Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Ditën e sotme nis dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka shpjeguar sërish drejtpërdrejtë edhe procesin e votimit. Ai gjithashtu theksoi se janë paraqitur deri tani mbi 400 aplikime, ndërsa sipas tij, ngaa shifrat, ka kryesuar Italia me 97 kërkesa, e ndjekur nga Gjermania me 81 kërkesa.
“Faqen e internetit të KQZ mund ta aksesojnë si nga kompjuterë dhe nga telefonat. Çdo votues nga jashtë shkon tek faqja e KQZ dhe është rubrika votues nga jashtë, në aplikacionin “PER”. Votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, aty ka një buton ndihmë që i jep mundësi votuesit edhe duke pyetur direkt, apo të telefonojë një operator të KQZ, të komunikojë nëpërmjet watssap apo të dërgojë email, KQZ. Nga dje deri sot janë 397 kërkesa të paraqitura, 97 nga Italia, 81 nga Gjermania, 51 nga Britania, 23 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 kërkesa nga Franca, 11 kërkesa nga Austria, 9 nga holanda, 8 nga Zvicra, 5 nga Spanja, 3 nga Malta, 2 nga Australia, 36 nga Greqia, 10 nga Kanadaja, 6 nga Belgjika, 5 nga Finlanda, 4 nga Norvegjia, 2 nga Rumania, 2 nga Danimarka, 2 nga Irlanda, 1 nga Luksemburgu, 1 nga Hungaria, 1 nga Zambia, 1 nga Rusia, 1 nga Sllovakia, 1 nga Katari, 1 nga Qipro, 1 nga Emiratet e Bashkuara Arabe,", tha ai.
Celibashi njoftoi gjithashtu se nëse një personi i refuzohet në fillim kërkesa ka të drejtë të riaplikojë disa herë deri më 4 mars. Ai ka theksuar se i kanë marrë masat në rast fluksi dhe për këtë kanë bashkëpunuar dhe me institucione të tjera.
“Deri më datën 4 mars, gjithçka është e mundur. Nëse ndonjë nuk gjendet duhet ti drejtohet bashkisë për të qenë pjesë e listës. I kemi marrë masat, në vlerësimin dhe gjykimin tonë nuk do të ketë asnjë problem. Jemi të organizuar nga pikëpamja teknike që të përballojmë çdo lloj fluksi. Sistemi i përgjigjet fare mirë çdo vendi ku është aplikanti. Jemi në një bashkëpunim 24/7 dhe me institucione të tjera për t’ia dalë sa më mirë”, u shpreh kreu i KQZ.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve Celibashi u shpreh se kodi zgjedhor ka nevojë për ndryshime, veçanërisht në karakterin teknik.
“Di që ka nevojë për tu bërë disa ndryshime në kodin zgjedhor. Janë thjesht gjëra të karakterit teknik dhe në gjykimin tonë sjellin soliditet të procesit teknik. Për shembull, çështja e afateve zgjedhore, ka dhe aspekte të tjera të vlerësimit të gjykimit nga jashtë. Është shumë e rëndësishme që ky proces të gëzojë respektin e të dyja palëve”, tha ai.
pamje nga protesta TIRANË- Shtatë persona janë proceduar penalisht për shkak të protestës së organizuar nga Partia Demok...
foto ilustruese TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për her&eu...
policia e tiranes TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre akuzohen se...
foto ilustruese TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në spital, pas një konflikti në rrugën "Ndre Mjeda" në kryeqytet...
fatjon elezaj FIER- Emisioni investigativ "Piranjat" ka denoncuar më 27 shtator një rast ku tregohej vjedhja e mbetjeve të riciklueshme...
pamje nga arrestimi TIRANË- Një person i dënuar për vrasje në Gjermani është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi...
foto ilustruese KOSOVË- Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt në Kosovë, nis zyrtari...
aksidenti LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezh&e...
foto ilustruese TIRANË- Diaspora do të ketë peshën e saj në zgjedhjet e 11 majit, pasi për herë të parë emigra...
foto ilustruese TIRANË- Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjell&eum...