LIVE UPDATES
Aktualitet

"Roli i Ermal Kurtulajt", arrestimi i Beqajt, si fshihej korrupsioni përmes faturave fiktive

 Beqaj është tashmë një nga shumë ministrat e qeverive Rama, të cilët do të duhet të përballen me drejtësinë.

5 Korrik 2024, 21:55 Nga M.B
"Roli i Ermal Kurtulajt", arrestimi i Beqajt, si fshihej korrupsioni
Ermal Kurtulajt dhe Ilir Beqaj

TIRANA- Ilir Beqaj u arrestua me urdhër të SPAK lidhur me abuzimin me fondet e BE gjatë kohës kur drejtonte SASPAC, ndërsa ai hetohej lidhur me aferën 100 mln euro të konçensionit të sterilizimit. Beqaj është tashmë një nga shumë ministrat e qeverive Rama, të cilët do të duhet të përballen me drejtësinë. Emisioni “Në Shënjestër” nga gazetarja, Klodiana Lala trajtoi këtë temë ku u tha se një nga rastet më të habitshme se si një ministër i cili ndërkohë që ishte në hetim për një tjetër aferë korruptive ndaj tij, pikërisht gjatë hetimit ndaj tij nga SPAK, përfshihet nëse dyshimi i Prokurorisë së Posaçme është i vërtetë, në një tjetër skandal korruptiv.

Ku bashkë me të tashmë janë të ndaluar edhe 5 persona të tjerë, pjesë e onturazhit të tij. Edhe këta të dyshuar si pjesë e skemës ku paratë e BE-së në ndihmë të zhvillimit të biznesve të vogla, i shpërdoronin duke i fshehur në biznese private kryesisht në fushën e kulinarisë.

Apo duke krijuar fatura fiktive, për dreka dhe darka të pakonsumuara në këto restorante, ku shpesh të ftuar ishin edhe delegacione të huaja, ndër to edhe të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Dosja Hetimore

Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se shtetasi Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim Ermal Kurtula i emëruar nga vetë personi nën hetim Ilir Beqaj  në datën 26 Maj 2022 si koordinator i zyrës ‘Facility Point’ për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive.

Por çfarë janë këto procedura fiktive të cilat janë zbuluar nga SPAK, dhe si fshihej korrupsioni përmes këtyre marifeteve, ku si koperturë e Beqaj thuhet të ketë shërbyer njeriu i tij Ermal Kurtula, të cilin e merrte me vete në çdo dikaster që shkonte.

A është kaq e thjeshtë që nëpërmjet këtyre procedurave të grabiten paratë e taksapaguesve, qoftë edhe ata evropianë si në rastin konkret. Dhe pse janë ndjerë kaq të sigurtë Beqaj dhe të tijët në zhvillimin e kësaj afere, që nuk do të zbulohen?

Dosja Hetimore

Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: ‘Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri’, si dhe ‘Konferenca e Energjitikës’, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.

Në hetimin e tij SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë mundur të zbulojnë se urdhërues i këtyre procdurave fiktive që më pas përfunduan në gllabërimin apo tjetërsimin e fondeve të BE-së, ishte Ilir Beqaj, në këtë kohë në krye të zyrës së SASPAC, që merrej pikërisht me menaxhimin e këtyre fondeve.

Dosja Hetimore

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

ilir beqaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj