Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kadare vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator. Paraditen e së mërkurës, arkivoli me trupin e tij u vendos në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme bënë homazhe.
TIRANË- Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, u varros më 3 korrik në Varrezat e Tufinës në Tiranë. Ceremonia e varrimit u zhvillua në një rreth të ngushtë familjar, me kërkesë të familjes së tij.
"Jemi shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri. Ai është ngritur në panteonin e gjenive të botës. Një nga mënyrat për t'i bërë homazhe, është t'i lexojmë përsëri veprat e tij", tha vajza e shkrimtarit, Besiana Kadare.
Kadare vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, si pasojë e një arresti kardio-respirator. Paraditen e së mërkurës, arkivoli me trupin e tij u vendos në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme bënë homazhe.
I pranishëm ishte edhe një delegacion i Kosovës me në krye presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë shtetërore në nderim të Kadaresë, se shkrimtari "i përket gjithë botës".
"Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori tërë lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Nuk e mori Çmimin Nobel, por mbeti i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Ai erdhi, shkroi dhe iku. Ne i kemi vetëm një detyrim: t’ia respektojmë ikjen", tha Rama.
Kryeministri i Kosovës, Kurti, shkroi në librin e kujtimeve për Kadarenë se "pikëllimi është i thellë, sepse admirimi është i lartë".
"Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne", shkroi Kurti, transmeton Zyra e tij.
Shqipëria ishte në zi kombëtare dje dhe sot, ndërsa Kosova sot. Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës. Tridhjetë vjet të karrierës së shkrimtarit, ai i jetoi në Shqipërinë komuniste, ku edhe shkroi kryeveprat: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer”, “Dimri i madh” e “Ura me tri harqe”. Në vitin 1990 emigroi në Francë, pasi bëri deklarata në favor të demokratizimit.
Kadare ishte fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, ndërsa vitin e kaluar Franca i dha titullin “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”. Udhëheqës në Shqipëri dhe në Kosovë thanë se me vdekjen e Kadaresë, “shqiptarët humbën gjeniun e tyre të letrave”, ndërsa “bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë”./ REL
laert haxhiu TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ekstradimin e të shumë kërkuarit, Laert Haxhiu. Në njoftimin e polici...
Pamjet TIRANË- Sot i është dhënë lamtumira e fundit shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare. Të shumtë k...
Foto ilustruese FIER- Një 28-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i ...
foto nga operacioni SHKODËR- Mbi 1 mijë bimë narkotike janë asgjësuar në Shkodër në kuadër të operacioni...
Laert Haxhiu KAKAVIJË- Laert Haxhiu do të ekstradohet ditën e sotme nga Greqia për në Tiranë. Haxhiu është d&...
Enkeleda Memisha Zhvillimi i madh që ka marrë turizmi në Shqipëri është shoqëruar me rritjen e investimeve në k&eum...
Foto ilustruese DIBËR- Një 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Mësohet se ...
rajmonda berisha TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 3 korrik vendimin për shkar...
foto ilustruese TIRANË- Numri i shqiptarëve që nuk kanë banesë në pronësi është rritur në mënyrë...
pamje nga funerali TIRANË- Ka përfunduar ceremonia e funeralit të shkrimtarit më të madh shqiptar dhe kolosit të letërs...