LIVE UPDATES
Aktualitet

Rimbursime fiktive të ilaçeve/ Ja çfarë zbuloi Chiesi në Shqipëri

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

15 Korrik 2025, 12:27 Nga Klodian Tomorri
Rimbursime fiktive të ilaçeve/ Ja çfarë zbuloi Chiesi
Foto

TIRANË- Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.

Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.

Kompanitë e përfshira

Pharma Plus është një kompani farmaceutike e themeluar në vitin 2016 nga një person i quajtur Agron Shehaj, një shtetas i lindur në Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton të ketë ndërruar katër herë pronar. Të katër personat që kanë shitur dhe blerë aksionet e Pharma Plus rezultojnë ose punonjës ose persona të lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.

Për më tepër, adresa e kompanisë rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas, dhe po kështu edhe numri i telefonit të saj. Ndonëse tani pronare e kompanisë në letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus është Nadir Çausholli.

Medyx Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019, nga një shtetas serb i quajtur Burim Latifi. Më vonë kompania ka ndryshuar emrin në Elartis dhe aksionet e saj i janë shitur një shtetasi tjetër po serb, të quajtur Muhamed Shabani.

Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.

Medyx eshte pjese e CFO Pharma

Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, rezultojnë t’i kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitë Bio Plus dhe Medigreen, që zotërohen nga Iris Aliaj, bashkëshortja e Gazmend Aliajt. Për këto shitje fiktive farmacitë kanë marrë rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke vjedhur padrejtësisht paratë e qytetarëve.

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.

I përfshirë FSDKSH

Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.

Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve.

rimbursim ilacesh shqiperi chiesi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj