Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të miturve policia gjeti 1 dorezë metalike, një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56.
POGRADEC - Policia ka arrestuar dy 16-vjeçarë, pasi qëlluan me armë zjarri drejt banesës së një 42-vjeçari. Një nga 16-vjeçarët rezuton i proceduar penalisht më parë, për plagosje me thikë. Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të miturve policia gjeti një dorezë metalike, një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56.
Polica zbuloi së dy të miturit posedonin një armë zjarri automatik, të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. Dy të miturit e arrestuar, pritet të dalin para trupës gjykuese ku edhe do të nihen me masën e sigurisë. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", “Dhunimi i varreve", të kryera në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
“Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në Pogradec, Policia identifikon dhe arreston dy 16-vjecarë. Policia gjen armën e zjarrit kallashnikov që ata e mbanin të fshehur në varrezat e qytetit, municion luftarak dhe një dorezë metalike.
Njëri nga 16-vjeçarët, i proceduar penalisht më parë, për plagosje me thikë. Në vijim të punës së pandërprerë për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë siguruar informacion për dy shtetas të mitur që mbanin armë zjarri dhe dyshohet se kishin qëlluar në drejtim të një banese, në muajin maj 2025, kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, kapën dhe vunë në pranga shtetasit M. K. dhe J. H., të dy 16 vjeç, banues në Pogradec. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në lagjen nr. 1, u gjetën 1 dorezë metalike përforcues grushti, një sasi municioni luftarak dhe një gëzhojë arme zjarri model 56.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas posedonin një armë zjarri automatik, të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit. Gjithashtu, nga hetimet u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 11.05.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", “Dhunimi i varreve", të kryera në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta"./Dosja.al
Ilir Beqaj TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për Sterilizimin ësht...
Foto ilustruese SHKODËR- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reagur për projektin e kullës 35 katëshe “Rozafa Towe...
Korreshi TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i është...
Indrit Doda TIRANË- Indrit Doda do të drejtojë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Emri i tij u firmos nga mi...
Foto ilustruese TIRANA- Gjatë dy ditëve të fundit, Policia Rrugore ka sekuestruar qindra monopatë elektrikë në Tiran&eum...
Foto ilustruse TIRANË - Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë vjedhur sasi parash dhe sende me vlerë, në disa banesa dhe biznese....
Foto ilustruse LEZHË - Polica ka arrestuar sot një 44-vjeçar, pasi mbante me vete një një thikë dhe 2 krehra automatiku. 44...
Ilir Proda dhe Altin Morina TIRANË- Ndëshkimet ndaj ish-kryekomisarit të komisariatit numër 2 në Tiranë Ridvan Pali, i cili a...
Olsian Çela TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shprehur kritika ndaj drafit të Kodit të ri Penal,...
Lokali në Elbasan ELBASAN- Ky është bar restorant "Zykollari" ku policia arrestoi në flagrancë 14 persona ditën e djeshme, nj...