LIVE UPDATES
Aktualitet

150 fëmijë të kopshtit shtetëror ushqehen vetëm me pilaf dhe makarona/ Në fatura ka mish, bulmet dhe fruta, prindi akuzon edukatoren për dhunë

Sipas faturave në kopsht kishin hyrë 6 kg mish që në 27 shkurt dhe sipas drejtoreshës ishte për një javë. Kopshti kishte 150 fëmijë. Me një llogari të thjeshtë 1 fëmijë duhet të hajë 40 gram mish në javë, ose 6 gram mish në ditë.

5 Mars 2024, 21:16 Nga r.ll
150 fëmijë të kopshtit shtetëror ushqehen vetëm me
foto ilustruese

SHKODËR- Emisioni Fiks Fare solli një skandal të një kopshti shtetëror në Shkodër, ku si fillim u denoncua nga prindi i një fëmije edukatorja e djalit të saj 3 vjeç. Edukatorja sipas prindit i kishte dhunuar fëmijën. Por gazetarët e Fiksit zbuluan diçka edhe më të rëndë që ndodhte me gjithë fëmijët, mënyra e tyre e të ushqyerit. Ndërkohë që në fatura rezulton se ata hanin mish, në të vërtet fëmijët ushqeheshin vetëm me pilaf dhe makarona. Qytetarja e divorcuar që kujdeset e vetme për dy fëmijët e saj 1 vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç u ankua në Fiks Fare se djalin 3 vjeçar ia ka dhunuar edukatorja, madje ajo tregon se fëmija është bërë agresiv dhe i dhunshëm, aq sa godet veten e tij .

“Unë kam ankesa se fëmijën as në tualet nuk ma çojnë, as nuk i japin për të ngrënë, vetëm se derdhi supën edukatorja Stela Ibershima i përdrodhi duart dhe fëmija qante pa pushim”, tregon qytetarja. Sipas saj fëmijëve nuk ju japin për të ngrënë, pasi sa herë i merr fëmijët nga kopshti janë të uritur dhe të etur .

Në një ballafaqim që prindi bëri me edukatoren dhe drejtoreshën ato nuk pranuan dhunën e ushtruar ndaj fëmijës, por pranuan se fëmija nuk ishte çuar në tualet dhe për pasojë 3 ditë kishte urinuar në rroba. Për këtë situatë edukatorja Ibershima thotë që nuk ka qenë prezente, ndërkohë që drejtoresha Ardita Xhaja pohon të kundërtën, pra që edukatorja ka qenë. Gjithashtu prindi ka hyrë dhe në kuzhinën e kopshtit dhe ka parë ushqimin që do u servirej fëmijëve që ishte vetëm pilaf.

Gazetarët e Fiksit shkuan në kopshtin “Njomëzat” në Shkodër të cilët u pritën nga drejtoresha e institucionet. Kjo e fundit tregoi se ka kërkuar një psikologe në bashki për të vlerësuar nëse fëmija është dhunuar, kërkesë e bërë sipas saj përpara 2 javësh, por që akoma nuk kishte ardhur.

Ndërkohë për ushqimin, drejtoresha në fillim thotë se kanë një menu javore dhe faturat përkatëse. Sipas faturave në kopsht kishin hyrë 6 kg mish që në 27 shkurt dhe sipas drejtoreshës ishte për një javë. Kopshti kishte 150 fëmijë. Me një llogari të thjeshtë 1 fëmijë duhet të hajë 40 gram mish në javë, ose 6 gram mish në ditë.

Fiksi bëri një provë ku peshoi diçka në peshën 6 gram, aq peshoi 1 kokërr ulliri. Pra çdo fëmijë në kopsht duhet të konsumonte mish sa një kokërr ulliri në ditë. Por kur gazetarët kërkojnë të shohin mishin dhe djathin që shkruhej në faturë, ato nuk ekzistonin. Gazetarët gjetën frigoriferët bosh dhe në kuzhinën e kopshtit kishte vetëm makarona. Drejtoresha e vendosur përpara fakteve e justifikoi këtë gjë duke thënë se ne po sajohemi, se dikush tjetër ka fituar tenderin për të sjellë në kopsht ushqim katering, por që nuk kishin info se çfarë do u sillnin. Të njëjtën gjë na tha dhe kuzhinierja. “Ne mundohemi me harnu se s’kemi çfarë bëjmë”, thotë kuzhinierja.

Marrë nga Top Channel.

kopshti "njomeza" ne shkoder

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen