29 Korrik 2025, 18:55
Nga M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Autoritetet në Shqipëri i kanë arrestuar 18 persona, nën dyshimet për zjarrvënie në pjesë të ndryshme të vendit. Prej mesit të qershorit, mbi 12.000 hektarë, përfshirë pyje dhe ullishte, janë dëmtuar si pasojë e zjarreve që janë përhapur në këtë vend të Ballkanit, sipas grupeve për mbrojtje të ambientit. Disa dhjetëra zjarre kanë shpërthyer në ditët e fundit, disa prej tyre jo shumë larg bregdetit plot me turistë.
“Zjarrvënia nuk është thjesht krim – është kërcënim për jetën, natyrën dhe të ardhmen”, ka thënë Ministria e Brendshme e Shqipërisë përmes një deklarate të martën.
Ata që shpallen fajtorë për nisje të qëllimshme të zjarreve mund të dënohen me pesë vjet burgim, “mirëpo nëse zjarri shkakton dëm të konsiderueshëm material dhe ka pasoja serioze në jetën dhe shëndetin e njeriut, Kodi Penal parasheh dënime prej 10 deri në 15 vjet", ka thënë ministria. Për disa zjarre aktive është raportuar edhe të martën në Shqipëri, teksa vendi është në pritje të ulje të temperaturave, çka do të lehtësojë punën e ekipeve të zjarrfikësve.
Gjithë rajoni i Ballkanit ka regjistruar temperatura në deri 40 gradë Celsius në ditët e fundit. Edhe në Kosovë është raportuar për disa zjarre aktive. Sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent më 28 korrik, ekipet e agjencisë i kanë raportuar 29 vatra zjarri dhe prej tyre 23 janë lokalizuar, ndërsa gjashtë kanë mbetur aktive. Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë janë regjistruar 94 zjarre, të cilat kanë djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./ REL
zjarret ne vend
Aktualitet
29 Korrik 2025, 18:44
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit, së cilës iu bllokua telefoni...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 18:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtarë lidhur me aksionin e raportuar sot me sekuestrot nda...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 18:01
Foto ilustruese
ITALIA- Ditën e somte në Sallën e Shtypit të Dhomës së Deputetëve në Romë u mbajt një...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 17:47
Foto
TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhv...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 17:32
M.B
Olsian Çela
TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar lidhur me prezantimin e draftit për Kodin e Ri Penal...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 17:25
M.B
Ermonela Felaj dhe Eranda Laze
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për s...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 17:07
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasditen e së martës se ësh...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 16:56
N.F
Foto
ZVICËR- Autoritetet kanë vënë në pranga një çift shqiptaro-italian. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kap&eum...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 16:52
M.B
Foto nga takimi
ELBASAN- Këshilli bashkiak i Elbasanit ka thirrur në interpelancë drejtuesit e ECO ELB mbi situatën e shkaktuar ng...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 16:29
M.B
Plarent Dervishaj
TIRANA- Të tjera detaje të dosjes së grupit kriminal që trafikoi tonelata kokainë drejt Europës dhe Br...