LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër Aeroportit të Vlorës, Jaço: Të pezullohen punimet! Nëse s'ndodh kostot do jenë të mëdha

Jaço ka evidentuar 4 konkluzione të Konventës së Bernës për punimet në aeroport, nga mungesa e respektimit të ligjeve kombëtare tek përputhshmëria me ligjet e BE-së

8 Dhjetor 2022, 19:01 Nga A.B
Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër Aeroportit të Vlorës,
Enio Jaço

TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka reaguar pas kërkesës së Konventës së Bernës për pezullimin e Aeroportit të Vlorës. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij Facebook, Jaço thekson se ky do jetë rasti që do vërë në test Shqipërinë në respektimin e ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka evidentuar 4 konkluzione të Konventës së Bernës për punimet në aeroport duke nisur nga mungesa e respektimit të ligjeve kombëtare e deri përputhshmëria me ligjet e BE-së. Jaço shton në fund se tani është koha kryesore jo vetëm për t’iu përmbajtur legjislacionit vendas, por edhe për t’u harmonizuar me konventat dhe ligjet ndërkombëtare ku Shqipëria është nënshkruese.

Jaço nënvizion se nëse palët nuk e kuptojnë këtë, kostot, barra dhe vonesat e rrugës drejt BE-së do të jenë shumë të mëdha.

SHKRIMI I PLOTË:

4 Konkluzione nga Kërkesa e Konventës së Bernës për të Pezulluar Ndërtimet në Aeroportin e Vlorës

1) Konventa e Bernës, një organizatë e Këshillit të Europës në Strasburg, konstatoi se vendimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës janë “në mungesë të dukshme të respektimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”. Ky nuk është lajm i mirë për shtetin e të drejtës në Shqipëri dhe progresin me hapjen e negociatave me BE. E drejta e ligjit është një nga prioritetet që BE i ka vendosur Shqipërisë përmes progres raportit.

2) Vendimi është një fitore lobimi e forcave ambientaliste të shoqërise civile në Shqipëri. Nuk është hera e parë që organizatat e shoqërisë civile kanë lobuar në organizmat e Këshillit të Europës. Por EcoAlbania dhe PPNEA kanë meritë të veçantë në përgatitjen e një dosje teknikisht serioze në kanalet europiane të së drejtës.

3) Tani që BE ka hapur procesin e negociatave, është e pritshme që institucionet Europiane të jenë gjithmonë e më të përfshira në proceset e brendshme në Shqipëri – veçanërisht funksionimin e drejtësisë. Prandaj është koha kryesore jo vetëm për t’iu përmbajtur legjislacionit vendas, por edhe për t’u harmonizuar me konventat dhe ligjet ndërkombëtare ku Shqipëria është nënshkruese. Kjo duhet të përfshijë Qeverinë, institucionet e administratës publike, por edhe shoqërinë civile dhe sektorin privat. Nëse palët nuk e kuptojnë këtë, kostot, barra dhe vonesat e rrugës drejt BE-së do të jenë shumë të mëdha.

4) Si do menaxhohet situata në të ardhmen e afert – do ketë një kompromis me Konventën apo do të shpërfillet? Mjedisi është një çështje thelbësore për BE-në. Kjo do të përcaktojë rrugën, marrëdhënien dhe qasjen që do të vendosin institucionet shqiptare me BE-në

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti. Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strazburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2dhjetor “ kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

pezullimi i aeroportit te vlores enio jaco

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet