5 Korrik 2024, 21:47
Nga M.B
Foto ilustruese
VLORA- Rrethimi i zonës ku po ndërtohet Aeroporti i Vlorës ka përfunduar dhe mijëra zogj shtegëtarë enden tani në një "jetë të re" mes telave me gjemba.
Sipas autoriteteve shqiptare Aeroporti i Vlorës do përfundojë punimet brenda këtij viti dhe do të jetë funksional verën e vitit 2025, duke sjellë një realitet të ri të rrezikuar për shpendët në këtë zonë të Lagunës së Nartës.
Autoritete shqiptare shpërfillën një kërkesë të Konventës së Bernës, shtatorin e vitit të shkuar, që të ndërpriteshin punimet për aeroportin, derisa të zhvillohej një vlerësim i ri i ndikimit në mjedis.
Disa organizata mjedisore po zhvillojnë një betejë gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës ku kanë paditur një seri institucionesh qeveritare për procedurat e ndjekura për rojektin e ndërtimit të aeroportit dhe fillimin e punimeve.
Qeveria ka deklaruar nga ana e saj se aeroporti përbën një rëndësi parësore për zhvillimin turistik të këtij rajoni dhe zona e Akërnisë, ku po ndërtohet, përfshin një sipërfaqe e cila gjatë periudhës së komunizmit shërbente për uljen e avionëve ushtarakë.
Në Lagunën e Nartës, veshur në një pjesë të saj me ngjyrën rozë në portokalli, që krijohet në kriporja fare pranë, flamingot lëvizin ende të pashqetësuar, ndërsa zogjtë shtegëtarë përpiqen gjithnjë më shumë të hyjnë brenda rrethimit të aeroportit.
Peisazhi i Mbrojtur Vjosë – Nartë është ligatina e dytë më e madhe në Shqipëri dhe një zonë ku ruajtja ka një interes mbarë botëror pasi strehohen 26 lloje Globalisht të Rrezikuara./ VOA
vlora
Aktualitet
5 Korrik 2024, 21:29
M.B
Foto ilustruese
FIER- Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur n&...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 20:50
M.B
Posteri
TIRANA- Më datë 18 Korrik para godinës së Kuvendit është thirrur një protestë e cila ka si fokus k&eum...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 20:29
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafikim të lëndëve ...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 18:30
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Një italiane është arrestuar në Kapshticë pasi u kap me një sasi lënde narkotike. M&e...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 18:05
E. D
pamje nga vendngjarja
GJIROKASTËR- Oborri i një banese në lagjen Zinxhiria në Gjirokastër është për...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 17:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg Elvis Mirin, i përfshirë në shkelje në li...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 16:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 1 muaj pasi masa i ishte ndryshuar në arrest shtëpie, anëtari i Komisionit të Dhënies së Koncesi...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 16:55
E. D
fotot ilustruese
KORÇË- Një i moshuar i cili po udhëtonte me motoçikletë ditën e sotme në korçë ka ...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 16:47
E. D
fotot ilustruese
SLLOVENI – Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë sllovene. Bëhet me dije se ditën e dj...
Aktualitet
5 Korrik 2024, 16:23
E. D
GREQI- Disa ditë më parë një operacion policor i forcave speciale greke ndërhyri në burgun e Janinës për ekz...