LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti mbi trafikun e qenieve njerëzore, DASH: Shqipëria nuk arriti të plotësonte standartet minimale për të eleminuar trafikun

Qeveria demonstroi një rritje të përpjekjeve të përgjithshme krahasuar me një vit më herët, duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të pandemisë COVID-19, në kapacitetet e saj kundër trafikimit. Për këtë arsye Shqipëria vazhdoi të mbetet në Nivelin 2.

15 Qershor 2023, 19:36 Nga I.A
Raporti mbi trafikun e qenieve njerëzore, DASH: Shqipëria nuk arriti
Foto Ilustruese

SHBA- Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raportin mbi Trafikun e Qenieve Njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës. Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe ë nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë. Sipas raportit të vitit 2023, qeveria e Shqipërisë nuk përmbushi plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë.

Qeveria demonstroi një rritje të përpjekjeve të përgjithshme krahasuar me një vit më herët, duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të pandemisë COVID-19, në kapacitetet e saj kundër trafikimit. Për këtë arsye Shqipëria vazhdoi të mbetet në Nivelin 2.

Mes përpjekjeve ishte hetimi i më shumë trafikantëve të dyshuar dhe miratimi i procedurave të reja për të identifikuar viktimat e trafikimit në flukset e parregullta të migracionit.

Departamenti i Shtetit përmend krijimin e katër qendrave që ofrojnë mbështetje psiko-sociale, ndihmë ligjore dhe ndihmë familjare, si edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë për të zgjeruar ndihmën ligjore për viktimat.

“Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Qeveria nuk dënoi asnjë trafikant dhe identifikoi më pak viktima. Qeveria vazhdoi të zbatonte në mënyrë jokonsistente procedurat e kontrollit për popullatat e cenueshme – veçanërisht migrantët, azilkërkuesit, komunitetet rome dhe ballkano-egjiptiane dhe fëmijët – dhe njësitë e lëvizshme të identifikimit të viktimave vazhduan të kishin fonde dhe personel të pamjaftueshëm”, thuhet në raport.

Po ashtu qeverisë i munguan burimet për përpjekjet për riintegrimin e viktimave, organet koordinuese kundër trafikimit nuk mbajtën takime dhe linja telefonike e vënë në dispozicion nga qeveria, vazhdoi të mos funksiononte.

Sipas raportit, qeveria e Kosovës nuk i përmbushi plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë.

Qeveria demonstroi një rritje të përpjekjeve të përgjithshme krahasuar me një vit më herët, duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të pandemisë COVID-19, në kapacitetet e saj kundër trafikimit. Për këtë arsye Kosova vazhdoi të mbetet në Nivelin 2.

Mes përpjekjeve ishin ndjekja penale e më shumë të pandehurve dhe dënimi i një numri më të madh trafikantësh.

Qeveria krijoi udhëzues për punonjësit e shëndetësisë për të identifikuar viktimat e mundshme dhe përktheu pamflete në gjuhët ukrainase dhe rusishte që informojnë viktimat për të drejtat e tyre dhe shërbimet në dispozicion.

Organet koordinuese kundër trafikimit u takuan vazhdimisht dhe qeveria hartoi dhe miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik përperoidhën 2022-2026.

“Megjithatë, qeveria nuk përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Gjyqtarët vazhduan të jepnin dënime të buta për shumicën e trafikantëve të dënuar, të cilat ishin nën dënimin minimal të parashikuar nga ligji i trafikimit. Kodi penal e klasifikon detyrimin e fëmijëve nga prindërit për të lypur në rrugë si neglizhencë ose abuzim prindëror dhe jo si trafikim dhe, për shkak të procedurave jo të përshtatshme të identifikimit të rasteve të lypjes së detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar në mënyrë të papërshtatshme disa viktima të paidentifikuara trafikimi pa i referuar ato në shërbimet e duhura”, thuhet në raport.

Po sipas raportit, qeveria pakësoi fondet për strehat e drejtuara nga OJQ-të dhe operatorëve të linjës telefonike u mungonte përhatitja për të kuptuar dhe për t'iu përgjigjur telefonatave të lidhura me trafikimin, veçanërisht për rastet e mundshme të nxjerrjes së detyruar të fëmijëve për të lypur.

Marrë nga VOA

dash raporti per trafikun e qenieve njerezore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj