LIVE UPDATES
Aktualitet

Trashëgimia jonë Kulturore. Vështrim historik mbi Vunoin e bukur

Shumë artikuj të huaj shkruajnë për natyrën mbresëlënëse dhe qytetet muze të pasura me një histori të lashtë. Ata janë shumë të interesuar për këtë histori dhe udhëtimin e tyre në Shqipëri nuk mund ta përfundojnë pa i vizituar këto vende.

3 Korrik 2024, 13:16 Nga Enkeleda Memisha
Trashëgimia jonë Kulturore. Vështrim historik mbi Vunoin e bukur
Enkeleda Memisha

Zhvillimi i madh që ka marrë turizmi në Shqipëri është shoqëruar me rritjen e investimeve në këtë sektor, por ende ka shumë për t'u bërë. Vlerësimi që i kanë dhënë turistët e huaj Trashëgimisë sonë Kulturore dhe historisë së vendit ka shtyrë institucionet përgjegjëse të nisin investimet, edhe pse modeste, në këto zona. Shumë artikuj të huaj shkruajnë për natyrën mbresëlënëse dhe qytetet muze të pasura me një histori të lashtë. Ata janë shumë të interesuar për këtë histori dhe udhëtimin e tyre në Shqipëri nuk mund ta përfundojnë pa i vizituar këto vende.

Ndërkohë, që një pjesë e mirë e vendasve, jo vetëm nuk i kanë vizituar këto vende, por, as nuk kanë interes të marrin informacion mbi këtë trashëgimi, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka përfshirë në kurrikulën e saj për studentët, prej vitesh, lëndën "Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Shqipërisë dhe e Vendeve të Mesdheut", lëndë e cila në ditët e sotme duhet të jetë e detyrueshme në të gjitha universitetet e vendit. Të rinjtë nuk e njohin ende vendin e tyre dhe, çfarë është për të ardhur keq, nuk janë të ndërgjegjësuar mbi nevojën për ta parë dhe ruajtur atë.

Fillimisht, në këtë artikull duhet të falënderoj Z. Alqiviadh Dede, (për të cilin im atë më ka folur me shumë respekt), i cili para pak kohësh u largua nga jeta dhe ka lënë një libër me shumë informacione dhe interesant mbi këtë perlë të Shqipërisë së Jugut. Shqipëria, ky shtet i vogël i pozicionuar në jug te Ballkanit Perëndimor, pjesë e kontinentit Europian, ka një histori të lashtë të padokumentuar por, të ardhur deri në kohët e sotme nga 2 objektet e gjetura, ndihma e arkeologjisë vendase dhe historianëve të huaj që kanë shkruar për të. Me një popullsi që vjen e tkurret për shkak të problemeve politiko-ekonomike, vitet e fundit Shqipëria ka treguar, edhe nga shkrimet në media të huaja, se është ende një thesar i pazbuluar por shumë interesant.

Fshatrat e Himarës mund të konsiderohen si qytete të vogla, të lashta dhe të bukura, që përbëjnë një bizhuteri të vërtetë. Shtatë fshatrat e Himarës janë: Palasa, Dhërmiu, Vunoi, Himara, Piluri, Kudhesi dhe Qeparoi. Megjithatë, në dokumente flitet edhe për një koncept më të gjerë të Himarës, ku përfshihen edhe fshatra të tjerë si: Nivica, Piqerasi, Lukova, Dukati, Radhima, Tragjasi, Gumenica, Tërbaçi, Lopesi, Mavlova, Vranishti, Smokthina, Kallarati, Lepenica, Progonati, Tepelena, etj.

Emri i këtij fshati shfaqet për herë të parë në defterin përmbledhës të regjistrimit osman, në vitin 1431-1432, si pjesë e Himarës, ku figuron si një fshat i vogël me 22 shtëpi. Ndërsa dy shekuj më vonë në vitin 1693 ai shfaqet si një ndër fshatrat më të mëdhenj të zonës së Bregut të Detit. Banorët e këtij fshati kanë qenë shumë aktiv në rezistencën antiosmane të krahinës së Himarës.

Emri i Vunoit apo banorëve të tij shfaqet pothuajse në të gjitha letrat që zona u dërgonte kancelerive perëndimore për të lidhur aleancë kundër pushtuesve osman, duke nisur me letrë dërguar Papa Gregorit XIII në vitin 1577, e deri tek ajo drejtuar careshës ruse Elisabetës, në vitin 1759. Vunoi është i ndërtuar në formën e një teatri, në këmbët e malit të Cikës. Gjendet vetëm pak larg nga deti dhe karakterizohet nga tepishte të gurta, të ngritura mbi rrugicat e shtruara me
pllaka të ndryshme. Në qendër të këtij fshati të njohur për turizëm shtrihet kisha e ndërtuar 200 vite më parë, Kisha e Panajasë (Shën Marisë). Ajo  ngrihet këtu e dyqind vjet me parë dhe është një vlerë e shtuar e turizmit historik të kësaj zone.

