8 Dhjetor 2022, 20:15
Nga k.m.
Durrës Yacht Marina
Vetëm pak orë nga hapja e zyrës së shitjeve të projektit “Durrës Yacht Marina”, gati 90% e apartamenteve janë rezervuar. Edhe pse kompleksi rezidencial pranë portit të qytetit nuk ka nisur endë të ndërtohet, interesi për blerje ishte shumë i madh.
Çmimet varionin nga 110 mijë euro një apartament 60 m2, deri në rreth 1.2 milionë euro apartamentet 3+2 me një sipërfaqe 400 metra katrorë. Se si funksionon shitja, kur projekti është ende maket, na e shpjegon agjenti imobiliar Florian Tahiri.
“Mënyra e pagesës është me 7 këste. 20% e vlerës jepet vetëm pasi jepet leja e ndërtimit. Në varësi të fazave të ndërtimit, në 7 faza të ndryshme bëhet edhe pjesa e likuidimit. Kësti final, 5%, bëhet në momentin që merret certifikata e pronësisë”, tregon agjenti imobiliar.
Blerja e apartamenteve shihet si investim në pasuri të paluajtshme.
“Nuk duhet parë vetëm si një mundësi banimi, por si një mundësi investimi. Ose për ta rishitur pas shumë vitesh, ose për ta dhënë me qira ditore”, thotë Tahiri.
Këtë pohojnë dhe të interesuarit, të cilët i besojnë kompanisë arabe.
“‘Emaar’ është një kompani shumë e madhe dhe ka tashmë një kontratë me shtetin. Nëse ai thotë se do mbarojë për 2 vitem atëherë është e sigurt”, shprehet një qytetar.
Në total, në përfundim të projektit, në territorin e portit do të ndërtohen 13 mijë apartamente, si dhe disa hotele me 5 yje./ Euronews
durrës yacht marina
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 20:13
A.B
Gjyqtare
TIRANË- Gjyqtari i Tiranës, Gerd Hoxha u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KP...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 19:01
A.B
Enio Jaço
TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka reaguar pas kërkesës së Konvent&...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 18:48
A.B
Bledian Koka
TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas postimit të ministrisë së jashtme e cila njoftoi se kanë nisur proc...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 18:43
A.B
Selman Lajçi
FOTO- Personi në foto është Selman Lajçi, 53-vjeçari i cili u kap sot në Portin e Durrësit me ar...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 18:26
A.B
Armet
DURRËS- Selman Lajçi është arrestuar në portin e Durrësit, pasi në makina iu gjetën tre armë zjar...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 18:10
A.B
Policia
DURRËS- Selman Lajçi, 53 vjeç me origjinë nga Kosova është personi i arrestuar i cili tentoi të futej&n...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 17:38
k.m.
Ervis Martinaj
TIRANË- Policia e Shtetit duke nisur nga mbasditja e djeshme ka zhvilluar disa aksione të shpërndara në qytete t&...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 17:30
A.B
Policia
TIRANË- Kontrollet nga RENEA dhe FNSH-ja rezultuan me arrestimin e Sali Zenelit. Ky person, ishte shpallur në kërkim pasi ë...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 17:30
A.B
Porti
DURRËS- Arrestohet një person në Portin e Durrësit. Personi, ende i paidentifikuar është kapur me një arsenal arm&...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 17:25
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 437 testime...