Kërcet arma në Sarandë/ Plagoset 50-vjeçari me precedent kriminal, policia blindon zonën (EMRI)
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar nga rënia e euros"/ Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqip&eu...
Sipas raportit tremujor të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026, nga 4% në tremujorin paraardhës.
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët kryesorë prodhues mbetën në vështirësi.
Sipas raportit tremujor të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026, nga 4% në tremujorin paraardhës.
Rritja u mbështet kryesisht nga konsumi privat, administrata publike, arsimi, shëndetësia, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Në të kundërt, industria dhe bujqësia vijuan të japin kontribut negativ në ekonomi.
Konsumi privat u rrit me 3.9%, por investimet u ngadalësuan ndjeshëm, në 3.9% nga 10% në fund të vitit të kaluar.
Eksportet e mallrave u rikuperuan me 28% në terma realë, të ndihmuara edhe nga një bazë e ulët krahasimi, ndërsa eksportet e shërbimeve u rritën me 5%. Megjithatë, rritja e importeve e zbehu efektin pozitiv dhe kontributi i eksporteve neto në ekonomi mbeti pothuajse neutral. Raporti evidenton sinjale të përziera edhe nga tregu i punës. Papunësia u rrit lehtë në 9.4%, ndërsa papunësia e të rinjve arriti në 16.9%.
Emigracioni neto prej afro 28,500 personash në vitin 2025 vijoi të ngushtojë ofertën e punës. Nga ana tjetër, paga mesatare bruto u rrit me 9.6%, në 90,119 lekë, dukshëm më shpejt se inflacioni. Inflacioni u përshpejtua në 3.2% në qershor, duke kaluar objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Çmimet u ndikuan kryesisht nga ushqimet, strehimi, energjia dhe transporti.
Në të njëjtën kohë, leku vijoi të forcohej ndaj euros, duke arritur një mesatare prej 95.3 lekësh për euro në tremujorin e dytë. Financat publike paraqitën një ecuri më të mirë. Në pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat buxhetore u rritën me 11.2%, ndërsa shpenzimet me 7.4%. Buxheti regjistroi suficit prej 1.9% të PBB-së së pritshme vjetore dhe borxhi publik zbriti në 48.8% të PBB-së.
Ballkani Perëndimor përshpejton rritjen, por mbetet i varur nga konsumi
Në tërësi, ekonomia e Ballkanit Perëndimor u përmirësua në tremujorin e parë. Rritja mesatare e ponderuar e rajonit u përshpejtua në 3.2%, nga 2.7% në fund të vitit 2025, duke shënuar ritmin më të lartë që prej tremujorit të katërt të vitit 2024.
Kosova regjistroi rritjen më të lartë, me 5.4%, e ndjekur nga Shqipëria me 3.7%, Serbia me 3.2%, Maqedonia e Veriut me 3.1%, Mali i Zi me 2.6% dhe Bosnjë-Hercegovina me 2.2%.
Megjithatë, rritja në pjesën më të madhe të rajonit u mbështet kryesisht nga konsumi i familjeve, i nxitur nga rritja e pagave. Investimet humbën ritëm pothuajse kudo, me përjashtim të Malit të Zi. Edhe tregtia e jashtme dha një tablo të përzier, ndërsa kontribut pozitiv të eksporteve neto në rritje patën vetëm Serbia dhe Kosova.
Një nga problematikat kryesore që evidenton raporti është ndalimi i përmirësimit në tregun e punës. Normat e papunësisë u stabilizuan në tremujorin e parë, pasi kishin arritur nivelet më të ulëta në vitin 2025, por punësimi me bazë vjetore ishte në rënie në shumicën e vendeve.
Papunësia varionte nga 8.9% në Serbi në 11.5% në Maqedoninë e Veriut dhe mbetej mbi mesataren e Bashkimit Europian.
Tkurrja e fuqisë punëtore, emigracioni dhe mungesa e punonjësve po shndërrohen gradualisht në kufizime strukturore për ekonomitë e rajonit. Rritja e shpejtë e pagave mbështet konsumin, por mund të shtojë kostot për bizneset, veçanërisht kur nuk shoqërohet me të njëjtin ritëm të rritjes së produktivitetit.
Presionet inflacioniste u shtuan gjatë tremujorit të dytë. Inflacioni ishte relativisht i ulët në fillim të vitit, por u përshpejtua në prill dhe maj, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, ku kaloi mesatarisht nivelin 5%.
Rritja e çmimeve u nxit kryesisht nga ushqimet dhe energjia, duke treguar se situata globale vijon të transmetohet në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përmes kostove të importit.
Kjo prirje mund të dobësojë fuqinë blerëse të familjeve dhe të kufizojë konsumin, që aktualisht përbën motorin kryesor të rritjes në rajon. Presionet nga energjia dhe ushqimet rrisin gjithashtu kostot e prodhimit dhe transportit për bizneset.
Raporti evidenton edhe përkeqësim të pozicioneve buxhetore në shumicën e ekonomive. Të ardhurat u rritën me ritme të forta, por shpenzimet u zgjeruan edhe më shpejt, kryesisht për transferta sociale, subvencione dhe, në disa vende, investime kapitale.
Shqipëria ishte përjashtimi, duke regjistruar suficit buxhetor në pesë muajt e parë të vitit. Në vendet e tjera, bilancet buxhetore u përkeqësuan krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor
Foto ilustruse SARANDA- Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin e Sarandës, ku si pasojë e kësaj është...
Foto ilustruse TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqyte...
Emigranti TIRANË- Një emigrant i ardhur nga Kanadaja i është bashkuar protestës së ditës së sotme. Gjatë fjal...
Pamje TIRANË- Një qytetar i ka bërë thirrje SPAK që mos ta lerë popullin në duart e kryeministrit Edi Rama, të cili...
Pamje TIRANË- Një aktivist ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive me date 23 korrik, pasi do të mbahet seanca ...
Foto ilustruse TIRANË- Komisioni Europian në raportin e publikuar për vitin 2026 është shprehur se Inspektori i Lart&eu...
Pamje TIRANË- Një qytetar i cili foli në podiumin e vendosur para Kryeministris tha se nuk është koha për të shkuar n&eu...
Pamje TIRANË- Një i ri i cili ka folur në protestën e ditës së sotme është shprehur se vendi do ngelet pa uj&e...
Pamje TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët duan një qeveri tranziore, e cila do të çoj&eum...
Foto ilustruse TIRANA- Raporti i Komisioni Europian për vitin 2026 shpreh shqetësime për pavarësinë e autoritetit rregullator...