Historia e këtij fshati është e vjetër, madje thuhet se ka ekzistuar që në periudhën e bronzit (shek. VIII p.e.s). Në kadastrat turke Vunoi quhej "Vune" për shkak të vendosjes së shtëpive mbi njëra-tjetrën. Ashtu si në çdo fshat të Himarës, edhe në Vuno gjenden disa nga objektet e kultit më të veçanta për shkak të arkitekturës dhe historisë së tyre. Kishat më të njohura midis ullishtave shekullore janë:

- Kisha e Shën Spiridhonit
- Kisha e Shën Mëhillit
- Kisha e Shën Marisë Mesodhisë
- Kisha e Shën Sotirës

Në listën e monumenteve të kulturës së këtij fshati janë edhe Bokërimat e Vunoit (gjeomonument në reliev kodrinor të zhveshur dhe të thatë, të cilat tek-tuk skuqen nga shqopa që përthyhet me maret e gjelbra e me lule të bardha të mbledhura në vile) si dhe Qiparisi i Këmbanorës së Kishës së Vunoit (pema Selvi). Vunoi është një vend me histori të pasur dhe arkitekturë të veçantë, duke ofruar një kombinim të rrallë të trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore. Promovimi dhe ruajtja e këtyre aseteve mund të sjellin një përmirësim të ndjeshëm në turizëm dhe zhvillim ekonomik për zonën.

Trashëgimia jonë Kulturore. Vështrim historik mbi Vunoin e bukur

Vunoi pozicionohet mes Himarës dhe Iliasit dhe shtrihet në lartësinë 330 m mbi nivelin e detit. Vunoi i përngjan një amfiteatri të vendosur përballë detit, ku shumë tarraca shkëmbore mbajnë shtëpitë. Relievi është kryesisht malor, me vargmale të larta të cilat e rrethojnë si kurorë, duke filluar të zbresin nga majat më të larta deri në sipërfaqen e detit. Kjo pamje është përallore. Tipologjia e banesave në Vuno është mjaft e larmishme, duke nisur me ato më të thjeshtat me
kat e gjysmëkat, banesat e fortifikuara e deri tek komplekset ndërtimore. Elementët arkitektonikë të harqeve, qemerëve dhe qosheve të punuara janë përdorur mjaft dendur, duke u dhënë ndërtimeve pamje monumentale.

Vunoi ndahet nga deti me një rafshnaltë mbushur me ullishte, bimësi të pafund dhe pemë të tjera frutore, të cilat përbëjnë një pasuri të vërtetë për banorët e tij dhe vizitorët e shumtë. Këta turistë e kanë kthyer Vunoin dhe zonën e bregut shqiptar jonian në një destinacion të ri turistik. Qendra Historike e Fshatit Vuno është shpallur Qendër Historike me vendim të Këshillit të Ministrave më 20 janar 2016. Elementi më i spikatur i Qendrës Historike të Vunoit është pikërisht arkitektura e tij.

Arkitektura dhe pamja piktoreske e Vunoit i bëri mjaft përshtypje edhe shkrimtarit të njohur anglez Edward Lear, i cili nga vizita e tij në vitin 1848 shprehet: U habita nga madhësia, karakteri, rregulli dhe pastërtia e shtëpive në Vuno, të cilat ngjanin me” Palazzi” të qyteteve italiane. Ndërtimet shumë afër njëri-tjetrit, kanë krijuar një rrjetë të dendur rrugore. Kjo ka bërë që në mjaft raste të ngrihen banesa edhe mbi rrugë duke siguruar kalimin nëpërmjet qemerëve cilindrike. Në këtë artikull nuk do të trajtoj problemet që Vunoi ka, sepse bukuria dhe historia e tij ka nevojë për njohje nga të rinjtë, investime nga shteti dhe rikthimin e shkëlqimit që ai ka mbartur dhe trashëguar.

Duke qenë një nga qendrat më të zhvilluara të zonës së Bregut, me kontakte të vazhdueshme me botën perëndimore, banorët e Vunoit ishin mjaft të emancipuar. Për këtë arsye ata ishin ndër të parët që u përfshinë në lëvizjen kombëtare, kontribuan në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, morën pjesë në Luftën e Vlorës dhe ishin pjesë e lëvizjes antifashiste në Luftën e Dytë Botërore.

E gjithë krahina e bregdetit, bashkë me Vunoin, paraqitet e shumanshme në disa ngjyrime të jetës, që nga format arkaike të besimit dhe organizimit shoqëror deri tek dukuritë e reja bashkëkohore të këtij pellgu të Mesdheut. Besimi i krishterë është i shoqëruar me shumë rite, besime dhe rrëfenja mitike të kohëve pagane. Artikujt në media dhe përfshirja e informacionit në tekstet shkollore do të ndihmonin në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të zonës, duke tërhequr më shumë turistët e huaj dhe vendas, si edhe duke nxitur banorët lokalë të ndihen krenarë për historinë dhe kulturën e tyre. Investimet në restaurim dhe promovim të vendeve historike dhe artistike mund të sjellin një zhvillim të qëndrueshëm për komunitetet lokale. Ndërthurja e traditave të lashta dhe ndikimeve bashkëkohore bën Vunoin një destinacion unik, i çmuar për vizitorët e huaj dhe një burim krenarie për shqiptarët, që duan të njohin dhe të vlerësojnë më shumë historinë dhe kulturën e tyre.

enkeleda memisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen