LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetari nga Elbasani merr leje vetëm për mur rrethues, ngre vilë dhe e mbulon me çarçafë për të mos u dukur

Sipas denoncuesit, është marrë leje në bashki vetëm për ndërtim muri rrethues.

8 Dhjetor 2022, 22:08 Nga k.m.
Qytetari nga Elbasani merr leje vetëm për mur rrethues, ngre vilë
Foto ilustruese

Theodhoraq Kapurani ankohet se ngjitur me laboratorin e  tij, pranë Spitalit Rajonal Elbasan, po ndërtohet një godinë pa leje. Sipas denoncuesit, është marrë leje në bashki vetëm për ndërtim muri rrethues.

“Letrat i ka për mur rrethues. Ai bën objekt. Megjithatë edhe murin rrethues të bënte, të mbante distancën dhe të vazhdojë punët. Unë kam që në ’89 këtu. Kjo ka qenë vendroje dy me dy. Shikoje, ja si është. Ka 1 muaj që ka filluar punimet. Kemi lajmërur në të gjitha institucionet. Në policinë e ndërtimit, IMT Elbasan”, tha denoncuesi.

IMT ka bërë vetëm një herë verifikim, ku nëpërmjet një shkrese zyrtare i bën me dije qytetarit se në kohën e verifikimit, 11 Nëntor 2022, po ndërtohej mur dhe jo godinë.

Gazetari i “Stop” verifikon pretendimin e zotit Kapurani dhe në fakt, rezulton se ngjitur me spitalin e Elbasanit, po ndërtohet godinë dhe jo mur rrethues.

Gazetari: Zotëri, si kalove? Si je? Më fal për shqetësimin! Kush po e bën këtë subjekt? I kujt është ky?

Gazetari: Ky subjekti këtu, që po punoni, i kujt është?

Punëtori: Ku di unë? Unë punëtor jam.

Gazetari: Kjo është godinë? Çfarë po bëhet këtu?

Punëtori: Sa di ti, aq di edhe unë.

Gazetari: Po kush ju ka marrë në punë?

Punëtori: Më ka marrë ai, pronari im.

Gazetari: Zotëria këtu, ka një ankesë, që ka laboratorin ngjitur, dhe thotë, që është marrë leja…

Punëtori: Nuk di gjë, thashë. Si të jesh ti pronari, e të thuash ik në filan vend, bëj punë.

Emisioni “Stop” mësoi se leja vetëm për ndërtim muri rrethues, nga ana e Bashkisë Elbasan, i është dhënë shoqërisë Alfred Kasa dhe Fiona Kasa.

Qytetari i është drejtuar ‘Bashkëqeverisjes’ dhe IMT Elbasan, por përgjigja ka qenë se, në momentin e verifikimit pas ankesës, aty po bëhej vërtetë një mur rrethues.

Me kërkesë të emisionit ‘Stop’, IMT shkon sërish në terren dhe kryeinspektori Alian Zabeli thotë, se kemi të bëjmë me një shkelje, që do të gjobitet e detyrohet ta kthejë objektin në gjendjen fillestare.

Alian Zabeli, kryeinspektor: Ne kemi pasur një ankesë për z.Alfred Kasa dhe kur u bë verifikimi, pasi erdhi ankesa, zotëria ishte duke bërë ndërtimin e murit rrethues.

Gazetari: Është në të vërtetë një mur rrethues sipas verifikimeve apo një godinë?

Alian Zabeli, kryeinspektor: Në qoftë se do të më prisni pak… Kjo është, qartë, shkelje. Do çoj inspektorët për riinspektim dhe do marrim masat administrative.

Alian Zabeli, kryeinspektor: Të tipit: vendim gjobe dhe vendim prishje, kthim në gjendjen fillestare.

Gazetari: Nuk e shikoni më tej, dale, a ndërtoi vërtet ky zotëri, ndoshta vërtet e ka shkelur, ndoshta kjo ankesë mbeti thjesht kaq e mbeti aty, pra, nuk e shikoni më tej?

Alian Zabeli, kryeinspektor: Ne e shikojmë në një moment të dytë.

Gazetari: Sepse, i bie, që ankuesi të sjellë kërkesa, të presë përgjigje, ndërkohë që muri dhe godina në total, në strukturën, që ajo sot ka e që i ngjan një godinë që mund të jetë subjekt nesër, tregtare, në atë pozicion, është duke u përfunduar.

Alian Zabeli, kryeinspektor: Subjektit, do i prishet pjesa, që ai ka bërë shtesë. Sipas rastit, i bie që të prishet soleta dhe ngritja e muraturës anës./tvklan.al

theodhoraq kapurani elbasan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj