Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Agresiviteti i 40-vjeçares është kthyer në problem për të gjithë pallatin që ndihen të frikësuar dhe të pasigurt.
CËRRIK- Emisioni “Stop” në Tv Klan i është drejtuar Cërrikut prej nga ku ka mbërritur ankesa e Sokrat Kosturit për fqinjën e tij, Anisa Qyrderdin. Sokrati është larguar prej një viti e gjysmë nga banesa e tij për shkak se fqinja, e cila ka probleme të shëndetit mendor, e kërcënon dhe ofendon. Ai ka regjistruar edhe video ku ajo shfaq sjellje të dhunshme.
Agresiviteti i 40-vjeçares është kthyer në problem për të gjithë pallatin që ndihen të frikësuar dhe të pasigurt. Gazetarja e “Stop” shkon në zyrën e sektorit social në bashkinë Cërrik, ku specialistet Englantina Brako dhe Matilda Broshka thanë se do të ndjekin të gjithë procedurën që të merren masa për rastin në fjalë.
Specialistët e bashkisë dhe polici i lagjes shkojnë të shohin dëmet në banesën e qytetarit që është ankuar. Ata komunikojnë edhe me fqinjin që u ankohet, Sokratin si dhe me babain e Anisës, Afrim Qyrderdi, i cili thotë se do të ndjekë të gjithë procedurën institucionale për të bijën.
Gazetarja: Kemi një ankesë për vajzën tuaj, Anisa. Përveçse shkakton zhurma, prish qetësinë e komshinjve është bërë edhe dhunuese, është agresive.
Afrim Qyrderdi: Po mirë ata që të thonë ty është ashtu…
Gazetarja: Jo, jo e kam me video unë. E kam me video, nuk po vij kot. (Gazetarja i tregon videon). Se më akuzove që kam ardhur kot, nuk kam ardhur kot. Kam disa video që zotëria m’i ka vënë në dispozicion që vajza shan, bie me çekiç “do ju vras, do ju ther”, nuk e thotë vetëm ky more zotëri se ky është pronari i shtëpisë. E thotë edhe qiramarrësi, e thonë edhe komshinjtë poshtë. Nuk kam ardhur të të bëj gjyqin, të lutem.
Afrim Qyrderdi: Po çfarë, ç’është kjo?
Gazetarja: Po çfarë masash ke marrë si prind more zotëri se në qoftë se ajo ka këto sjellje…
Afrim Qyrderdi: Çfarë i bën fëmijës ti kur bën gabime?
Gazetarja: E dërgoj te institucioni.
Afrim Qyrderdi: Ku e di ti që s’e kam dërguar?
Gazetarja: E ke dërguar?
Afrim Qyrderdi: Po ia bëre borxh, do të ta bëjë borxh.
Gazetarja: Jo, jo se s’ka vetëgjyqësi këtu, të lutem.
Afrim Qyrderdi: Pikërisht se s’ka vetëgjyqësi të them unë.
Gazetarja: Janë institucionet se ti po ia bëre borxh, do ia bëj borxh, çfarë? Po doli ky me çekiç, do dalë ky me çekiç, çfarë do të thotë? Ka shtet, ka institucione. Në qoftë se vajza ka probleme të shëndetit shko vizitoje zotëri, ta marrin organet kompetente, të sistemohet.
Afrim Qyrderdi: Sa më dhimbset mua s’të dhimbset ty moj.
Gazetarja: Po e di pra.
Afrim Qyrderdi: Ti thua se ku e çoj. Po e çoj, do t’i ndjek të tëra këto.
Gazetarja: Ke fatin që mund të kesh këta dy persona, mund të jetë nesër një fëmijë i vogël, mund të jetë fëmija im. Ç’taksirat ka fëmija im se ti nuk sistemon fëmijën tënd? Më fal, tani po flasim si dy prindër. Je në pozitë shumë të vështirë, të kuptoj se jam vetë prind por ti nuk po e ndihmon në këtë formë, nuk po e ndihmon. Ta them sinqerisht.
Shefi i komisariatit të Policisë Cërrik, Islam Haka, tha se materialet e konstatuara iu vunë në dispozicion prokurorisë pasi policia nuk vepron dot pa një vlerësim mjekësor./tvklan.al
foto nga vendngjarja TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Piramidës, ku janë përfshirë ...
Pamje nga vendi i ngjarjes VLORË- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se një perso...
22-vjeçarja nga Venezuela DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e regjistruar në Durrës ku mbeti ...
banor i pallatit CËRRIK- Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Cërrik në lagjen nr. 2, pallati 52 ku banorët e t&eu...
foto ilustruese SHKODËR- Emisioni Fiks Fare solli një skandal të një kopshti shtetëror në Shkodër, ku si fillim u denonc...
Foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas njoftimit t&eu...
Tre shqiptarët e shpallur në kërkim ANGLI- Tre të rinj shqiptarë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen pë...
butrinti TIRANË- Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO u kërkoi një vit më parë autoriteteve shqiptare të finalizoni...
Foto ilustruese ITALI- Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane në Crotone. I riu u arrestua pasi n...
Foto ilustruese BELGJIKË- Një bandë shqiptare është shkatërruar në Belgjikë duke rënë në pranga 7 sh...