LIVE UPDATES
Aktualitet

Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg

Ky ritëm ka rënë në 19 muajt e fundit, pasi gjatë kësaj periudhe APR njofton se ka arritur të mbjellë vetëm 2,987 pemë dhe shkurre, me një mesatare që ka rënë drastikisht në vetëm 157 pemë në muaj.

27 Prill 2023, 20:48 Nga k.m.

Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg

Projekti strategjik “Metrobosco”, i njohur si pylli orbital është pjesë e planit urbanistik Tirana 2030, përgatitur nga arkitekti italian Stefano Boeri. Ky plan parashikon ngritjen e një “kufiri-hijebërës” prej 2 milionë pemësh frutore e parqesh rreth qytetit, që do të shërbente për të kufizuar ndërtimet dhe konsumin e tokës.

Citizens Channel e ka ndjekur në vazhdimësi ecurinë e punës për krijimin e pyllit orbital. Në një investigim të publikuar një vit më parë, u zbulua se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), në katër vite kishte mbjellë në total 58,000 pemë, pra një mesatare prej 1,208 pemësh në muaj. Ky ritëm ka rënë në 19 muajt e fundit, pasi gjatë kësaj periudhe APR njofton se ka arritur të mbjellë vetëm 2,987 pemë dhe shkurre, me një mesatare që ka rënë drastikisht në vetëm 157 pemë në muaj.

Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg

Në një përgjigje për Citizens Channel, Bashkia Tiranë tha se nga fillimi i aplikimit të planit e deri më tani janë mbjell gjithsej 60,987 dru dhe shkurre. Nëse do të marrim në konsideratë ritmin e gjashtë viteve të fundit (rreth 10,000 pemë në vit), Bashkisë Tiranë do i duheshin 200 vjet për të mbjellë dy milion pemët e premtuara në pyllin orbital.

Ndërkohë, në datën 26 mars, Kryetari i Bashkisë së Tiranës mbajti një ceremoni ku mbolli pemën e 1 miliontë dhe tha: Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm.

Dështimi për realizimin e projektit të “Pyllit Orbital”, konfirmohet edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Një auditim i bërë në vitin 2022 theksoi se ky projekt rezulton me nivel shumë të ulët realizimi, për shkak të pamundësive financiare dhe mungesës së hapësirës së nevojshme për mbjellje.

Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg

Nëse 1 milionë pemët e mbjella nuk janë pjesë e pyllit orbital, ato duhet t’i përkasin një tjetër plani strategjik të Bashkisë Tiranë. Projekti Strategjik 03, i Planit “Tirana 2030”, premton krijimin e dy unazave të gjelbra brenda qytetit. Unaza e gjelbër parashikohet të jetë e dedikuar për këmbësorët, çiklistët dhe lëvizshmërinë në shina.

“Unaza e dytë e cila së bashku me unazën e katërt, pyllit metropolitan dhe korridoreve ekologjikeTirana030 do të përbëjë infrastrukturën e gjelbër bazë të qytetit”, thuhet në planin Tirana2030.  Një tjetër investigim i Citizens Channel, tregoi se planet për ndërtimin e këtyre dy unazave janë ende në fazë projektimi.

Pra, nëse një milionë pemët nuk i përkasin as Pyllit Orbital e as dy Unazave të Gjelbra, ato duhet të jenë mbjellë në zonat urbane të qytetit.

Kjo fotografi e marrë nga plani Tirana 2031, pasqyron zonat e reja të gjelbra.

Një tjetër fotografi satelitor e Tiranës e marrë sot, tregon qartë mungesën e dy unazave të gjelbra ashtu edhe të pyllit orbital.

Gjelbërimi i Tiranës ka qenë kryefjala e Bashkisë Tiranë në 8 vitet e fundit. Zotimi për mbjelljen e 2 milion pemëve dhe kthimin e Tiranës në një qytet me parqe, ka mbetur vetëm në deklarata. 

Teksa vrulli i ndërtimeve shtohet, Tirana është duke humbur hapësirat e gjelbëra. Një sutdim i Co-Plan në 2021 tregoi se humbja e sipërfaqeve natyrore brenda Unazës së Madhe të Tiranës shkonte në 526,000 m2.

Hapësira e gjelbër ndër të tjera është hequr edhe me ligj. Në Planin e Përgjithshëm Vendor TR 2030, termi sipërfaqe e gjelbër nuk ekziston, aty përcaktohet vetëm hapësira publike. Brenda kësaj hapësire publike përfshihet edhe ajo e gjelbër.

Eksperti i mjedisit pranë Co-Plan Rodion Gjoka shprehet se pemët në tërësi ofrojnë shërbime në ekosistem, të cilat varën nga mosha dhe lloji i pemës. 

Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg

“Që një pemë të konsiderohet e maturuar dhe të ofroj shërbime në ekosistem si hijëzim, absorbim i ujit të shiut, absorbim i ndotësve si CO2 dhe PM sikundër edhe çlirimi O2 si pasojë e fotosintezës, duhet minimalisht të kenë kaluar të paktën 8-9 vite nga momenti që konsiderohej fidan,”- tha për Citizens Channel Gjoka.

Ai sqaron se Tirana pas reformës territoriale përfshin në territorin e vet “fonde të kosniderueshme pyjore, por ndërkohë në nivel urban nga censusi i vitit 2022 realizuar nga GreenLungs Co-PLAN rrezulton të ketë rreth 17.789 pemë”. Këto pemë thotë Gjoka nuk absobrojnë dot as ndotjen që shkaktohet në Tiranë nga flota 320 autobuzëve te transportit publik, për mos të përfshirë makinat e aktivitet e tjera në qytet.  Sa i përket gjelbërimit urban, Gjoka thotë se më herët ai studiohej për funksionet alternative që jepte teksa sot “është shfrytëzuar vetëm si element estetik dhe propagandistik”.

“Në këtë kontekst po, 1 milionë pemë do i bënin shumë mirë një qyteti të ndotur dhe shumë vulnerabel ndaj fenomeneve ekstreme të klimës,”- thotë Gjoka.

Pylli Orbital i Tiranës është 200 vite larg

Ai analizon se në retorikën e shumë politikbërësve mbjellja e pemëve është përdoruur si element propagandistik.

Mbjelljet e miliona pemëve kanë qenë propoagandë e kahershme, kujtojmë Lefter Kokën që do të kthente currilat në Pyll, Blendi Klosin që do të mbillte 20’200’000 pemë deri në 2020 apo edhe këta të tjerët që vijojnë në të njejtën linjë e ndërkohë nuk arrijmë dot të kontrollojnë moratoriumin e pyjeve në zona të mbrojtura (Rrjace, Gramsh etj)”, u shpreh Gjoka.

Në lidhje me planin e Bashkisë Tiranë për Pyllin Orbital (metrobosco) ai shprehet se mund të vlerësohet nëse projekti është transparent në të gjithë tërësinë e tij.

“Unë nuk kam parë një projekt konkret pyllëzimi por vetëm rendera, infografika dhe letra teorike”, thotë Gjoka.

pylli i tiranes tirane


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj