Të shtëna me armë zjarri në Kamëz/ Vritet 27-vjeçari, identifikohet autori! Shkak dyshohet se u bë një lojë minifutbolli (EMRAT)
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Ministri i Bujqësisë Andis sall u shpreh se autoritetet shtetërore po avancojnë me hapa të shpejtë në tre prej kapitujve më të rëndësishëm të anëtarësimit: sigurinë ushqimore (Kapitulli 12), zhvillimin rural (Kapitulli 11) dhe peshkimin (Kapitulli 13).

TIRANË- Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian po kalon përmes reformave të thella që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Ministri i Bujqësisë Andis sall u shpreh se autoritetet shtetërore po avancojnë me hapa të shpejtë në tre prej kapitujve më të rëndësishëm të anëtarësimit: sigurinë ushqimore (Kapitulli 12), zhvillimin rural (Kapitulli 11) dhe peshkimin (Kapitulli 13).
Gjatë një deklarate të fundit zyrtare, Salla tha rëndësia jetike e projektit "EU for Food Safety". Ky program evropian synon të ngrejë një sistem funksional dhe të besueshëm që do t'u garantojë qytetarëve produkte ushqimore të sigurta, duke përmbushur njëkohësisht standardet e rrepta të BE-së.
Sipas të dhënave të bëra publike, vëmendja kryesore i është kushtuar akreditimit dhe zbatimit të shpejtë të masave rregullatore, të cilat pritet të sjellin përfitime konkrete dhe të menjëhershme jo vetëm për konsumatorët, por edhe për fermerët vendas dhe sipërmarrjet e sektorit agroushqimor.
Qëllimi parësor është rritja e kapaciteteve dhe forcimi i institucioneve, hapa këto që konsiderohen si elementë kyç për suksesin e reformave integruese. Për të arritur këto rezultate ambicioze, është rikonfirmuar nevoja për një bashkëpunim të ngushtë, transparent dhe të bazuar në besim me të gjithë partnerët ndërkombëtarë.
Deklarata e Plotë:
Është kënaqësi t’ju mirëpresim sot në Tiranë, në një moment të rëndësishëm, ku shënojmë njëkohësisht Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore 2026 dhe lançimin e projektit EU4Food Safety. Më lejoni, së pari, të shpreh mirënjohjen tonë të sinqertë për Bashkimin Evropian, Delegacionin e BE-së, Qeverinë Gjermane dhe GIZ, si dhe për të gjithë partnerët që kanë kontribuar në këtë nismë. Ne e vlerësojmë lart këtë bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme që na është ofruar gjatë gjithë këtij procesi.
Zonja dhe zotërinj, Siguria ushqimore është një shtyllë themelore për shëndetin publik, për mbrojtjen e konsumatorit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor. Ajo është gjithashtu një element kyç për rritjen e aftësisë konkurruese të prodhuesve shqiptarë dhe për afrimin e tyre me tregun evropian. Në këtë kuadër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet plotësisht e angazhuar në ndërtimin e një sistemi modern, të besueshëm dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.
Ne po avancojmë në mënyrë të qëndrueshme në:
· forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin ndërinstitucional;
· përmirësimin e sistemeve të kontrollit dhe inspektimit;
· rritjen e standardeve për operatorët e biznesit ushqimor;
dhe zbatimin efektiv të legjislacionit në përputhje me acquis të BE-së.
Në këtë kontekst, projekti EU4Food Safety vjen në një moment kyç për Shqipërinë. Ai përbën një mbështetje të rëndësishme për konsolidimin e reformave dhe për forcimin e kapaciteteve tona në fushën e sigurisë ushqimore. Ky projekt do të na ndihmojë të kalojmë nga identifikimi i sfidave drejt zbatimit të zgjidhjeve konkrete dhe të qëndrueshme, duke garantuar një nivel më të lartë sigurie ushqimore për qytetarët.
Të nderuar të pranishëm, Qeveria Shqiptare dhe të gjitha institucionet përkatëse mbeten plotësisht të angazhuara për përmbushjen me sukses të reformave, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë. Ky angazhim lidhet drejtpërdrejt me avancimin e procesit të integrimit evropian.
Ne jemi duke ecur paralelisht në kapituj kyç:
· Kapitulli 12 – Siguria Ushqimore, Politika Veterinare dhe Fitosanitare;
· Kapitulli 11 – Bujqësia dhe Zhvillimi Rural;
Kapitulli 13 – Peshkimi;
si pjesë e një qasjeje të integruar për zhvillimin e sektorit dhe përmbushjen e detyrimeve tona në procesin e anëtarësimit.
Në këtë kuadër, programe si IPARD mbeten një instrument strategjik. Siç kemi theksuar edhe më parë, jemi plotësisht të angazhuar për avancimin e procesit të akreditimit dhe për fillimin sa më të shpejtë të zbatimit të IPARD III, në mënyrë që të sjellim përfitime konkrete për fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore.
Objektivi ynë është i qartë:
ndërtimi i një sistemi funksional dhe të besueshëm, i cili garanton ushqim të sigurt për qytetarët dhe njëkohësisht përmbush standardet e Bashkimit Evropian.
Zonja dhe zotërinj, Projekte si EU4FoodSafety janë thelbësore për të mbështetur këtë rrugëtim. Ato kontribuojnë në forcimin e institucioneve, në përmirësimin e qeverisjes dhe në rritjen e kapaciteteve për zbatim — elemente kyçe për suksesin e reformave dhe për avancimin drejt Bashkimit Evropian. Në përfundim, dëshiroj të rikonfirmoj se: mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj një bashkëpunimi të bazuar në transparencë, besim të ndërsjellë dhe partneritet. Jam i bindur se përmes këtij bashkëpunimi dhe angazhimit tonë të përbashkët, do të arrijmë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme. Ju faleminderit!
pamjet KAMËZ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit Ardian Baloshi. Drejtori i Komanduar i Policisë...
pamjet KAMËZ- Pamjet nga vendi i ngjarjes, ku Sadik Llanaj vrau me armë zjarri 27-vjeçarin Ardian Baloshi janë publikuar. Si&cc...
pamjet TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur këtë të hënë në kamëz, ku viktimë ...
KAMËZ- Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, Sadik Llanaj që vrau me armë zjarrin 27-vjeçarin Ardian Baloshi...
TIRANË- I plagosuri me armë zjarri që humbi jetën te Spitali i Traumës është identifikuar. Bëhet fjalë ...
Spitali i Traumes TIRANË- Personi i plagosur ditën e sotme në Kamëz, ka humbur jetën. Mësohet se i plagosuri ka ndë...
foto ilustruese TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz. Bëhet me dije ...
Ervin Hodaj DURRËS- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Ervin Hodaj ka njoftuar se kanë vënë në ...
Avokati i Sinanajt BELGJIKË- Shqiptari Flamur Sinanaj, i njohur prej vitesh në botën e trafikut të drogës në Belgjik&eum...
GJKKO TIRANË- Ish-drejtoresha në Ministrinë e Sportit, Violeta Shqevi ka dëshmuar sot në GJKKO në seancën e do...