhe mjekësve. Padyshim që unë jam interesuar, më kanë kthyer një përgjigje dhe më kanë thënë që sipas kontrollit që ka ardhur nga fondi dhe nga Ministria e Shëndetësisë është vënë re që pagesat që kanë marrë më përpara stafi i shoferëve nuk kanë qenë të sakta, pra u është dhënë më shumë seç duhet”, tha shefi i Urgjencës, Gjergj Qerimi.

Gazetarja bashkë me 22 denoncuesit i drejtohen administratës sëspitalit dhe shefja e zyrës së financës Eneda Shyti thotë që do t’i bëjë shkresë Ministrisë që ky rast të shqyrtohet.

“Në Korrik, është vendimi 112 datë 22.02.2006 që thotë se duhet të bazohen në Kodin e Punës. Është një problematikë që ka ardhur edhe në vazhdimësi të kontrolleve që kanë ardhur. Ne jemi duke u adituar momentalisht. Mesa di unë është problematike pjesa e shoferëve. Na vijnë nga ministria me VKM, të përcaktuara dhe ne zbatojmë VKM-të. Duhet bërë profili që duhet rregulluar ky profili i 12 orë dhe 8 orë”, tha shefja e Zyrës së Financës, Eneda Shyti.

Nëndrejtoresha e spitalit, Klementina Meçi, shpjegon se pret konkluzionet e auditit, për të reflektuar mbi këtë problematikë e për të zgjidhur problemin e 22 shoferëve të Urgjencës.

“Në bazë të vendimit 422, 26.06.2024, është institucioni përkatës i njësisë vendore që përcakton shkallën e vështirësisë. Ne u jemi drejtuar atij me shkresë zyrtare për të pritur një përgjigje. Duhet t’u themi që jemi në një proces, sepse në bazë të auditit të Ministrisë të Shëndetësisë ngritur në Dhjetor të 2024-ës kanë marrë në shqyrtim gjithë këto pretendime dhe janë në fazën që do të sjellin rekomandimet përkatëse.

Deri në momentin që vjen vendimi i formës së prerë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ne nuk ndërmarrim asnjë hap. Është vënë në dijeni, ka audituar, ka dalë në konkluzione dhe ne vetëm presim konkluzionet që t’i vëmë në zbatim direkt. Do marrim vendimin, jemi duke e shqyrtuar dhe patjetër që do reflektojmë. Presim të gjitha institucionet që të marrin një vendim të ligjshëm”, nëndrejtoresha e spitalit, Klementina Meçi./ TvKlan

shoferet e urgjences

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj