LIVE UPDATES
Aktualitet

Reformimi i RTSH bën bashkë mazhorancën dhe opozitën

Qëllimi kryesor ishte diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet televizioni publik dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen.

9 Korrik 2025, 15:56 Nga M.B
Reformimi i RTSH bën bashkë mazhorancën dhe opozitën
Foto nga takimi

TIRANA- Një tryezë diskutimi ka bashkuar drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) me përfaqësues të komisionit parlamentar të mediave dhe AMA-s, ekspertë të medias, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe organizatave vendase e të huaja.

Qëllimi kryesor ishte diskutimi i sfidave aktuale me të cilat përballet televizioni publik dhe ndërtimi i një vizioni të qartë për të ardhmen. Afro tri muaj nga marrja e detyrës si Drejtoreshë e TV Publik shqiptar, Eni Vasili u ndal tek gjendja aktuale ku ndodhet sot RTSH duke theksuar nevojën e një ndryshimi që do të mbështetet tek projekti i ri që në qendër ka vendosjen e identitetit të RTSH. Një ndër pikat e vizionit për reformimin, sipas Vasilit është rritja e pagave për punonjësit e televizionit publik:

’’Stafi i RTSH-së  duhet të trajtohet me më shumë dinjitet, kushte pune të përmirësuara dhe trajtim më të mirë financiar. Ndërkohë RTSH duhet të rikthehet në rolin e saj historik si një shkollë mediatike që formon dhe përgatit brezat e rinj.

Ndërsa për aspektin e infrastrukturës teknike, dhe programacionin drejtoresha e RTSH u shpreh se ka një plan për modernizimin teknologjik i cili duhet të kthehet nga dizanvantazh në avantazh, duke arritur direkt tek fjala e fundit e teknologjisë. Ristrukturim të programacionit me vizion të qartë dhe ndarje tematike të kanaleve.

’’Çdo kanal i RTSH-së duhet të ketë profil tematik të mirëpërcaktuar, për të garantuar qartësi për publikun dhe për të rritur ndikimin në segmentet përkatëse të audiencës. Në përputhje me praktikat më të mira europiane për mediat publike, nevojitet që strukturimi për RTSH të ndjekë modelin 2 plus 7; dy kanale bazë të përgjithshme pra RTSH 1 dhe RTSH 2 dhe 7 kanale tematike me funksione të qarta, ku çdo kanal të ketë identitet dhe strukturë programore të dedikuar. Një programacion i bazuar në formate që kanë në fokus informacionin e përditshëm dhe temat aktuale nga e hëna në të premte do të reflektojë më mirë standardet e kërkuara. RTSH duhet të orientohet drejt formateve që forcojnë ndërveprimin me publikun dhe të përfshijnë në programacion zëra nga të gjitha shtresat sociale, komunitetet etnike dhe fetare, në funksion të një media publike për të gjithë, duke mos lënë mënjanë argëtimin dhe zbavitjen nëpërmjet patentave të suksesshme ndërkombëtare’’-tha Vasili.

Nevojën për një reformë të qëndrueshme e nënvizoi edhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxholli. Sipas tij, RTSH-ja ka nevojë urgjente për një formulë të re financimi. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe nënkryetari i Këshillit Drejtues, Petrit Beci, i cili më parë ka drejtuar RTSH-në. Në një klimë pozitive bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës, kryetarja dhe nënkryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa dhe Evis Kushi, shprehën njëzëri dakordësinë në mbështetje të projektit të frymës së re në RTSH. Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) dhe shoqëria civile u shprehën të hapur për bashkëpunim me RTSH dhe besimplotë për reformimin që do të rrisë besueshmërinë e publikut tek media publike.

Në tryezë ishin të pranishëm edhe ekspertët dhe figura të njohura  gazetarisë televizive, të cilët e kanë nisur karrierën në RTSH dhe mbeten sot thellësisht të ndjeshëm ndaj problematikave të këtij institucioni. Kjo konferencë gjithëpërfshirëse që u shënjua me nota dhe mesazhe  konstruktive është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të gjerë dhe pozitiv për të adresuar sfidat e RTSH-së dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për median publike shqiptare.

rtsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj