Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet me dije se mbrojtja e tëpandehurit pretendon se pamjet do të ndihmonin në zbardhjen e të vërtetës për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.
TIRANA- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të të pandehurit Festim Bexhdili, për të shfaqur në sallën e gjyqit pamjet filmike të kompleksit “Golden”. Bëhet me dije se mbrojtja e tëpandehurit pretendon se pamjet do të ndihmonin në zbardhjen e të vërtetës për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.
Sipas avokatit, pamjet janë interpretuar në mënyrë të gabuar nga SPAK, dhe kërkoi që ato të shfaqeshin në gjykatë, në mënyrë që të qartësohej roli i klientit të tij. Bëhet me dije se gjykata nuk pranoi kërkesën, duke mbështetur qëndrimin e prokurorisë.
Procesi gjyqësor ndaj Bexhdilit vazhdon, ndërkohë që mbrojtja paralajmëron se do të kundërshtojë në mënyrë të vazhdueshme provat e paraqitura nga SPAK, duke i cilësuar si të interpretuara në mënyrë të njëanshme. Ndërkohë, seanca u shty për në datën 26 qershor.
Çfarë paraqesin pamjet filmike?
Sipas SPAK, në pamjet filmike të kompleksit “Golden”, shihet momenti kur trupi i Jan Prengës transportohet nga një automjet në një tjetër, ngjarje që ndodh në garazhin e kompleksit. Po sipas SPAK, Festim Bexhdili ishte prezent në këtë moment dhe më pas është larguar së bashku me persona të tjerë të përfshirë në rrëmbim. Kompleksi “Golden” rezulton të jetë pika kyçe në këtë çështje, ndërsa Prokuroria e Posaçme pretendon se aty u mbajt dhe më pas u zhduk trupi i Jan Prengës.
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.
Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.
Halit Valteri TIRANA- Ish-deputeti Halit Valteri është paraqitur sot në SPAK si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plar...
Jan Prenga dhe Dritan Rexhepi TIRANË- Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të ap...
foto ilustruese KURBIN- Një 23-vjeçare është arrestuar në Kurbin në kuadër të operacionit të kodu...
Foto nga operacioni KORÇA- Një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave t&...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kth...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Një tjetër aksident i rëndë është regjistuar mbrëmjen e sotme. Mësohet...
Foto ilustruese KOSOVË- Një burrë rreth 55 vjeç ka humbur jetën sot në fshatin Kotorr të Skenderajt. Viktima ka humbur...
foto ilustruese MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë, ku një automjet ka humbur kontrolli...
Foto ilustruese POGRADEC- Një 43-vjeçar ka humbur jetën në Pogradec. Mësohet se ngjarja e rëndë është r...
Kisha e Shna Ndout LAÇ- Kremtimet për festën e Shna Ndout në Laç kulmojnë sonte më 12 qershor, ku besimtar&eum...