LIVE UPDATES
Aktualitet

"Sa lekë den aj, se maron për lek..." Lirimi nga burgu i Behar Bajrit, roli i prokurorit Xhevahir Lita: Miku yt është edhe i imi!

Behar Bajri nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.

5 Gusht 2023, 08:24 Nga f.i
"Sa lekë den aj, se maron për lek..." Lirimi nga burgu i
Behar Bajri,Xhevahir Lita dhe Pëllumb Gjoka

TIRANË- Në dosjen e SPAK janë zbradhur bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës, akuzohet se bashkëpunonte me Behar Bajrin, duke i mbyllur çështje dhe duke e informuar për gjithçka ndodhte në prokurori.

Në një zbardhje të bisedës siguruar nga Dosja.al rezulton se Lita e ka ndihmuar Behar Bajrin për ta liruar nga paraburgimi, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare. Pikërisht pas daljes nga qelia dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 09.08.2020.

Ndërkohë Behar Bajri nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.

Më 10 shkurt  2020  Behar Bajri komunikon me Pëllumb Gjokën dhe i thotë se do ishte mirë që dosja të hetohej nga “Xhev” ku dyshohet se ii referohet Xhevahir Litës dhe se është i gatshëm të paguajë lidhur me zgjidhjen e çështjes për lirimin e tij nga paraburgimi.

Ora 13:55 e 10 shkurtit Behar Bajri i shkruan Pëllumb Gjokës:  “Me marrë xhev ishte me ken ma mirë 30 afroji”
Ora 14:16 po të 10 shkurtit Bajri shkruan “Veç të kryjmë punë… Mezi shpres me dal..Se kaq mllef kam…. Aj shoku mtha për nji javë po ti nap po ndaq mas mem shtrëngu në fund të muajit po ti jap 300… Për ca të jetë me pagu paguaj.. Po për punë të vëllasë  qa flitet andej.. për vëllanë tim në Itali.

“Pasi është kontaktuar nga Pëllumb Gjoka, ka ndërmarrë veprimet aktive duke përdorur kompetencat që  i jep ligji duke ndikuar dhe krijuar të gjitha mundësitë për lirimin e Behar Bajrit. Më 29 qershor 2020 dhe më pas ka ndryshuar dhe akuzat duke i zbutur ato”- thuhet në dosje, siguruar nga Dosja.al.

Në një moment të dosjes, Xhevahir Lita njofton Bajrin se Astmer Bilali ishte shpallur në kërkim; “Ka dalë në kërkim, me Shehu….se po ta kapin…deri në tetor kryn punë…”. Ndërkohë më datë 28.07.2020, prokurori njofton Bajrin që të shkojë te një lokal ku kishin drekuar së bashku: Kam lënë syzet aty…ku hëngra buk poshtë…”.

Po ashtu një tjetër përgjim që e implikon prokurorin është ai i datës 13.10.2020, ku flet me Bajrin për një dosje të ‘Drinit’ që do ta mbyllë ai. “Desha ta mbyll unë se mund të transferohem dhe ngel pastaj e nuk ta bën kush. Problemi është më shumë te ai që është në Itali se ai ka bërë aplikimin…se ty po ta kaloj…nuk është punë telefoni…duhet me dhënë deklarim…të shikojë mundësinë që të vij…”. Ndërkohë Bajri ia kthen; Nesër do e marri në telefon dikush dhe po ja pret biletën ‘Drinit’.

Më datë 17.10.202 Prokurorit Lita i ka ardhur një dosje ne emër të ‘Gent Vaso’, ndërsa pyeste Bajrin për faktin nëse e njihte apo jo. Ky i fundit i kthen përgjigje, ndërsa i sugjeron dhe se si të veprojë, duke ia kthyer masën e sigurimit ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Dyshohet se biseda e bërë nga Behar Bajri (Brajoviq) nënkupton që ofrohen para në rast të caktimit të masës së sigurimit ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i sugjeron prokurorit që të takohet me vëllain e Vasos. Më pas prokurori i dërgon një mesazh Bajrit për rastin e ‘Drinit’. “Edhe këtë të atij përtej mos ta lë mbas dore t’i vihemi e ta bëjmë se nuk është e lehtë….ti pyesim njerëzit dhe të bëjmë siç duhet..se mund të lëviz pz dhe nuk e bën kush…”.

Më datë 19.10.2020 Bajri i dërgon një mesazh Litës, ku i kujton se do të marrë para për rastin e ‘Vasos’; “Kena me të dhan për pun të tij meja kry detyrim paraqitje. Më tha ky shoku si ike thon me dit caktohet gjyqi”. Ndërkohë, Lita i kthen përgjigje; “Ej mos i bëj këto gabime me mua…mos më thuaj ca këna me të dhënë se më ofendon…miku jotë është edhe miku im…”.

Në lidhje me këtë operacion të SPAK në pranga ranë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë arrestimit, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga është edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim Ervis Martinaj, Behar Bajroviç dhe Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt.

metamorfoza behar bajri xhevahir lita pellumb gjoka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj