LIVE UPDATES
Aktualitet

Seanca gjyqësore/ Focus Media Group kërkon masë sigurimi padie: Të ndalohen veprimet e kompanisë KAYO! Materialet e nxjerra nga godina t'ju rikthehen gazetarëve (REPLIKAT)

Në një moment ka ndërhyrë dhe gazetarja e News24, Klodiana Lala e cila tha se është shqetësuesë që materiale të saj profesionale dhe konfidenciale të jenë në durt e ushtrisë. 

12 Gusht 2025, 12:37 Nga r.ll
Seanca gjyqësore/ Focus Media Group kërkon masë
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën Civile të Tiranës po zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Focus Media Group për vendosjen e një mase sigurimi padie, me qëllim rikthimin e aktivitetit normal të redaksive të prekura.

Gjithashtu me qëllim lejimin e vijimit të punës së gazetarëve, transmetimit të programeve, si dhe pezullimin e veprimeve të ndërmarra nga KAYO SHA dhe Policia e Shtetit.

Syri Tv ka zbardhur disa detaje nga seanca gjyqësore që ende vijon, ku përfaqësuesi ligjor i Fokus Media Group ka dhënë argumentat pse gjykata duhet të ndalojë veprimet e kompanisë “KAYO”. Ai është shprehur se përsona të identifikuar si përfaqësues të kompanise “Kayo” janë futur në ambientet e medias pa paraqitur asnjë dokument apo shkresë gjyqësore të ndonjë organi administrativ.

"Të shtunën në mëngjes pranë shoqërive Fokus Media Group dhe Panorama sha, janë  paraqitur persona të identifikuar si përfaqësues të kompanise “Kayo”. U futën me dhunë në ambientet e të dy shoqërive. Të dyja shoqeritë kane dy godina dhe në këtë rast KAYO së bashku me policinë, vendosën perimetër duke mos lejuar përsonat të futeshin brenda dhe kanë ndërprerje edhe transmetimin. Nuk është prezantuar asnjë dokument apo shkresë qoftë gjyqësore apo i ndonjë organi administrativ, dhe rojet në keto kushte rojet janë detyruar të lejonin që këta persona të futeshin brenda.

Ne kemi kërkuar shpjegime, nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim. Në vijom te asaj dite, rreth ores 16.00, ka hyrë policia ushtarake dhe ka marrë perimetrin e brendshme, ndërsa te jashtmin e mbajti policia. Në ditët në vijim, kanë filluar të çmontojnë mobiljet, këtë e ka bërë kompania “Kayo”. Ata kanë shqyer dyert me trapan dhe më pas dyert e brendshme nuk e di si i kanë hapur. Ne vijuam transmetimin me mjete te tjera. Ne i kërkojmë gjykatës të ndalohen veprimet e kompanisë “KAYO”. Kërkojmë masë sigurimi. Ngrejmë padi e cila synon mbrojtjen e të drejtave tona reale. Kemi edhe sende të cilat kanë një natyre të veçante brenda. Kemi mobilje, pajisje transmetimi dhe materiale konfidenciale të gazetarëve. Në këtë rast, në kërkojmë dorëzimin e të gjitha materialeve të shoqërisë.", është shprehur mbrojtësi ligjor i Fokus Media Group: 

Avokati i shoqërisë gjatë fjalës së tij ka kërkuar edhe t'ju rikthehen materialet e nxjerra nga godina, të cilat sipas tij janë dërguar në një repart ushtarak. Në një moment ka ndërhyrë dhe gazetarja e News24, Klodiana Lala e cila tha se është shqetësuesë që materiale të saj profesionale dhe konfidenciale të jenë në durt e ushtrisë. 

"Aty janë materialet e mia konfidenciale, është e gjithë jeta ime aty.  Materialet e mia profesionale janë në duart e ushtrisë. Ndjesë për ndërhyrjen por nuk po përmendet diku kjo çështje që është shumë e rëndësishme.", është shprehur Lala. 

REPLIKAT GJATË SEANCËS:

Përfaqësuesi ligjor i KAYO:  Kayo ka pretendime vetëm për godinën e News24, nuk kemi asnjë pretendim për godinën tjetër. Nuk ka dalë njeri me forcë nga godina. Ne jemi pronari i ligjshëm. Nuk njoftuam sepse është fakt i njohur botërisht. Ne nuk kemi asnjë marrëdhënie juridike me Fokus Media Group. Veprimet që Bashkia donte ti kryente para 3 vitesh, ishin të ndaluar. Në momentin që ra masa e sigurimit, Bashkia procedoi me dorëzimin. Ngriti një grup pune për dorëzimin e objektit. Pala kërkuese nuk ishte aty.

Është sundim mbi sendin, ne shkuam ta marrim si pronarë të ligjshëm. Zbatuam ligjin. Policinë e njoftuam ne sepse donim të siguronim pronën. Pala kërkuese marrëdhënien qiramarrëse e ka mbyllur në vitin 2022. Te godina tjetër që ne nuk kemi pretendime, kërkuam një liste me punonjësit e Panoramës. Ata të vazhdojnë punën aty, ne nuk i pengojmë aksesin, ia kemi thënë qe ditën e parë. Listën e donim që ata të kalojnë përmes pronës tonë. Kufirin e kemi vendosur në hyrje të pronës tonë. I kemi thënë na jepni mundësinë t’ju garantojmë aksesin. Neve instruktuam policinë ushtarake që punonjësit që do vinin të panorama do lejoheshin.

Gazetarët në sallë: Është gënjeshtër. Nuk na lejuan të merrnim as syzet

Pala që mbron “Kayo”: Sendet janë dërguar te rezerva e shtetit dhe mund ti tërheqin kur të duan. Kompjuterat janë levizur shumë pak, pjesa dërrmuese jo. Vetem te NEWS24 kemi ndërhyrë, te Panorama jo. Nuk kemi patur akses në këtë godinë.

Kayo: Sinjali në AKEP është i rregullt. Ka patur gjithë kohën e mundshme për të gjetur ambiente të reja, nuk mund të bëjë shtetit bamirësi. Pala tjetër prentedon se kemi hyrë me dhunë. Pala kërkuese nuk i ështe drejtuar komisariatit me kallëzim.

Mbrojtja e Fokus Media Group: Policia na dhunoi.

Kayo: Nuk janë penguar as gazetarët.

Klodiana Lala: Nuk mund te genjeje publikisht. Nuk ke turp, nuk ke. Kam fotot e fëmijëve të mi aty. Dal nga salla me dëshirë, vetëm ajo të mos gënjeje.

Lala braktis sallën e gjyqit.

Fokus Media Group: Në datë 6 gusht ne na ka ardhur fatura e qirasë për pjesën e godinës që ata pretendojnë se është e tyre. Ka ardhur nga Bashkia, ne e kemi paguar faturën e korrikut. Ju keni bërë një fiksion duke marrë në poseidim një gjë nga Bashkia, që Bashkia nuk e ka. Kontrata e dritave e kujt ishte? Rojet private të kujt ishin? A kishte çelsa Bashkia? Pse përdorët trapanin ju? Poseidimin nuk e ka pasur ndonjëhere Bashkia. Avokatja e Shtetit tha që Apeli e ka rrëzuar masën sepse nuk kishte ngutshmëri. Me te drejtë, sepse nuk ishte e Bashkisë.

Transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë që nga ora 07:36 më 9 gusht, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit. Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, e cilësoi veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Sipas drejtuesve, autoritetet kanë kërkuar që godina t'i kalojë kompanisë shtetërore "KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve.

rrethimi i news24 nga policia

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit