Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për Sterilizimin është shtyrë sërish. Shtyrja e seancës është bërë për t’i dhënë kohë avokatëve të Ilir Beqajt që të bëjnë kërkesën për të marrë CD e seancave paraprake për të bërë mbrojtën e tij.
Gjithashtu senca e sotme është zhvilluar me debate mes palëve. Përplasjet vazhdojnë pas ndryshimit të akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”.
"Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha unë jam në një situatë që nuk di si do mbrohem, procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim. Por nuk i kam marrë ende të gjitha pasi nuk e kam më atë të drejtë që të ja dërgoj asaj gjykata sepse e ka ndarë çështjen time.
Kërkoj CD e seancave paraprake, aty ky është bërë diskutimi i akuzës. Po na duhet një “Diellë” mesa duket, se CD duhet t’i marrësh kundrejt tarifës, pra i bie të blesh akuzën. Do i bëj kërkesë gjykatës që të më sjell kompjuter që t’i dëgjoj, por duhet të urdhëroni Drejtorinë e Burgjeve që të ma lejojë," tha Ilir Beqaj.
Po ashtu avokati i Beqajt theksoi se klienti i tij është në pamundësi për t’i dëgjuar. Sakaq, gjykata vendosi ta shtyjë seancën për në datën 30 tetor ora 12:00.
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.
Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit./Dosja.al
Foto ilustruese SHKODËR- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reagur për projektin e kullës 35 katëshe “Rozafa Towe...
Korreshi TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i është...
Indrit Doda TIRANË- Indrit Doda do të drejtojë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Emri i tij u firmos nga mi...
Foto ilustruese TIRANA- Gjatë dy ditëve të fundit, Policia Rrugore ka sekuestruar qindra monopatë elektrikë në Tiran&eum...
Foto ilustruse TIRANË - Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë vjedhur sasi parash dhe sende me vlerë, në disa banesa dhe biznese....
Foto ilustruse LEZHË - Polica ka arrestuar sot një 44-vjeçar, pasi mbante me vete një një thikë dhe 2 krehra automatiku. 44...
Ilir Proda dhe Altin Morina TIRANË- Ndëshkimet ndaj ish-kryekomisarit të komisariatit numër 2 në Tiranë Ridvan Pali, i cili a...
Olsian Çela TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka shprehur kritika ndaj drafit të Kodit të ri Penal,...
Lokali në Elbasan ELBASAN- Ky është bar restorant "Zykollari" ku policia arrestoi në flagrancë 14 persona ditën e djeshme, nj...
Olsian Çela TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë kundër Kodit të ri Penal. Në Komisionin e Lig...